Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ndihmoni binjakët të flenë në kohë të njejtë

Shumica e binjakëve gjatë fjetjes nuk pengohen kur tjetri qan, madje edhe kur flejnë në një krevat të përbashkët

E keni dëgjuar me miliona herë – binjakët nënkuptojnë dyfish obligime po edhe dyfish më shumë kënaqësi. (Prindërit e trenjakëve apo më shumë fëmijëve mund ta ndryshojnë numrin në përputhje me rrethanat!) Por është e vështirë të mbahet në mend pjesa e kënaqësisë kur jeni në hall me vënien në gjumë të binjakëve qaramane.

Ja disa këshilla të pregatitura nga Beba Ime:

Vendosni binjakët tuaj për të fjetur në të njëjtën kohë

Krijimi i një orari të fjetjes për foshnjat binjake është çelësi për zhvillimin e një modeli të shëndetshëm gjumi dhe juve u jep shpresë për pak kohë të lirë. Nëse njëra nga foshnjat tuaja binjake fle apo pi në kohë të ndryshme nga tjetra, kjo do të ju bëj të ndiheni të rraskapitura.

Krijoni një rutinë qetësuese para kohës së gjumit

Një rutinë qetësuese para kohës së gjumit, si një banjo e ngrohtë, leximi i ndonjë përralle, apo ca qaste përkëdheljeje, do të ju ndihmojnë ti parapregatitni foshnjet e juaja për të fjetur. Nëse arrini të vendosni një rutinë konsistente para kohës së gjumit, foshnjat tuaja binjake shumë shpejtë do të mësojnë që është koha sinjalizuese për të fjetur.

Mbështjellni bebet tuaja

Metodat e vjetra të mbështjelljes së foshnjave me panolina apo me batanije, mund ti ndihmojnë binjakëve të ndihen më të sigurtë dhe të gatshëm për gjumë. Mos u limitoni vetëm me batanije apo panolina, ju mund ti mbështjellni ata edhe me ndonjë kanatiere apo pigjame tuajën, në mënyrë që ata të ndjejnë ngrohtësinë dhe aromën e trupit tuaj.

Vendosni të vegjëlit tuaj në krevat të përgjumur, dhe jo në gjumë

Ndihmojini ata të mësojnë të flenë vetë, duke i lënë në krevat për tu kotur, në vend se ti vendosni ata për të fjetur. Kur foshnjat e juaja peshojnë mjaft për të larguar ushqyerjen me gji gjatë natës, mund të ju sugjerojmë metodat graduale të Richard Ferber-it, për ti mësuar ata të flenë vetvetiu.

Vendosni binjakët për të fjetur në të njejtin krevat

Bebet ndihen më rehat kur prekin njëra-tjetrën dhe kontakti i afërt fizik i qetëson ato. Ato zvarriten në mes vete, kapin njëra-tjetrën, madje edhe thithin duart e njëra-tjetrës.

Por, sa gjatë mund të flenë ato së bashku?

Nuk ka përgjigje të drejtë apo të gabuar, por një mesatare e përafërt është 3 muaj. Në periudhën kur do ti ndani në shtretër veçmas, sigurohuni që ato mund ta shohin njëra-tjetrën.

Së pari tentoni të qetësoni fëmijët tuaj

Nëse njëri nga binjakët është acarues dhe tjetri i qetë, ju mund të josheni nga tendenca për të qetësuar fëmijën që vajton të parin. Por pediatërit këshillojnë fuqishëm kundër kësaj. Rreziku është që foshnjes së qetë do ti mungojë vëmendja për të cilën ka nevojë. Para se të fokusoheni në binjakun acarues, sigurohuni që binjaku i qetë është i lumtur dhe i qëndrueshëm.

Mos u brengosni rreth asaj se njëri binjakë mund ta zgjojë tjetrin: Shumica e binjakëve apo më shumë fëmijëve nuk pengohen gjatë kohës që tjetri qan, madje edhe kur flejnë në një krevat të përbashkët.

Pranoni që binjakët flenë gjatë natës kur të jenë të gatshëm

Pediatërit thonë që orari i gjumit të foshnjave shpesh mvaret nga pesha e foshnjave, dhe jo nga mosha. Binjakët identikë janë të prirur të flenë pothuajse identikë në shumicën e periudhave. Binjakët vëllazërorë bëjnë gjumë më të pavarur, sidomos nëse ata janë të ndryshëm në madhësi apo temperament.

Ja çfarë thotë një këshillë rreth gjumit: Kur njëra foshnje qan për t`u ushqyer, sa më shpejtë zgjoni edhe foshnjen tjetër për ta ushqyer, poashtu.

Dekurajoni zgjimin gjatë natës

Ju mund ta bëni këtë duke mbajtur sa më shumë që të jetë e mundur foshnjat e juaja të qeta gjatë natës, madje edhe gjatë gjidhënjes. Mbajeni dhomën e tyre paksa të errët dhe mos i mbani ato në krahë gjatë natës më shumë se që është e nevojshme. Ushqejini dhe riktheni në krevat përsëri. Kjo i ndihmon atyre të mësojnë që nata është për të fjetur.

Nëse foshnjat e juaja janë mbi 12 muajshe apo më shumë tanimë nuk paraqet rrezik për ju sindromi SIDS.

Ju tani mund ti inkurajoni vet-qetësimin, duke i dhënë ndonjë lodër të veçantë, të butë apo batanije për të fjetur. Këto ‘objekte kalimtare’ janë shumë komforte dhe i ndihmojnë atyre ta vazhdojnë gjumin.

Gjatë ditës jepini binjakëve tuaj shumë përkëdhelje, prekje, mbajtje dhe thithje

Mos u frikësoni ti “ndani” foshnjat e juaja, gjatë kohës së zgjimit. Biberoni është në rregull, nëse mendoni që ai ndihmon për ta kënaqur dëshirën e foshnjes për të thithur. Pediatërit thonë që, baballarët që kanë duar të mëdha, të forta dhe prekje të butë, shpesh mund ti qetësojnë foshnjat e acaruara më lehtë se nënat. Prandaj, nxitoni baballarë!

Mos lejoni që kolikat (ngërçet) t`ju shqetësojnë

Kolikat janë të qarat e fëmijëve, të cilat zakonisht lajmërohen gjatë pasditeve apo mbrëmjeve, pa ndonjë arsye të veçantë. Provoni teknika qetësuese: banjo të vakët, masazhim, mbështjellje, muzikë të lehtë qetësuese, apo ndonjë kombinim tjetër strategjish. Pyesni familjarët apo miqtë tuaj, për ndonjë person i cili mund të ju ndihmojë që të pushoni. Mbani në mend, foshnjat i tejkalojnë kolikat pas 3 muajsh, prandaj mos u dorëzoni!

/komuniteti