Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si të kujdesem për fëmijët binjakë?

A mundem njëkohësisht ti ushqej me gji fëmijët binjakë?

Si të kujdeseni për fëmijët binjakë

Në fillim do ta keni më të lehtë po ti ushqeni veç e veç. Sidomos nëse kjo për ju është shtatëzania e parë. Megjithatë, do të ketë momente kur do të qajnë që të dy sepse mund të jenë të uritur njëkohësisht dhe nuk do të dini se cilin të ushqeni së pari.

Këto situata do të jua imponojnë që të mësoni ti ushqeni me gji njëkohësisht. Këtë “akrobacion” mund tua lehtësojë një jastëk për ushqyerjen me gji të fëmijëve binjakë, prandaj sigurojeni me kohë.

Si ti vë në gjumë të dy njëkohësisht?

Vështirë mund të themi që mund tia arrini ti mbani të dytë në krahë apo ti përkundni, sidomos kur të rriten pak. Për këtë më së miri është që nga fillimi ti mësoni që të flenë së bashku në krevat.

Binjakët edhe ashtu, përveç me nënën janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, kështu që nuk do të ndihen të vetmuar. Nëse kanë shtrëngesa në stomak apo ndonjë tjetër arsye që janë të mërzitur, ndihma e babait apo e ndonjë anëtari tjetër të familjes do të jetë e pashmangshme.

A do të mundem ti dallojë?

Nëse janë binjakët dyvezorë, mund ti dalloni shumë lehtë. Megjithatë, nëse janë njëvezorë, sigurisht asnjeri nuk do ti dallojë, poashtu as ju. Por binjakët njëvezorë do të mund ti dalloni nga ndonjë dallim të vogël, siç mund të jenë psh. ndonjë beng apo ndonjë gemzë në faqe.

Disa prindër mund ti dallojnë nga temperamenti fëmijët e tyre, sepse sa do që të jenë të ngjashëm fizikisht, binjakët si të gjithë të tjerët, kanë karaktere të ndryshëm. Në fillim derisa janë ende foshnje më së miri është që në bluza tu qëndisni emrat.

A ti vesh njësoj?

Përderisa kjo për ju është një gjë shumë e lezeqme pse të mos i vishni. Për ata kjo gjë është e njejtë, sepse janë të vegjël. Megjithëse, psikologët e fëmijëve thonë se më mirë është që të mos i vishni njësoj, për shkak se ata kanë personalitete të ndryshme.

Që binjakët të pregatiten për jetë të pavarur, prindërve iu rekomandohet që ti vënë në dukje dallimet e tyre, që secili binjakë ta zhvillojë personalitet autentik. Kur të rriten pakës, dhe të bëhen të vetëdijshëm për veten dhe për aftesitë e tyre, vetvetiu do të dëshirojnë që të vishen ndryshe nga njëri-tjetri.

A na duhen dy krevate?

Nuk është nevoja që të blihen dy krevate, sepse foshnjet pa u ngushtuar mund të flenë në një vend. Natyrisht, kur të rriten pak do të ju duhet ti blini. Nëse flenë të qetë mund ta ndajnë krevatin deri në një vit dhe kjo do të ju pelqejë që të jenë pranë njëri-tjetrit. Nëse i ndani mund të ndodh që të trazohen, sepse janë mësuar që të jenë gjithmonë bashkë. Më vonë do të duhet që secili ta ketë krevatin e vet.

A me duhet ti stimulojë që ndonjëherë të ndahen?

Do ta dini sipas tyre se kur janë të gatshëm që ndonjëherë të ndahen. Në fillim edhe për kohë të shkurtë po të jetë e nevojshme. Psh. njëra foshnje mund të shkojë me nënën deri në dyqan, e tjetra mund të rrijë me babanë në shtëpi. Nëse janë të gjinisë së kundërt, do të ndahen vetvetiu duke ndjekur dëshirat e tyre. Vajza do të luaj me shoqet dhe kukullat, gjersa vëllau i saj do të vrapojë pas topit.

Gjithashtu, spontanisht mund të ndahen edhe po të jenë të gjinisë së njejtë por kur është fjala për binjakët dyvezorë. Problemi me i madh qëndron tek binjakët njëvezorë të gjinisë së njejtë. Tek ata kemi nevojë që ti stimulojmë ngapak që të ndahen (në asnjë mënyrë kategorike) sidomos nëse vëreni që njëri fëmijë qëndron nën hijen e tjetrit.

A do të më duhet që binjakët ti regjistrojë në kopshte të ndryshme?

Kjo pyetje shpesh është e komplikuar, sepse kemi qëndrime të ndryshme të specialistëve. Disa mendojnë që binjakët që hëret duhet që të vetpavarësohen. Me këtë ndarje nuk kanë mundësi që të mbyllen në rrethin e tyre dhe të ndahen nga moshatarët e tyre, siç ndodh zakonisht. Të ndarë mund të formojnë shoqëri të reja dhe të mësojnë rregullat e sjelljes.

Megjithatë, disa binjakë janë shumë të pasigurtë kur janë të ndarë, dhe kjo mund të kishte kundër efektin e saj. Do të duhet që vet të vendosni se çfarë është më së miri për vogëlushët tuaj, por nëse ata këtë gjë nuk e dëshirojnë as ju mos e mendoni.