Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Dhuratat për 1 vjeçarët

Ditëlindja e parë e foshnjës është thirrje për festim

Ditëlindja e parë e foshnjës është thirrje për festim. Dhe gjersa 1 vjeçarët ka gjasa të jenë shumë të gëzuar, si me shiritat dhe letrat zbukurese, ashtu dhe me dhuratat e tyre, është argëtuese që të zgjedhni diç për këtë rast qoftë ndonjë kujtim prej argjendi (siç është ndonjë gotë apo lugë) apo ndonjë lodër perfekte për këtë moshë.

Blloqet

Argëtimi i ndërtimit dhe rrënimit

Asgjë nuk e zhvillon kreativitetin e mbrendshëm (pa i përmendur këtu aftësitë e tij të mëdha dhe të shkëlqyera motorike) si blloqet klasike prej druri. Merrni një shportë plastike dhe mbusheni me blloqe të të gjitha formave, madhësive, dhe ngjyrave (mbani në mend që të keni kujdes nga skajet e mprehta si dhe nga blloqet shumë të vogla të cilat mund të jenë të rrezikshme për fëmijët e vegjël). Gjersa fëmija i juaj i cili sa ka filluar të ecën, zbulon argëtimin e ndërtimin e fortesave të mëdha sa ai, dhe pastaj rrëzimin e tyre për tokë lodra juaj do të bëhet më e preferuara.

Lodrat për tu tërhequr

Një “tërheqje“ është krejt çka i nevojitet

Edhe një zgjedhje tjetër e mrekullueshme është për ditëlindjen e rëndësishme të parë, është një lodër me tërheqje, ndonjë që foshnja juaj mund ta përdor për të perfeksionuar shkathtësitë e tij të ecjes. Zgjedhni nga favoritët e përhershëm, ndonjë kamionet të vogël të perimeve, apo ndonjë lodër vakum e cila “kërcen“ kur foshnja juaj e tërheq rrethrrotull. Disa lodra me tërheqje janë të pajisura me pllakë aktive shtesë, por kur të mendohet, çdo gjë që mund ta tërheq me dy këmbët e saj foshnja juaj, mund të përdoret në këtë kategori.

Lodrat akomodative

Mësimi se si të akomodohen gjërat së bashku

Për shumë 1 vjeçarë s’ka ndonjë gjë më argëtuese se marrja e disa kontejnerve të zbrazët, dhe renditja e tyre që të akomodohen njëra mbrenda tjetrës. Lodrat akomodative e mësojnë foshnjën tuaj për rregullat e hapsirës, dhe plot prodhues sot kombinojnë konstrukte të forta dhe të qëndrueshme me ngjyra dhe forma stimuluese.

Lodrat - mjetet e të ngrënit

Gjeni një vend për foshnjën

Tani që ushqimi i tyre përfshin dhe ushqime të forta dhe ato në formë të gishtërinjëve, qumësht të gjirit dhe atë me formula, 1 vjeçarët janë të gatshëm për pjata, kupa, dhe lugë, dhe pajisjet tjera për të ngrënë. Zgjedhni pajisjen e cila ka figurën më të preferuar të filmave vizatimor si p. sh. Vinnie The Pooh ose ndonjë figurë nga librat më të preferuar të foshnjës tuaj (si p. sh. Lepuri Piter).

Kërkoni gjëra të padëmshme nga “argjendi“ dhe pjata, gota dhe kupa të pathyeshme nga plastika, të gjitha këto do ti bëjnë nga disa fluturime nga tavolina për në dysheme. Për aranzhim të mirë, mbledhni të gjitha këto lodra në një shportë me dhurata.

Lodrat konstruktuese

Testimi dhe gabimet

Mbizotërimi i sfidës së përputhjes së kapakut të rrumbullakët me një cilindër të rrumbullakët është një arritje e madhe për fëmijët të cilët porsa kanë filluar të ecin. Lodrat të cilat i inkurajojnë që të krahasojnë dhe të klasifikojnë format e ndryshme i ndihmojnë që të zhvillojnë shkathtësi esenciale në zgjedhjen e problemeve. Aq më shumë janë shumë argëtuese. Zgjedhni lodra klasike nga druri “kapaku dhe cilindri“ dhe modele të buta, ose forma të forta me ngjyra bardhë e zi. Çfarëdo qoftë 1 vjeçari juaj do të jetë shumë i lumtur.

Lodrat e zhurmshme

Sa më zhurmshëm aq më mirë....

Fëmijët që sapo kanë nisur të ecin kanë qejf të bëjnë zhurmë. Zhurma u jep vëmendje dhe u lejon të bëjnë një ndikim të hollë dhë të vërrejtshëm ndaj botës që i rrethon. Prandaj nëse dëshironi që ta gëzoni fëmijën tuaj atëherë i jepni ndonjë lodër që bën dridhje, përplasje, tinguj elektronik apo që luan muzikë. Disa variante të teknologjisë së lartë janë në shitje në ditët e sotme, por ju gjithmonë mund të zgjedhni teknologjinë e vjetër, ja ofroni një tamburinë ose një lugë të drurit me dy kupa të metalta, dhe ajo do të jetë në qiellin e nëntë nga lumturia.

Arka e kursimeve – Blerja e Aksioneve

Një vezë në folenë e foshnjës tuaj

Kur është çështja për tu diskutuar, nuk mund të gaboni me para. Kursimi në arkë apo blerja e ca aksioneve në berzë për një fëmijë tani do të thotë se do të ketë një vezë të pastër në fole kur të jetë e rritur. Merrni parasysh ta bëni dhuratë për ditëlindje për çdo vit - ajo dhe prindërit e saj do të jenë mirënjohës shumë aq më tepër kur të vijë koha për të shkuar në kolegj.

Lodrat e banjos

Lodrat që bëjnë stërpika

Gjatë kohës kur foshnja juaj i ka mbushur 1 vjet, është koha e fundit që kohën e larjes ta bëni kohë të argëtimit (apo dhe kohë të kopshtit zoologjik). Transformoni çdo vaskë të fëmijëve në një pishinë argëtimi me shportë përplot me lodra të ujit. Mbledhni çdo gjë, nga hipopotamët dhe peshqit nga sapuni e deri tek kafshët e buzëqeshura nga sungjeri, dhe pata rekuizite nga goma. Duke u rritur, miqtë e saj të larjes do të jenë një ndërmarrje për lojra të fantazuara dhe aventura tjera të shtyra nga imagjinata.

Libra

Asgjë sikur një lexim i mirë

Fëmijët kurrë nuk mund të kenë tepër libra prandaj ditëlindjet janë rast i mirë që ta shtoni bibliotekën e fëmijës tuaj.Në përgjithësi, duhet ende të fokusoheni në tavolinat me librat të shkruar me vizatime të mëdha, të cilat do të stimulojnë sytë e foshnjës tuaj dhe të përqëndrohet në “leximin“ e mbrendshëm.

/komuniteti