Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kremtimi i ditëlindjes së parë të foshnjës suaj

Ditëlindja e parë e foshnjës suaj është e posaçme

Çfarëdo qoftë që të planifikoni të bëni, qoftë një kremtim intim me familjarë dhe miq të afërm apo një festim të gjithëanshëm diku jashtë, ditëlindja e parë e foshnjës suaj është diçka e posaçme, së paku për ju dhe për të rritur tjerë dhe për fëmijët më të rritur në jetën e foshnjës tuaj.

Po ditëlindja e parë është me të vërtetë për prindërit dhe për mysafirët e tyre. Foshnja e juaj nuk do ta mbajë mend këtë festim bile dhe do të mund të jetë dhe i munduar nga kjo gjë. Por kjo nuk do thotë se nuk do të kaloni mirë. Për këshillimet rreth festimit dhe akomodimi i rehatshëm i foshnjës dhe i vizitorëve të vegjël vazhdoni të lexoni me tutje si vijon.

Ide për ëmbëlsira ( kliko këtu )

Kë ta thërrisni

Fëmija juaj 1 vjeçarë mund të frikësohet nga njerëzit e panjohur dhe nga vendet e reja dhe e panjohura. Edhe pse i pëlqejnë foshnjet tjera ajo ende nuk din të kuptojë se si të luaj me to. Asaj do ti pëlqej vëmendja individuale dhe të ju bëj të qesheni. Këta faktorë zakonisht bëjnë që prindërit të zgjedhin një festim intim familjar me buxhet të ulët apo një bashkim të vogël familjar, me kushërinj, miq të afërm, dhe komshinj.

Por pa marrë parasysh se sa mysafirë do të keni, mbani në mend se i vogli juaj 1 vjeçarë do të kërkojë vëmendjen tuaj të paanshme. Kjo është posaçërisht e vërtetë nëse ajo është tepër e emocionuar nga turma e mysafirëve e cila i dëshiron sukses.

Zgjedhja e kohës

Foshnja juaj sipas të githa gjasave do të jetë ende duke dremitur gjatë ditës dhe mbasditës kur të vijë afër ditëlindja e saj. Në këtë rast është më së miri që ta planifikoni festimin e ditëlindjes rreth kohës kur ajo dremit. Dhe nëse jeni duke thirrur mysafirë tjerë të vegjël, atëherë konsultohuni dhe për kohën e tyre të dremitjes. Nëse njëri fillon të qajë, të gjithë mund të fillojnë të qajnë. Do ishte e dëshirueshme që ta mbani festimin ca të shkurtër, 1 orë në këtë moshë është më se e mjaftueshme.

Zgjedhja e vendit

Shtëpia është zakonisht vendi më i rehatshëm për ta festuar ditëlindjen e saj të parë, dhe është vendi ku foshnja juaj do të ndihet me e sigurtë. Por nëse shtëpia e juaj është tepër e vogël për numrin e mysafirëve të cilët do ti thërrisni, atëherë merrni konsideratë që të shkoni p.sh. në qendrën lokale, në ndonjë muze për fëmijët, në restorant (do të dëshironit që të shkoni në restorant të dezajnuar enkas për fëmijë ose në mekdonalds me hapsirë me lojëra), në shtëpi të kushërinjëve, ose në qoftë se koha është e mirë, në park ose në kopshtin zoologjik.

Zgjedhja e ambientit

Ambienti i festimit nuk është i rëndësishëm për foshnjën tuaj 1 vjeçare, dhe mysafirët e saj të vegjël. Do të dëshironit të zgjedhi një ambient me ngjyra të kordinuara mirë, apo të përputhni pjatat dhe salvetat me heroin më të preferuar të filmave vizatimor, por e gjithë kjo është më shumë për ruajtjen e fotografive që do të ju mbesin kujtim se sa për foshnjën tuaj në këtë moshë.

Ushqimi

Servoni ushqim të thjeshtë - shumica e tij do të përfundojë në tokë prapëseprapë!

Ushqimi në formë të gishtërinjëve (nga peshqit, pulat, dhe ëmbëlsirat e ndryshme si bajaderat etj.), shërbejnë mirë si për vegjëlit ashtu dhe për të rriturit, dhe ngrënja e tyre nuk do ta ndërprejë lojën apo të shoqëruarit. Disa nga foshnjat do ti kenë të dalur dhëmbët e tyre, dhe do të mund të përtypin ushqimin krejt lehtësisht, të tjerat mund të jenë ende pa dhëmbë, prandaj përkujdesuni që ti furnizoni që të dy grupacionet. Senduiç të vegjël të lyer me djath për lyerje (mund ti prisni në copëza të vogla), katrore të vegjël nga djathi i butë, fruta të prerë, dhe mini jogurtet, janë zgjidhje shumë e mirë. Poashtu mund të servoni dhe kreker të ndryshëm në formë të kafshëve, të coptuar në pjesë të vogla.

Mysafirët e juaj të vegjël do të hanë pak, prandaj përkujdesuni që të përgatitni shumëllojshmëri të shijeve, mëlmesave, dhe ngjyrave dhe jo sasi. Dhe shmangni servimin e lajthive, çokollatave, popkorn, rrush të terrur, munchmellow, ushqime tjera që mund të paraqesin rrezik për ngulfatjen e të vegjëlve.

Sa për pije freskuese është mirë të keni ujë, qumësht, dhe lëngje frutash të përziera më ujë rretherrotull për fëmijët, dhe ujë mineral dhe pije të gazuara për të rriturit.

Mos harroni tortën e mrekullueshme të ditëlindjes. Disa prindër kanë dëshirë që të servojnë një tortë veçmas për foshnjën - që ajo të mund të prish lirshëm tortën e saj nga gëzimi që i vjen nga zemra.

Tortet e përgatitura në shtëpi janë të posaçme, por supermarketet kanë një shumëllojshmëri të gjërë për të zgjedhur, ose shkoni tek ëmbëltoret. Do të duhet që të porositni tortet para kohe. Dhe mos e lejoni foshnjën tuaj që ti afrohet shumë afër qirinjëve pasi që do të mund të dëshirojë që ta merr me duar.

Lojërat dhe aktivitetet

Zhurmat e mëdha nga rekvizitat e festimeve si dhe kërcitja e ballonave mund ta frikësojnë foshnjën tuaj, dhe poashtu rekvizitat dhe ballonat e shpërndarë paraqesin rrezik serioz për ngulfatjen e fëmijëve deri 3 vjeç. Dhe pse mos te mos keni ca argëtim muzikor, siç është valllëzimi me foshnjën tuaj, apo muzikë relaksimi (e ashtuaquajtura “sound therapy“). Asaj do ti pëlqejë poashtu dhe të loja symbyllurazi si dhe gjetja e lojërave të fshehura në kuti apo nën leckë. Dhe poashtu ajo do të kënaqet duke ju ndihmuar që ti hapni dhuratat e saja (megjithëse letra zbukuruese do të jetë më interesante për të se sa vetë dhurata!).

Pakot me sheqerka

Pakot me sheqerka nuk janë shumë të nevojshme në këtë moshë, dhe servimi i zakonshëm i çokollatave dhe i ballonave është shumë i rrezikshëm për foshnjet në festimin tuaj. Në qoftë se do ti dhuroni dhurata për në shtëpi mysafirëve tuaj të vegjël, atëherë vendosni për ndonjë lojë të vogël dhe të butë.

Dhuratat e ditëlindjes

Në këtë kohë foshnjës tuaj do ti pëlqejnë dhuratat të cilat bëjnë zhurmë apo ndezin drita, apo që të dyja, kështu që qendrat e aktiviteteve janë zgjedhje e qëlluar. Kurrë nuk është herët për të filluar nga leximi, dhe tabelat me libra të shkruar janë një argëtim i madh për foshnjën tuaj sensitive.

Ndonjë lodër me tërheqje e cila e ndihmon ecjen do të ishte gjë tejet e qëlluar, dhe lodra të reja për banjo janë gjithmonë të mirseardhura. Do të mund të dëshironi ndonjë dhuratë të madhe, e cila do të zgjasë, siç është ndonjë luhatëse për fëmijë apo një kalë lëkundës. Dhe në qoftë se veq keni plot lodra foshnja juaj nuk do të kundërshtojë nëse i bleni dhe tesha.

Këshilla të përgjithshme

- Mbani një vend të pastër, praktik, dhe të pajisur për ndërrimin e pelenave.

- Nënat që ushqejnë me gjinjë kanë nevojë për vend të qetë që të ushqejnë foshnjet e tyre.

- Është koha e zvarritjes, ecjes dhe ngjitjes - dyert e sigurisë dhe pajisjet tjera për sigurinë e fëmijëve janë mëse të nevojshme.

- Largoni në të sigurtë të gjitha ornamentet dhe sendet e thyeshme.

- Mbani kafshët shtëpiake larg (për sigurinë e tyre personale!).

- Mbani nën kujdes të gjitha gjërat e rrezikshme, siç janë pirunjët dhe gjësendet e tjera të cilat mund të gëlltiten, dhe largojini menjëherë.

- Foshnjat do të luajnë afër njëra tjetrës, dhe jo së bashku, prandaj mbani një shumëllojshmëri lodrash mbrenda një dyshemeje të madhe dhe të sigurtë.

- Relaksohuni - leni foshnjën tuaj dhe mysafirët e saj që të marrin rritmin.

- Përkujdesuni që të keni një vullnetar që do të ju fotografojë, dhe në mënyrë të pavërejtur do të përdor aparatin fotografik. Do të jeni shumë e zënë dhe nuk do të dëshironi ti humbisni ato momente kur foshnja juaj shpurprish tortën e saj të ditëlindjes.