Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Përse janë të rëndësishme shoqet për nënat

A i kujtoni argëtimet e përbashkëta me shoqet tuaja, bisedat e pafundta me tema të ndryshme dhe buzëqeshjen tuaj konstante në fytyrë?

E dimë që është e pamundshme që tani si nëna të kaloni aq shumë kohë së bashku dhe as që e kërkoni këtë, por nëse në jetën tuaj keni lënë shumë pak kohë për shoqet, është koha që ta ndryshoni këtë.

Ja, përse:

Mashkujt nuk janë shoqet tona

Mashkujt janë të mrekullueshëm. Janë partnerët dhe baballarët e fëmijëve tanë, dashnorët dhe shoqëria jonë. Janë ata që na rregullojnë gjërat në shtëpi dhe bëjnë që ne të ndjehemi të sigurta. Por, ata i takojnë një kategorie tjetër.

Ata i përmbushin nevojat tona tjera që kemi ne në jetë por, jo edhe të gjitha. Nuk egziston mashkull në këtë botë, që mund ta zëvendësojë shoqen tonë.

Shoqet janë vitale

Ato kanë mirëkuptim kur ne nuk jemi në disponim, kur ne jemi të mërzitura apo kur ne dëshirojmë ndonjë çokolatë. Janë ato të cilave ju dhëmbin këmbët në shopingun e përbashkët dhe janë ato të cilat i dinë të gjitha dyçanet tona të preferuara.Paraqiten në momentin e duhur, bien ilaçe nëse jemi të sëmura dhe dëgjojnë brengat tona rreth problemeve me fëmijët.

Gjeni kohë dhe planifikoni takime të përbashkëta

Nëse kohëve të fundit apo që nga lindja e foshnjes tuaj, keni shmangur këtë marrëdhënie vitale me shoqet në jetën tuaj, nuk është vonë që të rifilloni përsëri lidhjet. Kërkojini. Thërrisni. Gjeni shoqet me të cilat keni interese të përbashkëta dhe keni fëmijë moshatarë. Gjithandej rreth jush, keni shoqe me nevoja të njëjta. Mund të filloni me pasdite të përbashkëta, dreka apo edhe me shëtitje të dielave.

Investoni kohën dhe forcën, që të gjeni kohë dhe të mbani kontakte me shoqet tuaja. Ky mund do të ju shpërblehet sepse kënaqësitë do të ju shtohen gjatë kohës. Në të mire, e në të keqe, në dieta e stërushqime, përparësitë e shoqërimit do ti ndjeni para se gjithash, në disponimin dhe zemrën tuaj.