Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Probleme për shkak të dallimit të madh në moshë

Janë katër mënyra të cilat do të ju ndihmojnë që të ia dilni mbanë me fëmijët, të cilët kanë dallim të madh në moshë.

Me siguri që është frustruese, kur motrat dhe vëllezërit i pranojnë sjelljet e këqija nga adoleshentët më të rritur – sidomos kur ata adoleshentë janë fëmijët tuaj. Për këtë, kemi zgjedhur katër mënyra, të cilat do të ju ndihmojnë në lidhje me këtë.

Mos i fajësoni apo ndëshkoni fëmijët e rritur për faj të fëmijëve të vegjël

Kjo mund të shkaktojë vetëm disponim armiqësor ndaj fëmijës së vogël sepse është “shkaktari i problemit”. Fëmijët e vegjël, kanë dëshirë të eksperimentojnë dhe të sfidojnë prindërit me sjellje të cilat janë të papranueshme, vetëm për të parë reaksionin, dhe për t`u ndjerë më të rritur.

Mënyra më e mirë është që ti caktoni ndëshkime të përshtatshme, të cilat nuk përfshijnë moton “kur njeri gabon, të dytë ndëshkoheni”. Njëkohësisht, shpërblejini të dy, kur fëmija i vogël pranon sjelljen pozitive të vëllaut apo motrës më të rritur.

Keni kujdes të mos përqëndroheni në fëmijët e rritur duke harruar nevojat e të vegjëlve

Nuk është e pazakontë, kur fëmijët më të rritur kritikojnë prindërit për shkak të bujës së madhe rreth motrës apo vëllaut më të vogël, ku si pasojë bëhen jotolerantë ndaj vogëlushëve. Nëse ky problem neglizhohet, marrëdhëniet në mes të fëmijëve tuaj mund te lëkunden seriozisht me kalimin e kohës.

Mësoni fëmijët e rritur për tolerancën, kuptueshmërinë dhe durimin, ndaj atyre që janë më të vegjël se ata

Për shembull, nëse vajza juaj adoleshente është e acaruar sepse motra e saj e vogël i ka shkatërruar grimin, CD-në apo rrobet, prindërit mund të flasin me të, duke i thënë që motra e saj e vogël vetëm ka dëshiruar ta imitojë atë. Me këtë, do ti jepni mundësinë adoleshentës që t`ia falë dhe të ndjehet e llastuar sepse ajo është model për dikë tjetër.

Fëmijët e vegjël i admirojnë fëmijët e rritur, dhe bëjnë çmos për kujdesin dhe pranimin nga ana tyre, prandaj nëse ata nuk i vërejnë apo nuk i pranojnë, të vegjëlit do të ndihen të hutuar, madje edhe të lënduar.

Mbroni gjërat dhe privatësinë e fëmijëve më të rritur

Mësoni fëmijët që nuk duhet ti prekin gjërat e të tjerëve, apo të hyjnë pa trokitur dhe lejuar, në dhomën e vëllezërve apo motrave më të rritura. Nëse jetoni në hapësira më të vogla, siguroni dollape apo rafte, ku fëmijët më të rritur mund ti vendosin gjërat me rëndësi, ku të vegjëlit nuk mund të kenë qasje.

Fëmijët e rritur të cilët ndjejnë që prindërit nuk i respektojnë sa duhet, shpesh janë më jotolerantë ndaj të vegjëlve. Kur fëmijët që në vegjëli, mësojnë respekt të ndërsjellë, ata në mes vete do të bëhen shokë shumë të mirë, dhe to ti gjenden njëri tjetrit, edhe në të mirë, edhe në të keqe.