Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Sekretet e vogla të nënave të kënaqura

Të jesh nëna më e mirë, nuk nënkupton të jesh nënë e përkryer

A keni menduar ndonjëherë që disa nëna duken shumë të kënaqura dhe të sigurta në rolin e nënës, ndërsa disa janë të lodhura kronike dhe në skaj të thyerjes nervore? Si ia dalin që të qëndrojnë të qeta ndërsa këto tjerat të reagojnë edhe në stresin më të vogël?

Secila grua është e ndryshme, është e mundur ti ndajmë disa elemente të përbashkëta të cilat do të ju ndihmojnë nënave që të qëndrojnë të qeta. Ato:

I lehtësojnë detyrimet e veta

Disa nëna për shembull blejnë gjëra ushqimore të njejta çdo dy javë, duke përcjellë menunë e përcaktuar dyjavore. Në këtë mënyrë i lehtësojnë vetes dhe familjes sepse ziejnë gjëra që ju pëlqejnë duke kursyer kohën dhe duke shmangur konfliktet rreth tryezës. Edhe pse gjërat e reja është e shëndetshme ti fusni dhe ti ofroni fëmijëve ushqime të ndryshme por edhe në këtë nuk duhet tepruar. Ky organizim mund ti ndihmojë shumicës të shmangin bisedat rreth asaj se çfarë do të pregatisin. Dhe ky është vetëm një shembull.

I mësojnë fëmijët të jenë të pavarur

Kjo, natyrisht nuk nënkupton që ti lejoni të bëjnë çfarëdo që të duan. Nëna e mençur e di që fëmija dy vjeçarë mund ta vë pjatën e tij për ta larë, katër vjeçari mund të lyejë vet bukën me gjalpë, shtatë vjeçari mund të ndihmojë në pastrim. Natyrisht, nuk duhet të prisni përkryershmëri. Mjafton ti vëzhgoni se çfarë mund të bëjnë dhe do të kuptoni se çfarë detyra ti jepni. Emërtojeni këtë me organizim të mirë të punëve.

Nuk kanë komplekse të super nënave dhe i besojnë instikteve të tyre

Nënat e kënaqura e dinë që, të jesh nëna më e mirë, nuk nënkupton të jesh nënë e përkryer.

Skica e përbashkët e nënave të kënaqura është që të mos debatojnë për secilën imtësi me fëmijën. Insistojnë në gjëra më të rëndësishme. Të lidhësh rripin në makinë? Pa dyshim, është e pashmangshme. Mëngët e shkurtëra në mes të dimrit? Po, vetëm nën kanatieren me mëngë të gjatë. Marrëveshje kreative.

Shpesh thonë “Edhe kjo do të kalojë”

Nuk do të thotë që duhet injoruar sjelljen e padisiplinuar, disiplina është shumë e vlefshme, por që këto nëna e dinë që pjesa më e madhe e “sjelljes së jocivilizuar” të fëmijës, thjeshtë zhduket gjatë pjekurisë. Nënat e mençura janë të vetëdijshme për zhvillimin e fëmijës dhe nuk presin nga fëmija që të dalë jashtë mundësive të veta.

Mendojnë për vete

Ato nuk do ta fajësojnë foshnjen për kilogramet e tyre të tepërta gjatë viteve pas lindjes. Ato mendojnë për ushqim të shëndetshëm, pushojnë mjaftueshëm dhe merren me aktivitete fizike. E dinë që linja e përshtatshme trupore nuk bie nga qielli.

Kënaqen në momente

Nënat e kënaqura e dinë që dita është e gjatë, por viti i shkurtë. Hedhin poshtë pritjet e tyre si dhe gjenden aty kur gjërat komplikohen. Kur sëmuret fëmija, ajo nuk do të brengoset për dukjen e shtëpisë, por do kalojë kohën e saj, duke u kujdesur dhe duke përkëdhelur fëmijën e saj.

Nuk u intereson se çfarë mendojnë të tjerët

Qoftë nëse bëhet fjalë për zonjën e acaruar, e cila pret në rend për në arkë apo për vjehrrën e cila është e bindur që foshnja është e uritur, nëna e kënaqur e di, që nuk duhet kushtuar shumë vëmendje mendimit të njerëzve të cilët nuk jetojnë në shtëpinë e saj.

Kanë edhe “diçka tjetër”

Kjo mund të jetë ndonjë punë e vogël apo hobi, por ato janë të vetëdijshme që fëmijët një ditë do të rriten, dhe kështu ato i sigurojnë vetes interesa për tejkalimin më të lehtë të atij çasti.