Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A ka nevojë fëmija juaj për logoped?

Shqiptimi i gabuar i shkronjave

Prindërit shpesh janë në dyshim, nëse duhet të kërkojnë ndihmë profesionale, në qoftë se fëmija e tyre nuk i shqipton në mënyrë të drejtë shkronja të caktuara, të cilat do të ishte dashur ti di, në raport me moshën që ka. Një nga çrregullimet e zakonshme të shqiptimit tek fëmijët, është pikërisht shqiptimi i gabuar i shkronjës R. Kur duhet ti drejtoheni logopedit, kur ka nevojë fëmija për terapi logopedike, të gjitha këto pyetje i kërkuam nga prof. log. R. K.

Shqiptimi i drejtë i shkronjës R në moshën 4 vjeç

“Për shkak të tipareve të saja akustike, shkronja R është shumë e dëgjueshme, dhe shqiptomin e saj të gabuar, e vërejmë shumë shpejt. Edhe nëse ju duket e lehtë për ta shqiptuar, ky shqiptim në fakt kërkon shkathtësi motorike të caktuar, prandaj edhe bën pjesë në shkronjat të cilat i mësojmë shqiptimin së fundi. Zakonisht, konsiderojmë që fëmijët mund ta shqiptojnë këtë shkronjë gjer në moshën 4 vjeçare. Fëmijët e vegjël ose mund ta shqiptojnë këtë shkronjë ose do ta zëvendësojnë me shkronja të tjera, zakonisht me J, V, L apo U. Shpesh hasim në shqiptim të fortë të R, e cila tingëllon si R gjermane apo franqeze. Për disa kjo është shumë simpatike apo sharmante, megjithatë në kuadër të standardit të artikulacionit të gjuhës shqipe – jo e drejtë. Kusht paraprak për shqiptimin e saktë të kësaj shkronje është aftësia motorike dhe perceptimi dëgjimor i artikulacionit. Edhe pse shumica e fëmijëve spontanisht e përvetësojnë shqiptimin e shkronjave, konsiderohet që 30 % e fëmijëve parashkollorë dhe fëmijët e moshës shkollore 12 – 16 vjeç, kanë çrregullime në shqiptimin e disa shkronjave të caktuara”, spjegon R. K.

Fillimi i shkollës

Edhe pse asnjëherë nuk është vonë për korekturën e shqiptimit, periudha parashkollore është periudha ideale për të korigjuar shkronjat. Fillimi i shkollës, kërkon obligime të reja dhe përgjegjësi, prandaj fillimi i shkollës për fëmijën duhet të fillojë me përgatitje të caktuar psikofizike dhe me shqiptim të drejtë. Jetojmë në kohën kur komunikimi dhe aftësitë komunikuese janë në plan të parë, prandaj të folurit dhe shqiptimi i drejtë nuk duhet injoruar. Nëse vlerësoni që fëmija juaj nuk i shqipton drejtë shkronjat, drejtohuni tek eksperti – logopedi i cili do të ju jap këshilla, dhe do të vlerësojë nëse fëmija juaj ka nevojë për tretman.

valbone (11 vite më parë)
Vajza ime eshte 6 vjeqare po ende ka veshtirsi ne shqiptimin e shkronjave , ju lutem nese ka mundesi mem tregu ku munden me gjet logopet

/komuniteti