Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Mbështetja familjare për foshnjen me SD

Sa do të ketë mbështetjen e familjes fëmiu i prekur me Sindrom Down?

Foto: Melissa C.

Posedimi i nje femijë me Sindrom Down në familje do të kërkojë një periudhë të përshtatjes. Ju mund të ndiheni nën një presion të madh që të bëhen gjëra të cilat do të ndihmojnë zhvillimin e fëmiut tuaj më shumë se sa ju do të ndiheshit me ndonjë tjetër bebe. Ju duhet kohë ta konsideroni fëmiun si pjesë e familjes. Fëmiu juaj me sindrom Down do të ketë karakteristikat dhe personalitetin e vet sikur edhe fëmijët tuaj të tjerë.

Si do ta paraqesim para të afërmve të familjes?

Fëmijët fitojnë orientimin e tyre nga prindërit e tyre – nëse ju mund të ndiheni pozitiv për beben e re, edhe ata do të ndihen gjithashtu. Është me rëndësi t'ju spjegohet atyre sa më shpejt që është e mundur se bebja e re duhet të mësojë shumë më ngadal se vet ata t'i bëjnë gjërat dhe mund të kenë nevojë për kujdes të vecantë (të shtuar), por me kohë ata do të mësojnë të bëjnë cdo gjë që bëjnë edhe bebet tjera.

Është një arsye e vogël të menohet se bebja e re do të ketë ndikim negativ në jetën e fëmijëve të tjerë. Hulumtimet tregojnë se shumica e fëmijëve i pranojnë mirë motrën (vllaun) e tyre me Sindrom Down, janë të dhënë së tepërmi pas tyre, ende gëzojnë persuits të vetë dhe nuk ndihen të sikletosur nga shokët e tyre që ti takojnë me ata.

Shumë prindër kanë menduar se fëmijët tjerë do të bëhen më të mëshirshëm, me ndjeshmëri më të madhe për njerzit me të gjitha llojet e paaftësive, si rezultat i posedimit të motrës (vllaut) me sindrom Down.

Provoni të integroni (harmonizoni) beben tuaj në rregullat familjare sa më shpejtë që është e mundur. Është me rëndësi jo të kufizohet pushimi i aktiviteteve familjare më shumë se që ka nevojë për shkak se fëmiju juaj ka Sindrom Down. Merreni atë jasht dhe pranë me familje – kjo do ta ndhmojë atë të vijë në të gjitha kushtet jetësore dhe do t'i jep bebes përvoja të reja të mjaftueshme.

Paraqitja te gjyshërit

Gjyshërit padyshim do të përjetojnë një ndjenjë të njëjtë sikurse ju vetë, por pa qenë të aftë të plotësojnë kohën e tyre me kujdes praktik ndaj bebes. Kur të jetë e mundshme, provoni ti përfshini edhe ata në kujdesin për dhe ndaj bebes tuaj dhe lejoni ata që mund ta njohin atë. Gjyshërit dhe të afërmit ose shokët janë gjithashtu të mirseardhur të flasin me dikë në Asociacionin Sindrome Doun ose të jenë të pranishëm në mbledhjet (takimet) e grupeve ose degëve lokale.

Paraqitja te shokët dhe te të njohurit

Kjo, gjithashtu, është më e mira që mund të bëhet sa më shpejt që është e mundur pas lindjes. Nganjëherë shokët (dhe të afërmit) padashur thonë gjëra të shkujdesura dhe që të lëndojnë nga zori dhe madje nga injoranca. Ata ju kanë parafytyruar juve me beben tuaj të re "normale" dhe mund të keni vështirësi në njohjen si të reagojnë tani kur bebja ka lindur dhe ka Sindromin Down. Nëse ju mund të jeni pozitiv për beben tuaj, shokët do të marrin sugjerimin e tyre nga ju.

Nëse do të kemi fëmijë me Sindrom Down në familje do të përqajë martesën tonë?

Hulumtimet tregojnë se jo shumë vështirësi martesore janë të sprovuar nga prindërit nga fëmijët me Sindrom Down sesa nga mbështetja e popullsisë. Në fakt, kur ne pyesim rreth efektit të posedimit të fëmiut me Sindrom Down në familje, prindërit shpesh thonë se kjo i ka ofruar ata të rrinë më shumë së bashku.

Çfarë do të sjellë e ardhmja për fëmijën tonë?

Përgjatë javëve të para, prindërit pyesin: Cka do të bëhet me fëmiun tim kur ai të rritet? Cfare lloji furnizimi financiar do të mund të bëjmë ne për fëmiun tonë në të ardhmen?

Fëmijët me sindrom Down mund dhe do të rriten të jetonë jetë të gjatë dhe të përmushur. Poqëse ata janë të lejuar mundësinë që ata nevojnë të zhvillojnë aftësitë që e vet-ndihmojnë dhe pavarësi, njerëzit me sindrom Down mund të lulëzojë në të pesëdhjetat dhe e më tepër, përballojnë shumë nga sfidat që ne i kemi ndeshur: shkolla, edukimi i mëtejshem, puna dhe një shtëpi e veta. Shumë fëmijë me sindrom Down tani janë integruar me sukses në shkollat e përgjithshme. Përgatigja (furnizimi) e mundshme dallon prej rajoni në rajon dhe situate është gjithmonë duke ndryshuar. Banimi dhe mundësia profesionale për njerzit e rinj dhe të rriturit janë krijesa të zhvilluara tërë kohën së bashku me degët vullnetare dhe të ligjshme. Informatat e fundit mund të sigurohen nga Zyrat e Informimitvnë Zyrën Nacinale të Asociacionit. Furnizimi financiar mund të jetë bërë nga mënyra e besimit. Në raste tjera, kjo mund të jetë kombinuar me programin e planifikuar nga ruajtja ose nga përgatitja e një dëshmie të përshtatshme të sigurimit./downsyndromekosova/

/komuniteti