Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çfarë nëse nëna nuk mund të jep gji rregullisht?

Ndodh që nënat shumë shpejtë pas lindjes, e kanë të domosdoshme ti kthehen punës. Në situata të ngjashme, është e pamundur të ushqehet bebi rregullisht me gji. Çfarë duhet të bëjnë nënat, nëse ndodhen në situata të tilla?

Qumështi i nënës padiskutim që është më i miri për foshnjen. Siguron përparësi në rritje, zhvillim dhe shëndet të përgjithshëm përderisa dukshëm zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e ndryshme. Egzistojnë studime të cilat tregojnë që gjidhënja paraqet dobi edhe për shëndetin e nënës.

Organizata Botërore Shëndetsore thekson qartë se qumështi i nënës është metodë ideale për rritjen, zhvillimin dhe shëndetin optimal të fëmijës.

Pediatërit mbështesin gjidhënjes menjëherë pas lindjes. Nënat duhet të ndjehen komode dhe të relaksuara qoftë në shtëpi, në punë apo në park kur duhet të ushqejnë fëmijen e tyre me qumësht gjiri.

Shumë nëna brengosen se nuk kanë kohë të mjaftueshme për të ushqyer rregullisht foshnjat e tyre me qumësht gjiri. Është shumë e rëndësishme të krijohet lidhja në mes të nënës dhe foshnjes, sidomos në ditët e sotme kur mungesa e pranisë së prindërve është shumë më e madhe.

Edhe pse mjekët do dëshironin që kur fillon procesi i gjidhënjes tek nëna, të vazhdojë gjer në fund, por kjo është e pamundur. Krahas fakteve të përparësisë së gjidhënjes, egzistojnë situata kur thjeshtë është e pamundur të ushqeni fëmijën tuaj me qumësht gjiri.

Vendimi i fundit është i nënës dhe përshtypjes së saj se çfarë është më e mira për familjen e saj. Dhe si përfundim çfarëdo që të vendos ajo, nuk duhet të ndjehet fajtore./bebaime.com/

/komuniteti