Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Problemet gjatë gjidhënjes

Si të ushqej me gji, me faktin që i kam gjinjtë (majat e gjinjëve) e sëmurë?

Paraqitja e ragadeve apo plagëve në majë të gjinjëve shpesh haset tek nënat të cilat për herë të parë ushqejnë me gji. Shkaktarët janë të ndryshëm, megjithëse në vend të parë zakonisht është pozita joadekuate për gjidhënje (pozita nënës, marrëdhënja gji - gojë e foshnjes, mënyra e ndërprerjes së gjidhënjes), maja të gjinjëve të sheshta apo të futura mbrenda, gjinj të fryrë, pompa joadekuate për mbledhjen e qumështit dhe natyrisht infeksionet.

Së pari provoni që me këshillat e motrës medicinale të përmirësoni pozitën tuaj dhe të foshnjes gjatë gjidhënjes, nga shkaktarët e numëruar e gjer tek infeksioni. Nëse gjendja nuk përmirësohet, kërkoni këshillen e mjekut.

Para secilës gjidhënje dezinfektoni gjinjtë, dhe pas gjidhënjes lyeni me qumësht të freskët. Gjidhënja gjatë ditëve të para mund të jetë jo shumë e këndshme por pas kësaj periudhe bëhet rutinë.

Kam lindur para disa ditësh dhe tani po mundohem ta ushqej foshnjen me gji, por gjinjtë i kam shumë të fortë dhe me dhembje. Çfarë të bëj?

Pas lindjes, fillon sekrecioni i parë i qumështit nga gjinjtë, kulloshtra, i cili është shumë i pasur me proteina dhe yndyrë, ideal për gjidhënjen e parë për foshnjen tuaj. Sekrecioni i qumështit vazhdon dhe pastaj nga kulloshtra, fillon të prodhohet sasia e madhe e qumështit nga gjinjtë, dhe me gjidhënje apo me shprazjen, krijohet hapsira për sasitë e reja të qumështit. Nëse shprazja është e vështirë, vjen deri te galaktostaza, gjegjësisht te mbledhja e qumështit në gjinj, i cili mund të jetë i dhembshëm, gjinjtë janë të fortë dhe mund të paraqitet edhe ngritja e temperaturës.

Në këtë fazë nuk është e nevojshme terapia me antibiotikë, por është e nevojshme që ti shprazni gjinjtë plotësisht! Këtë mund ta bëni me dorë, mund t`ju tregojë ndonjë motër medicinale se si bëhet apo me ndihmën e pompave. Kjo përcillet me dhembje por është ndihmë e madhe në parandalimin e paraqitjes së infeksioneve, respektivisht mastisit.

Nëse paraqitet mastisi, duhet ti lajmëroni mjekut, për shkak të vërtetimit të shkallës së ndezjes apo intervenimit kirurgjik.

Nuk ushqej me gji. A do të më thahet qumështi?

Nëse nuk ushqeni me gji, për 10 ditë, gjinjtë do të fillojnë të zvogëlojnë sasinë e rrjedhjes së qumështit, gjersa ndalon fare. Gjatë kësaj periudhe, gjinjtë e juaja do të jenë të tensionuara, ndonjëherë të dhimbshme, por të gjitha këto të tejkalueshme.

Disa këshilla: Mos e teproni me konsumim të lëngjeve, përdorni gjyksore të forta ashtu që të shtrëngoni gjinjtë, mos i stimuloni majat e gjinjëve, sepse do të forconi prodhimin e qumështit, mos përdorni pompat për qumësht sepse japin efektin e njejtë, vendosni peceta të ftohta në gjinj.

Etel (6 vite më parë)
Moter, dua te te ndihmoj ne lidhje me daljen e thithkave: i kam perdorur vete, jane dy thithka plastike te firmes Avent (kushtojne rreth 10500 leke te vjetra), te cilat vendosen ne thithken e gjoksit dhe ndihmone femijen te ushqehet drejtepersedrejti nga gjiri yt dhe njekohesisht te ndihmon ty te te krijohen thithkat. Shpresoj te te ndohmojne, duhet vetem pak durim!
Eremira (6 vite më parë)
Nuk kam maje ne gjinje fare, beba nuk mundet me thith, qumesht kam mjaftueshem, po e mbledhi me pompe e po ja jap me shishe, a ka naj metode me praktike me i nxjerr majet????

/komuniteti