Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Për fëmijët

Për fëmijët e lindur në shenjën e Dashit

Ilustrimet nga:
Tania Howells

Udhëheqës i lindur

Nëqoftëse djali apo vajza juaj e lindur në shenjën e Dashit ka lindur para kohës së caktuar, kjo gjë nuk duhet të ju befasojë: fëmijët e lindur në shenjën e Dashit janë gjithmonë ata të cilët prijnë përpara grupit. Me pamjen 'A kemi mbërritur ende në cak', ata janë të padurueshëm të mbërrijnë dhe të startojnë menjëherë!

Fëmijët e lindur në shenjën e Dashit posedojnë një natyrë pasionante, kreative dhe të parreshtur. Ata duket se kanë më shumë energji se cilido fëmijë tjetër, me vitalitet që mund të krahasohet vetëm me trimërinë e tyre të natyrshme. Qëndrimi i tyre 'unë i pari' mund të jetë sfidë për çdo njërin që tenton të luftojë apo të debatojë me shpirtin e tyre të lartë dhe mbylljen kokëfortë në vehte.

Legjendar për sinqeritetin e tyre të drejtpërdrejtë, fëmijët në shenjën e Dashit i thonë gjërat ashtu siç i shohin. Mund ti tejkalojnë kufinjët sepse janë impulsiv vetvetiu nga natyra dhe kanë prirje të mos shikojnë përpara para se ta hedhin hapin.

Si prind i një fëmijë të vogël Dash, për ju nuk janë të huaja shpërthimet epike të tij te zemërimit. Po, fëmijët e lindur në shenjën Dashit e kanë të vështirë ti mbajnë emocionet e tyre nën kontroll, por kjo ka dhe anën e vet pozitive: ata nuk mbajnë inat. Njëherë sa të shuhet stuhia e fishekzjarreve ashtu do të shuhet dhe zemërimi i tyre.

Pasi që fëmijët e lindur në shenjën e Dashit janë fantastik për të startuar projekte të medha, por jo dhe aq të interesuar që ti kryejnë gjer në fund, duhet të jeni i duruar me fëmijën tuaj gjersa e udhëheqni hapin e tyre në mënyrë të butë por të vendosur , duke e ndihmuar që të qëndrojë në shteg.

Pashtu përkujdesuni që të ketë sa më shumë aktivitete fizike. Çdo aktivitet i fuqishëm fizik do të jetë një çlirim i shkëlqyeshëm i energjisë së saj, dhe nëse është ndonjë sport me konkurrence aq më mirë.

Po sigurohuni që ta vërë helmetën apo ndonjë rekuizit tjetër esencial sigurie. Në ngutinë e tyre të përjetshme, fëmijët e lindur në shenjën e Dashit kanë prirje që të jenë viktimë e aksidenteve.

Për fëmijët e lindur në shenjën e Demit

Ilustrimet nga:
Tania Howells

I krijuar për komfort dhe jo për shpejtësi

Ajka e sojit të mirë – ky është fëmiu i juaj i lindur në shenjën e Demit mbrenda vetes së tij. Edhe si foshnje ata janë te ëmbël, të dashur, dhe të ledhatueshëm. Poashtu kanë dhe prirje të jenë të fortë dhe guximtar.

E njoftoni fëmijën tuaj me natyrën e hapur sa më parë që është e mundëshme. Fëmija i lindur në shenjën e Demit gjithmonë lulëzon në një ambient natural. Fëmijët pak më të rritur në shenjën e Demit kanë kënaqësi të kenë një kopsht të vogël, bimë shtëpiake, apo kafshë të vogla për tu kujdesur, dhe janë tejet të zellshëm në detyrat e veta.

Fëmijët në shenjën e Demit e përjetojnë botën nëpërmjet shqisave të veta: atyre ju pëlqën se çfarë shije, ndjenja, zëra, dhe aromë kanë gjërat. Në fakt, që nga momenti kur lindin, ata kanë qejf të hanë – edhe pse mund të krijojnë një listë të ushqimeve më të preferuara dhe me kokëfortësi të refuzojnë çdo gjë të re për të ngrënë. Mos u shqetësoni! Në mënyrë të qetë ju ofroni ushqim të posaçëm për foshnje të blerë në barnatore, dhe në fund ata do të zgjerojnë mënyrë e tyre. Por evitoni ushqimet me shumë sheqer të cilat mund të jua prishin apetitin e tyre të shëndetëshëm.

Edhe kur janë ende të vegjël, fëmijët e lindur në shenjën e Demit, janë të praktik dhe të suksesshëm me të holla. Nevoja primare për të gjithë njerëzit në shenjë të Demit të të gjitha moshave është siguria. Foshnjat e vogla në shenjën e Demit kanë dëshirë të jenë të mbështjella dhe ti mbajnë në grykë, gjë që i bën të ndihen të sigurta. Disa fëmijë kanë dëshirë të jenë në qendër të vëmendjes, gjersa ca të tjerë zhvillojne dukurinë që të kapen pas batanijes së tyre mbajtëse apo ti grumbullojnë pasuritë e veta në një vend. Lejoni që dashuria juaj të jetë parajsa e tyre.

Fëmijët e lindur në shenjen e Demit nuk jane të ngutur. Në të vërtetë ata janë plotësisht të ngadalshëm – gjë të cilën ju si prind duhet ta bashkërendisni për skemën tuaj të orarit. Mos fusni shumë aktivitete mbrenda një dite, dhe mos prisni që fëmija juaj gjithmonë ta mbaj hapin. Thjesht nuk ka gjasa të shumta të ndodhë ndonjë gjë e tillë.

Për fëmijët e lindur në shenjën e Binjakëve

Ilustrimet nga:
Tania Howells

Një mëndje e shpejtë dhe e shkathët

Fëmija i juaj i lindur në shenjën e Binjakëve gjithmonë do të ju shikojë me sytë e tij të kthjellët, dhe të gëzuar, duke ju bërë të qesheni gjithnjë kur ju tregon se çfarë ndodh në mëndjen e tij! Dhe në rast se fillon të flas që në moshë të re atëherë ai është duke e treguar natyrën e tij të çiltër.

Fëmijët e lindur në shenjën e Binjakëve gjithmonë duan të jenë komunikativ, tërheqës, dhe të shoqërueshëm, por edhe në rast se fëmija juaj në shenjën e Binjakëve është i tipit të qetë, ai prapëseprapë ka mendje të shpejtë, është kurreshtar, dhe mentalisht i preokupuar me botën rreth tij. Përkujdesuni që të jetë gjithmonë i rrethuar me libra dhe enigma, dhe i lini mjaft hapesirë dhe pajisje për projektet e tij të shumta. Fëmijët e lindur në shenjën e Binjakëve e pëlqejnë çdo gjë të re, dhe kanë prirje të kërcejnë nga njëra gjë në tjetrën në të njejtin moment. Posa të jenë njohur me sfidën e re ata mërziten me atë, dhe fillojnë të shkojnë me tutje. Poashtu dhe disponimi i tyre mund të ndryshojë sa të lëvizësh syrin.

Shumë fëmijë të lindur në shenjën e Binjakëve, janë të pavendosur apo shpesh e ndërojnë mendimin. Ana tjetër e medaljes është aftësia e tyre për tu adaptuar. Fëmijët e lindur në shenjën e Binjakëve shpesh preferojnë shumëllojshmërinë e përjetimeve, me sens të mirëkuptimit nga ju, por si prind mundi ti ndihmoni të përqëndrohet dhe ta zhvillojë talentin e tij të posaçëm.

Fëmija i juaj lindur në shenjën e Binjakëve, do të dallohet në përpjekjet intelektuale siç janë, leximi , shkrimi apo debatimi, si dhe çdo gjë që kërkon shkathtësi, siç është luajtja në piano. Për shkak të shumëllojshmërisë së interesimeve të tyre, ata kanë prirje të kenë shumë miq dhe shpesh do të jenë në qendër të vëmendjes.

Për fëmijët e lindur në shenjën e Gaforres

Ilustrimet nga:
Tania Howells

Një shpirt i ndieshëm

Fëmija i juaj i lindur në shenjën e Gaforres, vajzë ose djalë, ndihet më së miri kur është në shtëpi i rrethuar me njerëzit, kafshët, po aq sa dhe me ambientet familjare, tingujt dhe aromat shtëpiake. Në rast se stili juaj familjar i jetesës është ca si me avanturistik, fëmijës suaj të lindur në shenjën e Gaforrës do ti duhet diçka që to ti shërbejë si spirancë; shtroja e saj me e preferuar, apo kafsha e saj kukull me dashur e ruajtur në arkë.

Gjërat tradicionale, ritualet e përditshme, dhe rutina familjare e bëjnë të ndihet mirë, prandaj është me rëndësi që të keni rregullisht së bashku darka familjare, dhe të caktoni një rutinë të darkës dhe të shtratit për të që ta pasojë. Fëmijët e lindur në shenjën e Gaforrës janë të kujdesshëm, sensitiv, dhe mund krejt lehtë të mposhten nga situata të zhurmshme dhe kaotike. E vogla e juaj mund të pëlqejë më shumë një mbasdite të qetë duke përgatitur ëmbëlsira më një ditë të kaluar në luna park.

Dhuroni fëmijës suaj të lindur në shenjën e Gaforrës ndonjë kafshë apo ndonjë bimë për tu kujdesur dhe ajo pothuajse instiktivisht do të dijë se si të veprojë.

Përkujdesja është në natyrën e Gaforrës, prandaj mos u befasoni në rast së fëmija juaj përfundon tërë kohën duke pruar në shtëpi çdo qen të vogël që ajo e gjen në rrugë! Puna juaj si prind i një Gaforreje është të siguroni një bazë stabile familjare, me plot dashuri dhe përkujdesje, pasi që siguria emocionale është gjëja kryesore për të cilën Gaforrja ka nevojë.

Ushqimi është poashtu shumë me rëndësi për fëmijët Gaforre. Ata kalojnë më së miri me një dietë të rregulltë, të thjeshtë dhe me ushqim natyral.

Dhe së fundi i leni të vetëm. Fëmijët Gaforre janë më shumë emocionalisht të lëndueshëm se shumica e fëmijëve tjerë, dhe kur ndihen të rrezikuar ata tërhiqen në guacën e tyre për deri sa jeta të mos bëhet e sigurtë përsëri. Lërini të vetëmbrohen në mënyrën e vet personale, dhe pastaj në mënyrë të butë i inkurajoni të flasin për ndjenjat e tyre.

Për fëmijët e lindur në shenjën e Luanit

Ilustrimet nga:
Tania Howells

Një besnikëri zëmërluane

Ngrohtësia, besnikëria dhe zemërgjërsia, janë vetëm disa nga karakteristikat vezulluese të fëmijës suaj të lindur në shenjën e Luanit. Fëmijët në shenjën e Luanit janë entusiaste dhe të dashura, dhe e përjetojnë jetën me tërë zemrën e tyre të madhe.

Sensitiv, krenar, dhe pak sa dembel, fëmijët në shenjën e Luanit duken të jenë zemërluanë për nga jashtë, por në të vërtetë ata janë shumë të lëndueshëm emocionalisht. Një fjalë e rëndë mund ta luhatë fare balansën e vetëbesimit e një Luani, prandaj duhet të jeni tejet të kujdesshëm se si flitni me një Luan, posaçërisht kur është koha për disciplinë.

Nevojat primare të një Luani janë vëmendja dhe miratimi i të tjerëve, prandaj fëmiu në shenjën e Luanit do të bëj çmos për të siguruar miratimin e prindërve, shokëve dhe të çdonjërit rreth e rrotull. Këta të vegjël kanë një prirje të natyrshme për dramaticitet. Fëmija i juaj mund të ju bëjë shfaqje të papritura që nga mosha e re, dhe mund ta vëreni se si shikon shpesh vetën në pasqyrë, apo se si vishet me rroba të shumëngjyrëshme.

Gjersa kriticizmi i lëndon shpirtin e tyre, fëmijët e lindur në shenjën e Luanit përparojnë shumë në komplimentet dhe në mirënjohjet për sukseset e tyre. Dhe ata ka shumë gjasa që të grumbullojnë tituj e dhurata kalorësish që nga fëmijëria e gjer në moshë të rritur. Fëmija juaj i vogël Luan mund krejt lehtësisht të bëhet yll i korrit të shkollës, grupit të dramës, ekipit të futbollit apo çdo skenë tjetër që e lejon atë të shkëlqejë.

Përkujdesuni që ta lavdëroni fëmijën tuaj për fuqitë e tij të shumta të mbrendshme që i ka, duke përfshirë ndjenjën e tij të fortë të besnikërisë dhe moralit. Ai mund të mos e kuptojë se këto dhunti të mbrendshme që i ka janë më shumë të rëndësishme dhe të admirueshme, se sa aftësia e tij për ti impresionuar të tjerët me humor dhe me pamjen e tij tërheqëse.

Për fëmijët e lindur në shenjën e Virgjëreshës

Ilustrimet nga:
Tania Howells

Në kërkim të përfeksionit

Prakticiteti dhe vetëdija me vëmendje për çdo detal, janë dy karakteristikat më shquara të fëmiut tuaj të lindur në shenjën e Virgjëreshës, dhe atë që nga mosha më e re. Ju mund ta gjeni atë duke i renditur lodrat e veta apo duke kursyer parat që ju i ja jepni për të blerë ndonjë gjë shumë të dëshiruar, gjersa fëmijët tjerë i shpenzojnë paratë në kënaqësitë e menjëhershme.

Fëmija juaj i vogël në shenjën e Virgjëreshës nuk të ngjarë që të jetë mendjelehtë. Ajo më përpara i mendon të gjitha mundësitë dhe pamundësitë dhe gjithmonë zgjedh atë që është më reale. Virgjëreshat kanë kritere dhe standarde të larta të vlerësimit, prandaj janë të kujdesshme vetvetiu nga natyra, dhe ndonjëherë mund të duken të rezervuara, por kjo është se kanë dëshirë që ta kenë ndonjë situatë nën kontroll më parë se sa të hidhen në mes të saj.

Fëmiu i juaj në shenjën e Virgjëreshës është një ndihmës i natyrshëm. Asaj i pëlqen rregulli dhe gjithmonë dëshiron që ti përvishet punës dhe ti shërbejë familjes dhe më vonë tërë botës – karakteristike e cila duhët të shkathtësohet dhe të zhvillohet.

Si prind i një Virgjëreshë, duhet që ti qetësoni kërkesat e fëmiut tuaj për perfeksionizëm, duke e mësuar se dhe gjërat e vogla kanë vlerë të madhe. Zhvillojeni vetëbesimin e saj sa më shumë që është e mundur, pasi që gjasat janë që fëmiu juaj të jetë tejet modest dhe i tërhequr në vete.

Ndihmojeni Virgjëreshën tuaj të vogël të relaksohet dhe të kënaqet me kënaqësitë e thjeshta të jetës duke dalur jashtë në natyrë – për shëtitje të gjata ose për not. Ushqimi i balansuar, fjetjet me orar të rregulluar, dhe pushimet e rregullta janë të gjitha me rëndësi për fëmijën tuaj në shenjë të Virgjëreshës i cili ka prirje të jetë i zemëruar dhe shqetësuar. Çdo gjë që përmirëson relaksimin do ti ndihmojë fëmijës suaj që të jetë i qetë dhe i përqëndruar.

Për fëmijët e lindur në shenjën e Peshores

Ilustrimet nga:
Tania Howells

Një i dashuruar, jo një luftëtar

Sa herë që ka tensione në shtëpi, fëmija i juaj në shenjën e Peshorës do të shndërrohet në rolin e pajtuesit.

Fëmijët në shenjën e Peshorës kanë dëshirë që të gjithë shkojnë në harmoni, dhe konfliktet i shqetësojnë ata. Në rast se janë të lindur në një familje të zhurmshme dhe ekspresive, ata duhet të mësojnë që të futen në mesin e saj, gjë që mund të jetë shumë e vështirë për fëmijët e lindur në këtë shenjë.

Në përgjithësi, harmonia është interesi primar për fëmijët Peshore, dhe ata bëjnë çdo gjë që munden për ta siguruar. Kjo nënkupton dhe të qenit e dashur me prindërit, me të afërmit, dhe me shoqet.

Peshoret instikntivisht kuptojnë se duhet ti tërheqin të tjerët me ëmbëlsi. Ato janë këndëshme dhe të sjellshme, por shtytja e tyre për ti ndihmuar të gjithë mund të çojë dhe në vështirësi.

Mund të jenë të pavendosura – duke u brengosur së çdo vendim që ato mund të marrin mund të ofendojë ndonjëri apo të shkaktojë ndjenja të lënduara. Ato poashtu kanë vështirësi të japin mendimin e tyre në mënyrë implikuese, gjë që do të thotë se ajo do të lejojnë që të gjithnjë miqtë e saj të kalojnë mbi të gjersa ajo përpiqet që të verë gjërat në vend.

Por, nga ana tjetër, shkathtësitë e saja të lindura për komunikim dhe ndjenja e fortë për drejtësi e bëjnë atë mikeshë të papërsëritshme. Ato poashtu kanë dhe ndjenjë të zhvilluar të balansit shije të rafinuar që në moshë të re.

Negociator të natyrshëm, fëmijët Peshore kanë sukses në ribashkimin e njerëzve, duke krijuar kompromis dhe duke kërkuar kooperim në vend të konfliktit. Si prind i një peshoreje, puna juaj do të përfshijë dhe të mësuarit e saj se mosmarrveshjet e kohëpaskohshme janë gjë normale dhe e pashmangshme në jetë. Ndihmojeni që ta ndërtoj vetëbesimin e saj dhe së të jesh në debate nuk do të thotë të jesh dhe ofenduese.

Për fëmijët e lindur në shenjën e Akrepit

Ilustrimet nga:
Tania Howells

Personal dhe misterioz

Thënia 'Uji i qetë përmbys bregun' përshkruan në mënyrë perfekte fëmiun tuaj në shenjën e Akrepit. Mund të duket e qetë në sipërfaqe, por një mijë gjëra ndodhin përmbrenda. Si prind i saj kur nuk do të dini se çfarë mundon krejt atë, fëmijët e lindur në shenjën e Akrepit kur nuk tregojnë plotësisht atë së çfarë kanë përbrenda.

Fëmijët e lindur në shenjën e Akrepit kanë vullnet të fortë, janë apasionant, dhe të fuqishëm, dhe ndjenja për të qenë i sigurt i drejton ata që të kontrollojnë veten dhe të tjerët. Një lidhje e fortë, dhe e qëndrueshme emocionale, është ndër nevojat e tyre më primare, por fatkeqsisht ata mund ta testojnë ketë lidhje edhe pa qenë të vetëdijshëm për ketë gjë.

Fëmija juaj në shenjën e Akrepit, kohe mbas kohe mund të duket i dashur, i ftohtë, i devotshëm, obsesiv, i këndshëm, i manipulueshëm....

Fëmijët në shenjën e Akrepit, kanë një frekuencë dhe thellësi aq të gjërë të ndjenjave, sa që ju mund të vëreni se fëmija i juaj është duke ju treguar vetëm majën e ajsbergut të ndjenjave të saja të vërteta – edhe se ju do të mund ta kuptonit shumë më mirë, nëqoftëse do të ju linte mbrenda, por me kusht se nuk do të tregonit sekretin.

Fëmijët e lindur shenjën e Akrepit lulëzojnë në misteriet e jetës, dhe kanë prirje për të kuptuar motivimet e të tjerëve. Ata do të mund të pëlqejnë leximin e tregimeve më të papritura dhe shikimin e filmave horror që nga mosha më e re, dhe do të kenë dëshirë që të kenë miqësi sa më komplekse të cilat ato do ti gërshetojnë.

Është shumë lehtë për fëmijet në shenjën e Akrepit që tërhiqen në gjëra obsesive, hakmarrëse, me sjellje të pa kontrolluar, prandaj përkujdesuni që ta mësoni fëmiun tuaj për rëndësinë e të falurit, si dhe krijimi i marrëdhënjeve të balansuara me njerëzit e tjerë. Në rast se e drejtoni fëmiun tuaj Akrep me kujdes, ajo do të zhvillojë talente nga të cilat një ditë do të kenë dobi që të gjithë.

Për fëmijët e lindur në shenjën e Shigjetarit

Ilustrimet nga:
Tania Howells

Me prirje për avanturë në zemër

Fëmiju i juaj i lindur në shenjën e Shigjetarit është i lindur për avanturë. Për fëmijët Shigjetar, jeta është për tu përjetuar. Ata kanë dëshirë që fluturojnë jashtë dhe të gjithë botën ta bëjnë kokëposhtë – këmbëlartë.

Nëqoftëse foshnja juaj Shigjetar has në çfarëdo lloj problemesh edhe para se të fillojë të ecën, mos u befasoni. Fëmijët Shigjetar kanë dëshirë ti kalojnë kufinjët e vendosur nga prindërit e tyre për hulumtuar rreth e rrotull.

Mësimi dhe të kuptuarit e gjërave është nevoja primare e fëmiut tuaj Shigjetar, prandaj si prind i tij ju do ti ndhmonit shumë atij në rast se do ta bënit jetën e saj argëtuse, të shumëllojshme, dhe stimuluese sa më shumë që është e mundëshme. Pushimet e largëta familjare janë ato më të preferuarat, poashtu dhe shëtitjet e gjata endacake në natyre si dhe lojërat e thjeshta symbyllurazi në oborrin prapa shtëpisë.

Fëmija juaj Shigjetar është një sportist i natyrshëm dhe të ketë nevoje që të mirret me plot aktivitete fizike për të harxhuar tepricën e energjisë që e ka. Lejeni që të bashkangjitet ekipit të futbollit apo të notit, apo merreni me vete në ndonjë sheti në natyrë.

Mendja e tyre poashtu ka nevojë për stimulans, prandaj përkujdesuni që mbledhni plot libra për të lexuar dhe poashtu plot dokumentarë në DVD për shikuar, dhe merreni me vete në muzeume, në kopsht zoologjik, në galeri të arteve sa më shpesh që mundeni.

Kënaqeni nevojën e tij për të qenë i lirë dhe merruni me diskutime të gjëra rreth ndonjë gjëje më të për të mësuar botëkuptimet e tij universale.

Dhe së fundi fëmijët në shenjën e Shigjetarit kanë dëshirë të jenë të shëndritshëm, të gjallë, dhe të hapur prandaj gjithmonë do të kenë rreth të gjërë të miqve. Mos pritni që ditëlindjet e një Shigjetari të jenë festime të vogla intime – se ka plot të vegjël që dëshirojnë të jenë afër fëmiut tuaj.

Për fëmijët e lindur në shenjën e Bricjapit

Ilustrimet nga:
Tania Howells

I pajisur për sukses

Duke fjetur, dukë ëndërruar, apo duke luajtur symbyllurazi, këto janë gjëra që nuk i çmon shumë fëmiu i juaj i vogël i lindur në shenjën e Bricjapit. Ky fëmijë është tejet i motivuar që të humbas kohë me ndonjë gjë mendjelehtë.

Fëmijët në shenjën e Bricjapit kanë prirje që të jenë praktik dhe të orientuar nga profitet që në moshë të re, dhe janë të vullnetshëm që të punojnë shumë për të arritur rezultatet që i dëshirojnë. Ata mund të dinë që të vegjël se çfarë do të bëhen kur të rriten. Dhe në rast se kanë zhvillim të ngadaltë apo stagnojnë në ndonjë fushë - mos u shqetsoni, fëmijët në shenjën e Bricjapit përmirsojnë rezultatet e tyre me kalimin e kohës.

Fëmijët në shenjën e Bricjapit janë planifikues. Suksesi dhe lavdërimet janë nevojat e tyre kreysore. Ata kanë dëshirë që të tjerët të shohin se sa të mençur, sa punëtor të palodhshëm, dhe sa kompetent janë ata për të patur gjithmonë lëvdata dhe fjalë të mira për veten e tyre.

Duke i japur fëmijës suaj Bricjap para për të shpenzuar, dhe duke e rritur shumën për çdo ditëlindje, është mënyrë e mirë që ta mësosh atë për vlerën e parave. Mos u habiteni në rast se e shihni të rruaj paratë e saj në kasën e saj të vogël të parave, dhe ti shpenzoj rastësisht vetëm për ndonjë gjë tejet të dëshiruar dhe të rëndësishme.

Fëmija i juaj Bricjap është vëlla dhe motër më e madhe e përkryer, për shkak se kjo shenjë ka ndjenjë të madhe natyrale të përgjegjësisë. Prapëseprapë përkujdesuni që të mos e ngarkoni më shumë përgjegjësi në moshë të re, sadoqoftë sukseshëm ta përballojë ajo këtë gjë. Dhe fëmijët me serioz kanë nevojë për kohë të lirë dhe për të lojtur.

Poashtu përkujdesuni që ti mësoni fëminë tuaj Bricjap se sa dobishëm është të jetë fleksibil në jetë. Përndryshe do të jetë tejet lehtë për Bricjapin tuaj të vogël të rrëshqet në mënyrën e vrazhdë e të jetuarit dhe shikimit të gjërave.

Për fëmijët e lindur në shenjën e Ujorit

Ilustrimet nga:
Tania Howells

Udhëhëqes i tjetër lloji

'Duke marshuar në ritmin e daulles së tij' e përshkruan fëmijën tuaj në shenjën e Ujorit dëri pikën e fundit. Ky vogëlush është i veçantë gjer në thelb dhe gjithmonë do të ju befasojë invencionizmi dhe origjinaliteti i tij.

Ujorët janë shumë të shoqërueshëm dhe kanë prirje të kanë shumë miq, dhe nga sa më shumë tradita kulturore të ndryshme aq më mirë për të. Fëmijët në shenjën e Ujorit janë tërhequr nga shumëllojshmëria dhe përjetimet e reja. Fëmija i juaj Ujor mund ti pëlqejë ushqimet e reja të cilat fëmijët tjerë nuk duan fare ti provojnë – siç janë feferonët e kuq, djathrat me shije të fortë, apo guaca të gjalla – dhe do ti kalojë me orë të tëra në dhomën e tij në shpikjen, e ndonjë gjëje teknike, inovative, dhe mbi të gjitha të pabesueshme.

Zhvillimi i lirisë dhe individualitetit së tij është ndër nevojat e tij primare, prandaj si prind i një Ujori duhet ti jepni sa më shumë hapsirë dhe liri. Në rast se nuk ju lejohet të artikulohen, ata mund të bëhen të pandëgjueshëm, kokëfortë dhe depresiv.

Lejojeni fëmiun tuaj Ujor që të vishet si të dëshiron që në moshë të re, dhe i dhuroni plot libra, pajisje për art, dhe mjete tjëra për të zhvilluar kreativitetin e tij unikal. Fëmijët Ujor kanë prirje të jenë të qetë dhe intelegjent. Janë përparimtar në mënyrë të natyrshme në të menduarit dhe në perspektiven e botës, dhe mund të bëhen zgjedhës të shkëlqyeshëm të problemeve.

Fëmija i juaj Ujor mund të ju befasojë më gjërat që i interesojnë dhe me zgjedhjet e tij, por në rast e përkrahni do të mund ta vëreni së është gjeni i llojit të tij. Këta fëmijë kanë vetëm nevojë për kohë për të shprehur gjenialitetin e tyre.

Për fëmijët e lindur në shenjën e Peshkut

Ilustrimet nga:
Tania Howells

Një ëndërimtar

Një imagjinatë e thellë kreative e përshkon mendjen e fëmijës suaj të lindur në shenjën e Peshkut, duke e inspiruar atë me ngjyra të ndryshme dhe drita vezulluese. Ju mund ta gjeni atë duke vështruar qiellin, por në mendjen e saj të pafund rrjedhin plot gjëra – ndjenjat, impresionet, dhe copëza të intuitës të lidhura në një mozaik të pasur të imagjinatës.

Peshqit janë shumë sensitiv dhe të mëshirueshëm, kanë nevojë për më shumë dashuri nga prindërit e tyre. Peshku i juaj i vogël do të dëshiroj të mbahet në grykë tërë kohën dhe pashtu do të don të përqafohet nga prindërit plot herë, si dhe të inkurajohet gjithnjë kur të rritet.

Fëmijët në shenjën e Peshkut janë më shumë të interesuar për instiktet e tyre se sa për logjikën e tyre, dhe më shumë të interesuar për fantazitë dhe ëndërrat e tyre se sa për jetën reale. Si prind i një Peshku, ju do të mund ta ndihmoni që të vij në tokë, pasi që evitimi dhe ikja janë dy karakteristikat kryesore të Peshkut.

Poashtu është dhe idealizmi. Peshku juaj mund të ketë vizione të mëdha se do të mund të ishte jeta por të gjitha këto ëndëra bien në tokë kur ndeshen me realitetin e ashpër.

Pasi që fëmija juaj Peshk është aq senzitive emocionalisht (po aq dhe fizikisht dhe psiqikisht), duhet të jeni e kujdesshme së çfarë influence i është ekspozuar fëmija juaj Peshk.

Umm'davud M (12 vite më parë)
Edashur moter Blerta . Fillimisht perpara se te filloj te diskutoj me ty lidhur me qeshtjen \"Predikim fetar\" dhe termin \"Shkence\",qe hasa gjat leximit te komentit tuaj , te pershendes me pershendetje islame Eselam Alejkum (Paqja e Allahut qoft mbi ty). Ne fillim dua qe te te tregoj qe qdo gje qe flas ,e them me maturi te plote dhe duke e ditur se Krijuesi i qiejve dhe i Tokes me shikon dhe kam frik ne qofse nje PRESJE e shkruaj per syefqasi . Asesi ..! . Allahu i madherua ne Kuranin famelart ka thene : “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte”. (El Alak, 1-5) Intelekti njerezor, vazhdimisht mundohet me qeshtjet e arsyeshmerise te ekzistences njerezore.Dhe njeriu si qenje njerezore me mendje te kthjellur duhet ta dij \"Ardhjen apo Arsyen e ardhjes ne kete bot\" , Allahu ne kurAn ka thene : \"Nuk i kam krijuar njerezit dhe gjinet per tjeter veqse te me adhurojn\". Studimet shkencore te ndjekura nga shkencetaret materialiste te paafte te shohin te verteten, sidomos ne dyqind vjetet e fundit, kane bere qe te shpenzohet mjaft kohe, te behen kerkime te kota dhe te derdhen miliona dollare. Si rrjedhim, feja e nxit shkencen duke e perdorur ate si nje mjet me te cilen te studiohen kompleksitetet e krijimeve të Zotit. Allahu te dasht Diturin e Hajrit . Me respekt Motra yte HUMEJRA
(12 vite më parë)
Ne fakultetin ne te cilin un jam e di shum mir se shkenca dhe feja jan shum shum shum te lidhura.Nuk jam ne nje fakultet te shkencave islame,por jam ne fakultetin pedagogjik dhe ne fakultetin e elektros -telekomunikacion.E ne baz te njohuris qe kam shkenca dhe feja jan shum te lidhura duke u bazuar ne faktet e shkences te cilat jan zbuluar tash koheve te fundit e gjera te cilat para 1400 vitesh jan ne Kuran.kemi shembuj te ndryshem per kete si Zbulimi i ri shkencor vërteton se truri i njeriut nuk arrin zhvillimin e plotë para moshës dyzetvjeçare, gjë në të cilën ka aluduar Kur’ani para më shumë se 14 shekuj.MEgjithate ka shum e shum shembuj per kete qe shkenca dhe feja jane te lidhura.Sepse feja nuk ehste veq e hoxhallarve por e te gjith njerezve. Sa i perket asaj qe ju Blerta Sh that se pse un kam hyr ketu ne ket web ka qen deshira per et mesuar diqka me shum rreth foshnjeve rreth qeshtjeve te gruas gje e cila eshte e nevojshme per qdo grua.Ndersa hyra ketu te horoskopi me qellimin qe te shoh komentet qe jan ba,e jo leximi i horoskopitsepse te them te drejten mu duk shum interesant e per tu quditur se si ne nje web te till kaq te shkelqyer mund te postohet diqka e till astrologjia per femij.Un mundohem te praktikoj ate qe them e keshilloj dike sepse po te mos e bej diqka te till ateher fjalet pa praktik jan te kota.E ketu ne komentet qe pash un nuk jam e vetmja qe e kundershtoj astrologjin.Me respekt BEsa
Blerta SH (12 vite më parë)
Komenti juaj: besa1 (4 javë më parë) Ashtu siç është e ndaluar astrologjia është e ndaluar edhe shkuarja te astrologu, dëgjimi i thënjieve të tij, blerja e librave të astrologjisë ose leximi i horoskopit janë të ndaluara. Besa eshte e vertete qe nuk kam njohuri fetare, kam njohuri shkencore dhe i besoj shkences shume.... Meqenese ju keni shkruar qe eshte e ndaluar astrologjia dhe leximi i horoskopit ... nese heren e pare keni rastisur te horoskopi kjo e dyta dmth komenti i dyte qe keni bere eshte edhe hera e dyte qe keni lexuar astrologjine prape - nese eshte e ndaluar dhe ju jeni kaq besimtare atehere pse keni hyre prap te astrologjia nuk po e kuptoj!!! Kjo i bjen qe po na jep predikime te fese edhe pse vete po bjen ne kundershtim me fjalet qe i the dhe veprimin qe po i ben!! Pikirisht per lirine e fjales dhe te veprimit e kemi fjalen pasi qe une nuk dua ne nje web per bebe te shoh te flitet per fe dhe aq me pak te kritikohet nje web kaq i mrekullueshem se pse paska astrologji - horoskop ketu - prap po te them eshte sipas deshires - ai qe e beson e lexon - ai qe mendon qe eshte i ndaluar nuk e kuptoj cfare don ketu e aq me pak te lere dhe komente!
(12 vite më parë)
Shifet se ju spaskeni aspak nnjohuri fetare. Cili predikim fetar thot se nuk mund te hyhet ne internet per te fitur njohuri te duhura.Nese paska nje predikim te till fetar ateher me tregoni ta mesoj edhe un se aq sa paskam lexuar spaskam hasur ne te.Apo ndoshta kete e predikon mendja juaj. Ke kujdes ne menyren e shprehjes sepse te gjith e njohim nje gje liri e shprehjes.liri e besimit.Cila do fe predikon per te miren dhe largimi nga e keqja . e nese ju paskeni hasur ne ato mendime se feja te largon nga realiteti shum gabim e ke sepse per te larguar nga realiteti te largon mu kjo astrologjia. Prap ju them mendoni qte doni, por obligim i qdo njeri u eshte te keshilloj per te mir dhe te ndaloj te keqen.
Blerta Sh (12 vite më parë)
Hajt se sipas juve eshte gjynah gjithqka edhe ne internet me hi!!! Astrologji eshte kjo - kush te do e beson kush jo keshtu qe mos u lodhni me na jap predikime te fese ketu - mbani per vete! Nuk jemi te interesuar ti ndegjojme! Pasi qenkeni kaq fetare pse keni hyr per ti lexuar paskeni bere gjynah edhe ju! NCNCNC.
(12 vite më parë)
Ashtu siç është e ndaluar astrologjia është e ndaluar edhe shkuarja te astrologu, dëgjimi i thënjieve të tij, blerja e librave të astrologjisë ose leximi i horoskopit janë të ndaluara. Për shkak se astrologjia është përdorur më shum për parashikim e të ardhmes, ata që e praktikojnë atë ata pra quhen falltorë. “ Namazi i kujtdo që i afrohet një falltori dhe pyet atë për ndonjë gjë, nuk do t’i pranohet për 40 ditë dhe netë.” Kjo është një formë shirku(adhurim te diqkaje tjeter pos Zotit), sepse All-llahu në Kur’anin e famshëm ka thënë: “Çelësat e fshehtësisë janë vetem tek Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush veç Tij...” (6:59) Pra i këshilloj që të pendohen sinqerisht tek Allahu pasiqë All-llahu falë shumë është Mëshirues i Madh. ”E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshires. (El Maide: 74)
Edina Kodra (13 vite më parë)
Lutem qe kjo faqe te na jepe me shume njohuri e keshilla rreth asaj per qfar eshte ekrijume dhe lutem qe keso budallalleke si \"Horroskopi\" te mos shfaqen.
Temja (13 vite më parë)
Jo te verteta aspak.. gjynah i madh bile sene palidhje me besu se keta qe jane te lindur me shenje te dashit apo shenja tjera kane prirje te jene viktime e aksidenteve ky far seni qe jau ka shti shejtani ne koke e jau ka mshel syte e i besojne Allahu ju udhezofte.
Tina (13 vite më parë)
shume te verteta, mos i lexoni kur nuk i besoni
Teuta Murati (13 vite më parë)
Me shume se genjeshtra! Gjynah te besohen!
Temja (13 vite më parë)
këto jan GENJESHTRAA

/komuniteti