Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Frymëmarrjet e para të fëmijës

Porsa del në jetë dhe shkëputet nga organizmi i nënës i porsalinduri fillon të qajë, të bërtasë me forcë. Kjo është shenja më e mirë që flet për gjallërimin e foshnjes. Nëse pas lindjes foshnja nuk qan do të thotë që ka pengesa në rrugët e frymëmarrjes. Në këtë rast kemi të bëjmë me asfiksi os anoksi. Ato janë nga më të ndryshmet. Më shpesh është prezente në ato raste kur fëmija ka thithur mukus, gjak ose lëngje të tjera gjatë kalimit nëpër rrugët e lindjes. Më rrallë asfiksinë e shohim kur fëmija është dëmtuar ose goditur në tru, kur kërthiza është lidhur rreth qafës ose kur mushkëritë dhe zemra nuk kanë zhvillim normal. Fëmija me asfiksi nuk bërtet, nuk merr frymë, ose merr frymë në mënyrë të çrregullt dhe të kufizuar. Ai duket i nxirë ose i zbehtë në fytyrë ose në pjesët e tjera të trupit. Asfiksia e zgjatur, me ngjyrë të zbehtë të lëkurës dhe pa lëvizje të gjallë shpesh përfundon në vdekje ose në dëmtime të rënda të foshnjes.

Si veprohet?

Futet një tub gome(aspirator) në gojë, deri tek gryka dhe thithen lëngjet që mund të kenë mbetur në rrugët e frymëmarrjes. Kur lëngjet kanë kaluar poshtë bëhet e nevojshme futja e një tubi më të hollë. Pasi lirohen rrugët e frymëmarrjes dhe fëmija reagon, pompohet ajër me një aparat të veçantë në mushkëritë e foshnjes. Të gjitha këto veprime bëhen duke mbajtur trupin e foshnjes të pjerrët, me kokën më poshtë se trupi.

Kërthiza

Menjëhrë pas lindjes bëhet lidhja dhe prerja e kërthizës. Ky veprim bëhet sapo kanë pushuar rrahjet e saj. Cungu i kërthizës së prerë lyhet me alkool dhe 1% jod. Më pas ngrihet lart për t’u fiksuar që të mos lëvizë. Kërthiza nëse është e lagur ose e ndotur duhet mjekuar.

Kur bie kërthiza?

Cungu i kërthizës thahet pak e nga pak dhe shkëputet vetë 5-10 ditë pas lindjes. Tek unaza e kërthizës mbetet një plagë e vogël që shërohet me kalimin e kohës. Deri sa të shërohet ajo duhet trajtuar me alkool dhe pudra. Nuk këshillohet të laget vendi i kërthizës pa u shkëputur.

Kujdes

Cungu i kërthizës si dhe plaga që mbetet kur ajo bie, janë rrugë nga mund të kalojnë lehtë infeksionet në trupin e fëmijës. Është gabim trajtimi i kërthizës me lëndë të papërshtatshme. Kur cungu i kërthizës mbetet i lagësht duhet bërë kujdes. Nga kërthiza mund të ketë edhe rrjedhje hemorragjie. Ndodh që pas rënies së cungut të kërthizës, në plagën e vogel që ka mbetur hapur, formohet një ngritje e vogël, e skuqur si mish i huaj që merr trajtën e kërpudhës.Në këtë rast kemi të bëjmë me granulomen ose me kërpudhën e kërthizës e cila mjekohet me nitrat argjendi. Në raste të avançuara infeksionesh, foshnja trajtohet me antibiotikë./wordpress/bebaime.com/

Begja Kosova (12 vite më parë)
nje rast te till e kam une tani me kerthiz me granulomen ku i ka mbetur jasht kerthiza me than ca mjek duhet lidhur edhe nje her por nuk veprova ashtu me udhzoj nje pediater shum i mir qe te veproj me ket terapi me nitrat argjenti 2 perqin por smunda ta gjej jam duke perdorur vetem jod ka fillute permirsohet ngapak

/komuniteti