Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Konjuktiviti neonatal

Konjuktiviti neonatal

 Konjuktiviti neonatal (KN) ose optalmia e të porsalindurit përcaktohet si konjuktivit me rrjedhje nga syri, që zgjat gjatë 28 ditëve të para të jetës. Infeksioni zakonisht fillon gjatë shtatzënisë ose gjatë lindjes nëpërmjet kanalit të infektuar të lindjes.

Shkaqet e konjuktivitit neonatal

Shkaqet më serioze të KN-së janë:

- IAR-të dhe IST-të e shkaktuara nga organizma të tillë si: neiseria gonorreja, klamidia trakomatike.

- Nga bakteriet piogene si: stafilokoku aureus, streptokoku pneumonia, hemofilus spp.

- Bakteriet gram negative të marra nga infeksionet spitalore.

Shenjat e sindromës të konjuktivitit neonatal

Shenjat varen nga organizmat si neiseria gonorreja, klamidia trakomatike apo nga infeksionet e tjera bakteriale të marra gjatë ose pas lindjes. Sëmundja përcaktohet pavarësisht nga shkaku etiologjik, mjafton që shenjat tek i porsalinduri të jenë:

- Rrjedhje purulente konjuktivale

- Fryrje e kapakëve të syve. Sy të mbyllur që nuk hapen dot.

- Mund të jenë unilateral ose bilaterale.

Komplikacionet

- Ulçeracione të kornesë që zakonisht avancojnë deri në çarrje të syrit dhe humbje të shikimit.

- Tek infeksioni gonokoksik, jashtë syrit manifestohen edhe shenja si artriti, septicemia, etj.

- Tek infeksioni klamidial, jashtë syrit manifestohen edhe shenja si pneumonia, otiti i veshit të mesëm, etj.

Parandalimi i konjuktivitit neonatal

- Të gjitha gratë përpara lindjes duhet të ekzaminohen për cervicit dhe kur shenjat nuk janë të pranishme. Kur cerviciti është i konfirmuar, trajtimi bëhet njëkohësisht tek të dy partnerët.

- Menjëherë pas lindjes pastrohet fytyra e bebit dhe sytë me pambuk të thatë steril, përpara se fëmija të hapë sytë.

- Hapen sytë e fëmijës duke pastruar ngadalë kapakun e sipërm dhe atë të poshtëm.

- Aplikohet 1 % tetraciklinë pomadë, në çdo sakus inferior konjuktival.

Rekomandime

Gjatë vizitës së parë neonati duhet të trajtohet për gonorreja, kur prindërit janë me infeksion të gonorresë ose klamidias. Kur shenjat vazhdojnë, vazhdohet të trajtohet për klamidien derisa të bëhet vizita tjetër.

Referimi

Kur shenjat keqsohen ose nuk kalojnë edhe pas trajtimit me antibiotikë, atëherë neonati referohet në një qendër shëndetsore më të specializuar.

Menaxhimi i konjuktivit neonatal

Strategjia mjekësore për të konfirmuar konjuktivin neonatal paraqitet si më poshtë:

Merret anamneza:

- Anamneza e nënës.

- Merret informacion nëse partneri ka shenja të IAR-ve ose IST-ve.

Vlerësohet ekzaminimi fizik:

Vëzhgohen sytë e të porsalindurit për rrjedhje purulente: hapen kapakët e syrit ose shtypen pak për të parë pus ose qelb që mund të jetë mbrenda tyre.

Skema e menaxhimit të konjuktivit neonatal

Neonati paraqet rrjedhje purulente nga syri:

- Trajtohet neonati sikur shkaku i komplikaconit është gonorreja

- Trajtohen prindërit për gonorreja dhe klamidia

- Jepen mesazhe edukimi shëndetsorë për prindërit

Pas tre ditëve, kur shenjat vazhdojnë:

- Trajtohet neonati sikur shkaku i komplikacionit është klamidia

- Jepen mesazhe edukimi shëndetsorë për prindërit

Pas një jave, a ka përmirësim?

Nëse po:

- Kompletohet trajtimi

- Jepen mesazhe edukimi shëndetsorë

Nëse jo:

- Referohet në një qendër shëndetsore më të specializuar/bebaime.com/

 

MD Mimoza Keta

/komuniteti