Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Testoni dëgjimin e foshnjes tuaj sot, që të gëzoni fjalët e tij të ëmbla gjithë jetën! Këshillat nga mjekët pediatër në Spitalin Amerikan

Diagnostikimi i hershëm, vendosja e protezave dëgjimore, fillimi i hershëm i terapisë së të folurit dhe edukimi specifik janë çelësi i suksesit për të maksimizuar të dëgjuarit dhe të folurit tek një fëmijë me humbje të dëgjimit.

A e dini se:

• Shurdhësia tek të vegjëlit është anomalia më e shpeshtë e lindur në fëmijë.

• Mesatarisht në çdo 1000 fëmijë të sapolindur, 1-3 janë plotësisht të shurdhër, ndërsa shumë të tjerë lindin me shkallë më të lehta të shurdhësisë apo pësojnë dëmtime në dëgjim gjatë viteve të para të fëmijërisë.

• Prevalenca e këtyre çrregullimeve rritet deri në 10-20 herë tek të sapolindurit e shtruar në pavionin e hematologjisë dhe tek foshnjat me faktorë të tjerë risku.

• Defiçiti dëgjimor i pa identifikuar në kohë, ka pasoja të rënda për zhvillimin e trurit, aftësive gjuhësore, komunikuese dhe socializimin e fëmijës.

• Diagnostikimi sa më i hershëm i shurdhësisë është shumë i rëndësishëm për fillimin e ndërhyrjeve terapeutike dhe reduktimin e handikapit.

• Fëmija i diagnostikuar dhe i pajisur me proteza dëgjimore brenda moshës 6 muajsh, mund të arrijë deri në rekuperimin total të dëgjueshmërisë dhe zhvillimin normal.

• Terapia logopedike afatgjatë, së bashku me kontrrollet e rregullta të aparateve dëgjimore janë trajtimi i domosdoshëm për arritjen e suksesit.

 

Përse duhet testuar dëgjueshmëria

Për një fëmijë, të dëgjuarit dhe të folurit janë mjete thelbësore për të mësuar, për të luajtur dhe për të zhvilluar aftësi sociale, ndaj protezimi apo pajisja sa më shpejt me aparatet dëgjimore është esenciale. Fëmijët mësojnë duke imituar tingujt që dëgjojnë. Nëse ata kanë humbje të dëgjimit që nuk diagnostikohet apo trajtohet në kohë, ata humbasin gjuhën që flitet rreth tyre dhe komunikimin me njerëzit që i rrethojnë. Kjo mund të çojë në vonesa apo mos zhvillim të gjuhës së folur, si dhe probleme sociale, ndonjëherë edhe në probleme intelektuale dhe akademike të mëvonshme

 

Faktorët e riskut për shurdhësi janë:

• Defekti gjenetik i conesinës 26

• Histori familjare për shurdhësi

• Infeksione të shtatzënisë si cytomegalovirus, herpes zoster, rubella, syphilis, toxoplasmosis

• Përdorimi i medikamenteve ototoksike gjatë shtazënisë

• Hiperbilirubiemia

• Fëmijët që trajtohen me ventilim mekanik mbi 5 ditë

• Anomali kranio-faciale

• Papajtueshmëria e Rhezusit apo grupeve të gjakut ABO

• Fëmijë të lindur me peshë të vogël dhe parakohe

• Traumat e kokës gjatë lindjes etj.

 

Çfarë duhet të dini rreth mënyrës së testimit:

• Testi i nivelit të parë (TOEA) kryhet gjatë dy ditëve të para të lindjes. Tek çdo fëmijë i lindur testi është totalisht i sigurt, i padhimbshëm dhe pa asnjë risk për foshnjën.

• Kryerja e testit kërkon që ambjenti dhe fëmija të jenë të qetë.

• Mjaftojnë pak minuta për ta kryer. Personeli infermieror që e kryen këtë test është i trajnuar dhe me eksperiencë.

• Në pjesën e jashtme të veshit të bebes, futet një sondë e vogël me kapuç, e cila prodhon tinguj që kur veshi funksionon në mënyrë perfekte, ai vetë prodhon një sinjal që konfirmon dëgjimin dhe kjo regjistrohet në një kompjuter të vogël.

• Në momentin e daljes nga materniteti, mjeku ose infermierja e fëmijës komunikojnë rezultatin e testit.

Diagnostikimi i hershëm, vendosja e protezave dëgjimore, fillimi i hershëm i terapisë së të folurit dhe edukimi specifik janë çelësi i suksesit për të maksimizuar të dëgjuarit dhe të folurit tek një fëmijë me humbje të dëgjimit.

Përse disa fëmijë kanë nevojë për një test të dytë konfirmues:

• Për të gjitha foshnjat që kanë rezultat të dyshimtë apo rezultojnë “FAIL” dhe për ata me faktor risku për problem të dëgjueshmërisë, kryhet testimi i dytë me anë të aplikimit të ABR (potencialeve të evokuara).

• Ky ekzaminim është vendimtar për diagnozën e shurdhësisë dhe duhet të kryhet dy herë brenda moshës 3 - 6 muajsh

• Ekzaminimi kryhet në departamentin e ORL-së, pranë Spitalit Amerikan. Ky ekzaminim, i cili zgjat disa minuta nuk është i dhimbshëm dhe i bezdisshëm, por duhet të kryhet ndërsa fëmija është në gjumë të plotë.

• Fëmijët që rezultojnë me dëmtim të dyanshëm të dëgjimit, duhet të protezohen me aparate dëgjimore dhe të kryejnë kontrolle periodike të funksionit dëgjues dhe të progreseve të arritura me terapinë rehabilituese logopedike.

 

Spitali Amerikan

* Artikull i sponsorizuar nga Spitali Amerikan