Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Intime

A është marrëdhënia juaj abuzuese?

Ju jeni të abuzuar nëse marrëdhënia juaj përmban këto elemente: 

Partneri juaj ju izolon nga familja dhe shokët 

Sjelljet abuzuese janë kontrolluese. Partneri abuzues do t’ju urdhërojë se me kë mund të shiheni dhe t’ ju largojë nga njerëzit që ju doni. 

Partneri ju kontrollon çdo minutë 

Nëse partneri juaj ju thërret shpesh ai mund të jetë i kujdesshëm, mirëpo nëse ai do të dije çfarë bëni, ku jeni, me kë jeni, ç’do minutë atëherë kjo konsiderohet sjellje abuzuese.

Partneri ju bën presion 

Partneri abuziv bën presion që të bëni gjëra që ju nuk do t’i bëni me dëshirë. 

Partneri kritikon çdo gjë që ju bëni 

Duke ju vënë poshtë, duke ju bërë të ndiheni të pavlefshme, e thyer, e kërcënuar, madje dhe e frikësuar, keqtrajtuesi mundohet t’ju tregojë se ai është në krye. Nëse parteri ju thotë çdo ditë që jeni e pavlerë ju do të filloni ta besoni atë. 

Partneri juaj ju turpëron 

Nuk është e drejtë që partneri juaj t’ju ofendojë dhe shajë, as kur jeni vetëm e as para miqve dhe familjes. Nëse ndodh kështu atëherë kjo është pjesë e idesë së tij të sëmurë që ai të vendosë se si ju ndiheni dhe si ndihen të tjerët për ju duke ju ulur poshtë. 

Ai injoron ndjenjat tuaja 

Nëse një person ju dashuron ai do të kujdeset për mënyrën se si ju ndiheni. Edhe nëse ai nuk pajtohet me mendimin tënd ati do t’i interesoje kur të shohë të lënduar. 

Ai ju fajëson juve për veprat e tij 

Fajësimi është shenja e parë e marrëdhënies abuzive. Ai do t’ju fajësojë ju për secilin dështim dhe ç`do ndjenjë të keqe që ai përjeton, edhe nëse nuk është e lidhur aspak me ju.

Ai nuk ndryshon 

Nëse dikush ju lëndon pa dashje do të kërkojë falje. Por nëse dikush ju lëndon dhe vazhdimisht ju bën që ju të ndiheni fajtore atëherë ju jeni duke u abuzuar nga ai njeri.

 

Burimi: kosovalive360