Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Intime

Dashuri pa grindje

13.01.2015 - Ja disa këshilla që ju ndihmojnë të ndaloni grindjet në lidhjen tuaj me partnerin:

 

Mos e përmendni të kaluarën

Ky është një hap i rëndësishëm që duhet ta mbani në mend. Nëse ajo që ju brengos është një ngjarje që ka ndodhur në të kaluarën, mundohuni të mos e përmendni gjatë kohës kur ai nuk ndihet mirë, sepse kjo vetëm do të shkaktojë grindje të panevojshme.

 

Mos i lini gjërat të pazgjidhura

Ndonjëherë është shumë e vështirë të arrini një marrëveshje, por më besoni nëse shkoni në shtrat të zemëruar, nuk do të zgjidhni asgjë. Sa herë të hapet një diskutim, zgjidheni atë dhe mos e përsërisni të njëjtën temë asnjëherë.

 

Mësoni ta pranoni njëri-tjetrin

Çdokush në botë ka anën e vet negative, të mirat dhe të metat. Ju duhet të mësoni ta pranoni njëri-tjetrin ashtu si jeni, sepse nëse kërkoni diçka të pamundur të ndryshojë, atëherë vetëm do të nxisni debate dhe grindje të reja. Mos u ankoni për ato që nuk mund të renë aq të rëndësishme.

 

Mbani në mend gjërat e rëndësishme

Mos u përfshini nga zemërimi i momentit, duke harruar atë më të rëndësishmen – lidhjen tuaj. Ju jeni me njëri-tjetrin dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Është normale të grindeni nganjëherë, por është më mirë të lëndoni egon, duke përfunduar diskutimin sesa të mbaroni lidhjen për gjëra të vogla.