Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Intime

Doni të jeni të lumtur në jetën tuaj në çift?

Ndarja e përgjegjësive të kujdesit prindëror ndaj fëmijëve i bën çiftet më të lumtur dhe me jetë më të mirë seksuale, të paktën kështu sugjeron një studim i amerikanëve, ku janë përfshirë 487 familje. 

Prindërit, të cilët ndajnë mes tyre detyrat dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve në mënyrë të barabartë paraqesin më shumë shenja kënaqësie, qoftë seksuale ashtu edhe emocionale. E kundërta ndodh te çiftet ku gruaja bën shumicën apo gjithçka në lidhje me përkujdesjen e fëmijëve, ku si burrat ashtu edhe gratë raportohen më pak të kënaqura. 

E megjithatë, studiuesit thonë se kur burrat janë ata që marrin më shumë përgjegjësi ndaj fëmijëve, nuk është i njëjti impakt siç ndodh kur diçka të tillë e bëjnë gratë. Rezultatet janë marrë nga një studim i quajtur “Studimi i lidhjeve martesore 2006”, i cili fokusohej mbi rastet e martesave apo bashkëjetesave mes çifteve heteroseksuale. 

Të dhënat e tij, që u prezantuan gjatë një takimi të Shoqatës së Sociologëve Amerikanë (ASA), tregojnë se çiftet, ku gratë ndërmarrin mbi 60 për qind të detyrave të kujdestarisë ndaj fëmijëve - konkretisht në aspekte si vendimmarrja dhe përcaktimi i rregullave, lëvdatat apo të luajturit me ta, - paraqet gjendjen më të zymtë të kënaqësisë dhe konflikteve në dhjetëra marrëdhënie në çift, ashtu sikurse partnerët janë më pak të lumtur mbi kualitetin e jetës seksuale të tyre. 

Kreu i këtij studimi, Daniel Carlson, një profesor asistent i Sociologjisë në Universitetin shtetëror të Georgias, tha se “një prej gjetjeve më të rëndësishme është se, e vetmja marrëveshje mbi kujdestarinë prindërore që shfaqet më problematike për kualitetin e marrëdhënies dhe jetës seksuale mes një çifti, është rasti kur gruaja bën më shumë sesa bashkëshorti për fëmijët”. 

Ekipi studiues thotë se, baballarët mund të marrin kur të duan më shumë përgjegjësi ndaj fëmijëve, pasi kjo nuk ndikon aspak negativisht në kualitetin e marrëdhënies në çift.

 

/ Top Channel

/komuniteti