Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Intime

Katër mënyra për ta përmirësuar lidhjen tonë kur bëhet e mërzitshme

20.04.2016 - Pavarësisht se një çift duhet shumë, jo rrallëherë ndodhë që lidhja të kthehet në një gjë të mërzitshme, ku nuk ke ku të shkosh, çfarë të bësh etj.

 

Zbuloni përvoja të reja së bashku

Sigurohuni që jeni duke kaluar kohë bashkë, që flisni me njëri-tjetrin dhe që i bëni gjërat e njëjta.

Mos shkoni me një restaurant vetëm për të ngrënë një darkë të shpejtë dhe për tu kthyer në shtëpi, por gjithmonë gjeni diçka të re dhe të kënaqshme për ta bërë që të dy.

 

Pranojeni fajin tuaj

Nëse fjaloseni me partnerin tuaj, mbajeni mendjen e hapur dhe gjithmonë pranojeni se faji qëndron te ju, transmeton Telegrafi.

Nëse mendoni se asnjëherë nuk do të jeni gabim, atëherë gjithmonë do të ketë konflikt mes juve dyve. Sipas disa studimeve, çiftet që e mbrojnë vetën dhe gjithmonë fjalosen me njëri-tjetrin, kanë përqindje të lartë të divorcit dhe nuk janë të lumtur.

 

Shoqërohuni me shokë tjerë dhe me çifte tjera

Shoqërohuni dhe kontaktoni me njerëz tjerë, gjithashtu edhe me çifte tjera, pasi që nëse i shihni të tjerët si sillen me njëri-tjetrin, mund të rifitoni pasionin me partnerin tuaj.

 

Mos e lëni anash intimitetin

Shumica e lidhjeve stagnojnë pasi që kanë mungesë intimiteti, prandaj është mirë që herë pas here të keni marrëdhënie dhe të ndjeheni të lumtur me trupin e njëri-tjetrit.

Burimi: Telegrafi

/komuniteti