Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Intime

Këshilla për një lidhje të lumtur

03.11.2014 - Ja çfarë duhet të dini që të krijoni një lidhje të lumtur me partnerin tuaj.

Këto këshilla do t’ju ndihmojnë jashtëzakonisht shumë:

1. Jini të pavarur para se të hyni në një lidhje. Është shumë më mirë kur dy njerëz duan njëri-tjetrin se sa kur kanë nevojë për njëri-tjetrin.

2. Mos e dënoni partnerin për gabimet e ish-partnerit tuaj.

3. Besojini partnerit nëse nuk keni arsye për ta akuzuar.

4. Mos mbani fshehtësi me partnerin.

5. Në qoftë se nuk e dashuroni atë tmerrësisht, nuk e dashuroni mjaftueshëm.

6. Mos i dëgjoni komentet e njerëzve të tjerë. Bëjini rregullat e juaja në lidhje.

7. Çmoni gjërat e vogla.

 

Këshilla për një lidhje të lumtur

 

8. Flisni me të për problemet, jo për miqtë dhe familjet.

9. Pranojeni kur gaboni dhe mos heshtni kur keni të drejtë.

10. Bëhuni të durueshëm.

11. Xhelozia është shpenzim i kohës dhe energjisë.

12. Mos e lini të kaluarën t’ju ndikojë në të ardhmen.

13. Kujdesuni që çdoherë të dukeni bukur.

14. Zgjidhini problemet sa më shpejtë së bashku.

15. Flisni me partnerin si me dikë që e dashuroni edhe në ato kohë kur jeni me nerva.

Burimi: kosovalive360

/komuniteti