Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Intime

Si t`i mbijetoni kohët e vështira në lidhje?

29.01.2016 - Pa marrë parasysh se sa ju doni njëri tjetrin rë gjitha qiftet kalojnë nëpër kohë të vështira. Që ato të mos dëmtojnë lidhjen tuaj, ndiqni këto këshilla

 

Ushqejuni çdo ditë me një moment intimiteti

Sipas një studimi të fundit, puthja e natës së mirë është një zakon në rënie! Ndaj, kthejeni trendin, mos lini që dita të mbyllet pa asnjë sqarim pas grindjeve, një përkëdhelje ose një buzëqeshje që del nga zemra: vetëm kur nuk do të ketë më kohë, do ta kuptoni se si mund t’i përdornit më mirë disa momente të shpërdoruara. Prekja e lëkurës së tij/saj, shikimet, lënia e një letre në xhep me një mendim për një ditë të mbarë, janë surpriza të vogla që i japin entuziazëm ekzistencës së dashurisë.

 

Dëgjoni veten dhe me të njëjtën ndjeshmëri dëgjoni tjetrin

Vazhdimisht e ngatërrojmë dëgjimin me ndjenjën; në thelb, dëgjimi është një veprim që del nga zemra dhe na përfshin tërësisht. Me ritmin frenetik të jetës së sotme, ka pak momente për t’i ndarë bashkë me njerëzit që duam: përdorini mirë momentet. Në fund të ditës, kur të ndodheni të dy në shtëpi, fikni telefonat. Mos harroni t’i bëni pyetje njëri-tjetrit se si i ka shkuar dita dhe mundohuni që çdo ditë të shpikni një aktivitet për ta bërë së bashku: gatuani, shihni një film, bëni një kurs ose lexoni pranë njëri-tjetrit.

 

Jo domosdoshmërish ide të njëjta

Të dashurosh do të thotë të qëndrosh me tjetrin me ndershmëri dhe dëshirë të vërtetë për të qenë prezent. Nëse ndonjëherë mund të gjendeni përpara situatës “Nuk jam dakord”, mirë se të vijë, sepse kjo sjellje do t’ju pasurojë me pikëpamje të tjera. Mos harroni t’i shtoni frazës së parë këtë në vijim: “Do të mbështes në këtë gjë, nëse beson”. Askush nuk ka nevojë për dikë që t’i drejtojë gishtin kundër gabimeve të tij; ajo që bën diferencën është një partner/partnere që nuk do t’ua lëshojë kurrë dorën në asnjë situatë.

Burimi: kosovalive360

/komuniteti