Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ecja në gjumë tek fëmijët (somnabulizmi)


Gjendja e ecjes në gjumë është shumë e shpeshtë tek vogëlushët dhe nuk është shenjë e ndonjë problemi psikologjik apo emocional

Fëmija në fazën e ecjes në gjumë nuk është absolutisht i vetëdijshëm për sjelljen e tij, për këtë duhet të jeni shumë të kujdesshëm gjatë komunikimit me të.

Nëse hasni në fëmijën tuaj duke ecur në gjumë, mos e zgjoni sepse mund ta trembni. Vendosmërisht, por butë kthejeni atë në krevat, qetë, duke e bindur që po qëndroni afër tij. Fëmija në periudhën e ecjes në gjumë është shumë e shpeshtë tek vogëlushët dhe nuk është shenjë e ndonjë problemi prikologjik apo emocional. Kjo zakonisht ndodh në gjumë të thellë, dhe atë në fazën e tretë apo katërt të gjumit, kur është më së vështiri ta zgjoni. Edhe nëse zgjohet do të ndjehet i përgjumur dhe i disorientuar. Fëmijët në princip, më së shpeshti ecin në gjumë pas një apo dy ore pasi që flenë, dhe mund të ecin edhe për disa minuta, madje edhe gjer në 20.

Përse fëmijët ecin në gjumë, nuk ka përgjigje të saktë. Ekspertët mendojnë që kjo shkaktohet si çrregullim i përkohshëm i sistemit nervor në gjumë të thellë. Thuhet se kjo është trashëguese, zgjat zakonisht disa muaj apo vite, dhe atëherë zhduket spontanisht, pa kurrfarë terapie.

Sytë zakonisht janë të hapur dhe kanë shikim të qelqtë. Nuk shikon në të njejtën mënyrë si kur është zgjuar, shpesh mund të mendojë që është në ndonjë vend tjetër, sheh kafshë apo përbindësha. Flet paqartë, por kur e pyesni për diçka nuk përgjigjet, por vazhdon punën e tij.

Disa aktivitete, si qëndrimi ulur në skaj të krevatit apo kruarja e syve janë të parrezikshme, por ikja nga shtëpia, vozitja e biçikletës apo makinës janë shumë të rrezikshme. Ka edhe disa nga ato që nuk janë të këndshme si psh. urinimi në dollap apo në plehra.

Nëse e ka zakon të dalë nga shtëpia, atëherë prindërit duhet të ndërmarrin masa të caktuara në mënyrë që ta dëgjojnë atë, kur e fillon aventurën e tij. Zilja në dyer mund të jetë një ndihmesë si sinjal për zgjuarje dhe reagim për të mos dalë. Në disa situata, prindërit janë të detyruar që fëmijën që ecën natën ta mbajnë të mbyllur në dhomë, ndërsa dritaret ti sigurojnë që të mos hapen. Fëmija nuk duhet të flejë në krevatet me kat sipër, ndërsa afër krevatit nuk duhet patur objekte të mprehta apo të thyeshme. Nëse bëhet fjalë për adoleshentë, qelësat e makinës në mbrëmje mbajini në vende të sigurta. Interesante është që zakonisht këta fëmijë kthehen vetvetiu në krevat, duke mos e kuptuar se çfarë kanë bërë.

Ecja në gjumë apo somnabulizmi relativisht është i shpeshtë tek vogëlushët dhe nuk është shenjë e ndonjë problemi emocional apo psikologjik. Mund të zvogëlohet nëse fëmija para se të fle, pushon me muzikë të lehtë. E dobishme është edhe shkuarja më e hershme në krevat, kjo mund ta zvogëlojë lodhjen e tepërt e cila provokon ecjen në gjumë. Somnabulizmi zakonisht nuk është i rrezikshëm dhe zvogëlohet me afrimin e kohës së adoleshencës, kështu që tek të rriturit është i pranishëm vetëm në katër përqind të njerëzve.

Megjithatë, nëse prindërit vërejnë ndonjë gjë serioze tek fëmija tyre i cili ecën në gjumë, duhet kërkuar ndihmën e ekspertëve. Në këto raste, preferohet terapia e quajtur zgjimi sipas renditjes, me ndihmën e së cilës, ndërpritet cikli i gjumit, në mënyrë që të ndërpritet ecja në gjumë, por mund të udhëzoheni edhe me ndonjë ilaç, i cili përdoret tek ankthet e natës.

/komuniteti