Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ndërgjegje ekologjike që nga vegjëlia

Secila gjeneratë është përgjegjëse për bartjen e leksioneve për të ardhmen e botës dhe mbrojtjen e planetës për gjeneratat e ardhshme. Si prindër, të gjithë kemi nevojë ta bëjmë mjedisin tonë, botën tonë, një vend të bukur dhe të shëndetshëm për ne dhe për fëmijët tonë. Për këtë nuk egziston dhuratë më e bukur për fëmijët se sa krijimi i ndërgjegjes për atë se sa është natyra e rëndësishme për të gjithë ne dhe se si ajo ndikon në ruajtjen e mjedisit të shëndetshëm.

Asnjëherë nuk është shumë herët për leksionet e para për ekologjinë, nëse dëshironi që fëmijët ti mësoni të jenë të “gjelbër” dhe të kujdesen për botën në të cilën jetojnë sikurse personat e rritur. Gjërat të cilat duken si imtësira, mund të kenë ndikim të rëndësishëm në miratimin e qëndrimit për tërë familjen. Ja se si modelet e mira të sjelljes mund të miratohen dhe pa vetëdije, pa ndonjë përpjekje të posaçme të planifikimit.

Modeli 1: reduktimi konsumimit

Të gjithë fëmijët, të vegjëlit posaçërisht, kënaqen duke u larë dhe më së shpeshti mund të luajnë me orë të tëra në ujë, përderisa lëkura u bëhet e rrudhur. Rezistoni dëshirës për të zgjatur banjon edhe me një të mbushur me ujë, sepse për vogëlushin tuaj, kurrë nuk është kjo e mjaftueshme dhe shpjegojini se si një konsum i plotë i ujit është i mjaftueshëm. Duhet ti shpjegoni që të gjithë duhet ta ruajnë atë, në mënyrë që të gjithë njerëzit e planetit të jenë në gjendje ta përdorin atë. Edhe në qoftë se vogëlushi juaj nuk mund ta kuptojë mësimin për rëndësinë e ruajtjes së ujit, me sjellje të tilla, ju mbillni fara të të kuptuarit për periudhën e mëvonshme, kur fëmija mund ta miratojë këtë mësim.

Modeli 2: përdorimi i plotë i materialeve para se ti hedhim ato

A e hedh fëmija juaj një listë letrash të cilat i ka përdorur vetëm nga njëra anë dhe menjëherë e merr një letër të re? Tregojini që egziston një hapësirë e pastër në të cilën mund të vizatojë sa të dojë dhe kthejeni letrën në anën tjetër! Në këtë mënyrë të thjeshtë mund ta bëni fëmijën të kuptojë sa është e rëndësishme ti zvogëloni mbeturinat dhe të përdorni materialet në mënyrë të plotë.

Modeli 3: recikloni

Reciklimi i mbeturinave nga shtëpia ende nuk ka lulëzuar në vendin tonë, por edhe sepse mungojnë kontejnerët e mjaftueshëm për ndarjen e materialeve të veçanta për reciklim. Megjithatë, në pritje të rrethanave në të cilat riciklimi bëhet rutinë, mësoni fëmijën tuaj për të bërë grupimin e materialeve të ndryshme që mund të riciklohen dhe të përdoren përsëri. Shpjegojini fëmijës tuaj se në çfarë mënyre mund të reciklohen materialet siç janë letrat, plastika, xhami dhe alumini dhe se si kursehen burimet natyrore.

Modeli 4: edukim ekologjik

Shfrytëzoni rastin kur jeni në ndonjë shëtitje në natyrë, që ti shpjegoni fëmijës tuaj se përse është e rëndësishme të kujdesemi për planetin në të cilin jetojmë, ti ruajmë parqet dhe pyjet në mënyrë që të mund të kënaqemi ende në to. Gjatë vizitës në kopshtin zologjik apo kur lexoni ndonjë përrallë me dinosaurë, shpjegojini se si janë dëmtuar kafshët dhe llojet e bimëve dhe se si vie gjer tek ajo që disa nga ato të ngordhin. Edukimi ekologjik nuk duhet të jetë i projektuar posaçërisht vetëm gjatë shëtitjes në natyrë apo me kafshë, por leksionet e rëndësishme për ruajtjen e natyrës, mjedisit, resurseve, florës dhe faunës mund ti bëni edhe gjatë bisedave ditore familjare.

Kontrolloni nëse në vendin tuaj egziston ndonjë program, që i dedikohet edukimit dhe rritjes së ndërgjegjes ekologjike të përshtatur për fëmijë. Përfshierja e fëmijës tuaj në ndonjë nga grupet apo shoqatat e fëmijëve të cilat merren me “lëvizjen e gjelbër”, fëmija do të kënaqet në shoqërinë e moshatarëve dhe njëkohësisht do të fitojë shprehi të rëndësishme.

Fëmijët sot, përmes mediave masive si TV-ja apo interneti, mund të gjejnë materiale të ndryshme rreth këtyre temave të drejtuara ndërgjegjes për nevojat e planetit tonë dhe reciklimit, por e rëndësishme është që këto mesazhe ata ti marrin pikërisht nga shtëpia e tyre, që të mund ti ndjekin shembujt e prindërve, të motrave apo vëllezërve. Mundohuni që ta luani rolin tuaj në edukimin e gjeneratës, me ndërgjegje të plotë ekologjike – çkyçni dritën pasi dilni nga dhoma, paketoni ushqimin në kuti e cila përdoret shumë herë dhe jo me folie për një përdorim dhe atë jo vetëm kur ju shohin fëmijët, por bëjeni shprehi tuajën, nga e cila do të keni shumë dobi.