Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nëntë ilaçet të cilat nuk duhet ti jepni fëmiut tuaj

Fëmijët e vegjël janë më të ndjeshëm ndaj reagimeve të ilaçeve, për këtë për ti dhënë fëmiut tuaj një numër të madh ilaçesh, madje dhe ato bimore – është një gjë serioze.

Këtu kemi nëntë ilaçet të cilat nuk duhet ti jepen fëmiut gjatë moshës 12 – 24 muaj.

Aspirina

Asnjëherë mos i jepni aspirinë apo ndonjë ilaç i cili përmban aspirinë fëmiut apo kujtdo që është nën moshën 19 vjeçare. Nga konsumi aspirinës mund të shkaktohet ‘Rey’s syndrome’ – një sëmundje e rrallë por potencialisht fatale.

Mos mendoni që ilaçet të cilat blehen në barnatore nuk përmbajnë aspirinë. Aspirina ndonjëherë referohet me \"salicylate\" apo \"acetylsalicylic acid”. Lexoni përmbajtjen me kujdes dhe mund të pyetni mjekun apo farmacistin nëse nuk jeni të sigurtë në përmbajtjen e aspirinës në ilaç.

Për temperaturë apo ndonjë gjendje tjetër të fëmiut, mund ti jepni dozë të caktuar ibuprofeni apo acetaminofeni.

Numri i madh i ilaçeve ndaj kollës dhe të ftohurit

Akademia Amerikane e Pediatërve (AAP) këshillojnë kundër marrjes së OTC, ndaj kollës dhe ilaçeve të ftohurit për fëmijët. Studimet zbuluan se ato aktualisht nuk ndihmojnë në qetësimin e simptomeve të fëmiut në këtë moshë. Mund të jenë të dëmshme, sidomos nëse fëmiu gabimisht mund të ketë marrë më shumë se sa doza e rekomanduar.

Përkrah efekteve anësore siç mund të jenë pagjumësia, dhembje stomaku, puçrrat, fëmiu mund të përjetojë shpejtim të të rrahurave të zemrës, humbje të vetëdijes, dhe madje edhe mund të vie gjer tek vdekja.

Çdo vit, rreth 7.000 fëmijë nën moshën 11 vjeçare në U.S shtrihen në spital për trajtime nga pasojat e konsumit të tepërt të ilaçeve ndaj kollës apo ilaçeve ndaj të ftohurit.

Ilaçe kundër të përzierit

Mos i jepni fëmiut ilaçe kundër të përzierit (OTC) përderisa nuk ia rekomandon mjeku. Periudha e të vjellave është e shkurtë dhe fëmijët zakonisht i tejkalojnë pa nevojën e ndonjë ilaçi.

Ilaçet kundër të përzierit mund të shkaktojnë rrezik dhe komplikime të mundshme. (Nëse fëmiu juaj vjell dhe fillon të dehidrojë, kontaktoni mjekun për tu këshilluar.)

Ilaçe të rriturish

Dhënja e dozës së ilaçit të të rriturit, për fëmiun tuaj mund të jetë e rrezikshme. Nëse në tiketë nuk shkruan doza e përshtatshme për fëmijët, mos ia jepni atë ilaç fëmiut tuaj.

Çfarëdo ilaçi të përshkruar për dikë tjetër apo për ndonjë gjendje tjetër

Ilaçet e përshkruara për njerëz të tjerë, për të trajtuar ndonjë sëmundje, mund të jenë joefektive apo madje edhe të rrezikshme nëse i jepen fëmiut. Jepini vetëm ilaçe te cilat i janë përshkruar për gjendjen e tij.

Ilaçe me afat të skaduar

Hidhini tutje ilaçet me afat të skaduar. Apo largoni tutje edhe paketimet e ilaçeve me ngjyrë të zbehur nga koha apo të dëmtuara – më shkurt largoni gjithçka që ju duket e dyshimtë në shikim të parë. Ilaçi me afat të skaduar është joefektiv madje mund të jetë edhe i dëmshëm.

Mos i hedhni ilaçet e skaduara në toalet, sepse mund të kontaminohen nëntokë dhe mund të përfundojnë në furnizuesin e ujit të pijshëm.

Ekstra acetaminofen

Disa ilaçe përmbajnë acetaminofen për të ndihmuar në lehtësimin e temperaturës apo dhembjes, prandaj keni kujdes të mos i jepni dozë shtesë acetaminofeni fëmiut tuaj. Nëse nuk jeni të sigurtë se çfarë përmban ilaçi, mos i jepni acetaminofen apo ibuprofen derisa nuk iu rekomandon mjeku apo farmacisti.

Tableta që përtypen

Për shumicën e fëmijëve, tabletat që përtypen mund të shkaktojnë rrezik. Nëse doni të përdorni tableta që përtypen, së pari hapini apo thyejini, hidhini në lugë apo në ndonjë ushqim të butë, siç është jogurti apo lëngu i mollave. (Natyrisht, duhet të siguroheni që fëmiu të merr të tërë dozën që i nevojitet).

Bima kineze ma huang - Efedra apo Efedrin

Kurrë mos i jepni fëmiut bimën kineze ma huang, që njihet edhe si efedra apo efedrine. Tek të rriturit kjo bimë dekongjestive lidhet me shtypjen e lartë të gjakut, aritminë, krizat, dhe sulmet në zemër.

Konsultohuni me mjekun për ilaçet alternative para se ti jepni fëmiut prodhime bimore. Mjeku gjithmonë duhet të jetë në dijeni për ilaçet bimore që fëmiu konsumon para se ai ti përshkruan ndonjë ilaç.

Shumë ilaçe bimore janë të sigurta dhe të buta, por vetëm sepse janë natyrale dhe vijnë nga bimët, sdo të thotë që mund të jenë të sigurta për fëmiun tuaj. Prodhimet bimore mund të shkaktojnë reaksione alergjike, dëmtime të mëlçisë dhe shtypje të lartë të gjakut. Në doza të caktuara apo të kombinuara me ilaçe të gabuara, mund të jenë edhe fatale.

/komuniteti