Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Pastërtia e tepruar, sa është pastërti?

Sterilizimi

Ambienti steril nuk është i mirë për zhvillim të shëndetshëm të sistemit imunitar

Shoqëria në përgjithësi është çmendur plotësisht kur është në pyetje higjiena – sterilizojmë shtëpitë tona, gjërat dhe vetveten me prodhime të ndryshme anti-bakteriale të cilat premtojnë se do dezinfektojnë pluhurin si asnjëherë më parë.

Padyshim që në shekullin e kaluar kemi shkuar shumë larg për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet. Megjithatë, aq më shumë kemi kuptuar që ndoshta e kemi tepruar në luftën tonë kundër bakterieve.

Imuniteti

Duke iu falenderuar antitrupave të cilat kalojnë nga placenta e nënës kah foshnja, sistemi imunitar i foshnjes është aktiv edhe para se të lind ajo. Ky sistem imunitar mbron foshnjen dhe zhvillohet edhe pas lindjes.

Në vitet e para të jetës, foshnja në fakt edhe duhet ti ekspozohet një niveli të caktuar bakteriesh ashtu që sistemi imunitar të zhvillohet në mënyrë të shëndetshme.

Pa këtë ekspozim, organizmi nuk do të jetë në gjendje ti njoh qelizat të cilat e sulmojnë sistemin, prandaj edhe nuk mund të prodhojë antitrupa të cilat duhet të parandalojnë dëmtimet e trupit. Për këtë është e mundshme që përdorimi i tepruar i prodhimeve anti-bakteriale mund të ndikojë në zvogëlim të imunitetit.

Hipotezat rreth higjienës

Mendimet e sipër përmendura fillojnë me rritjen e alergjive të pranishme dhe me gjendjen autoimune si rezultat i ekspozimit të pamjaftueshëm ndaj balterieve, virusëve dhe papastërtive të tjera në vitet e para të jetës së fëmijës.

Pamjaftueshëm në atë masë që, sistemi imunitar thjesht nuk ka mësuar të dallojë materiet e dëmshme nga ato “të mira” dhe mandej trupi ynë reagon edhe kur nuk duhet.

Për këtë, shumë e më shumë fëmijë kanë astmë, temperaturë të lartë dhe alergji se sa më parë. Besohet që zvogëlimi i imunitetit është i lidhur edhe me rritjen autoimune të sëmundjeve, siç është diabeti, skleroza multiple dhe artriti në vitet e mëvonshme të jetës, sepse sistemi imunitar nuk ka punuar mjaft, dhe tani fillon dhe sulmon qelizat e veta.

Egzistojnë një sërë hulumtimesh të cilat e mbështesin këtë hipotezë. Hulumtimet janë bërë me fëmijët të cilët kanë më shumë motra dhe vëllezër, të cilët jetojnë në zona rurale, kanë kafshë shtëpiake në shtëpitë e tyre apo kalojnë një kohë më të gjatë me fëmijë të tjerë në vitet e para të jetës së tyre.

U përcaktua që këta fëmijë kanë numër më të vogël alergjish dhe anomalish në imunitet se sa fëmijët tjerë, gjë që vërteton idenë që ekspozimi ndaj bakterieve në vitet e para të jetës ndihmon në ndërtimin e sistemit imunitar i cili do të mbrojë trupin.

A është e nevojshme që të pastrojmë shtëpinë me detergjentë anti-bakterial?

Prodhimet anti-bakteriale janë bërë paraqitje normale nëpër shtëpitë tona, por do të ishte mirë edhe për ju edhe për fëmijët tuaj që të ktheheni tek prodhimet e vjetra “të rregullta”.

Mënyra më e mirë për tu mbrojtur do të ishte që të pastroni duart me sapun dhe ujë. E dyta, siç e përmendëm, ambienti i cili është shumë steril nuk është i mirë për zhvillim të shëndetshëm të sistemit imunitar.

Në fund, përdorimi i madh i prodhimeve anti-bakteriale mund të jetë arsye për rezistencën e madhe të organizmit në antibiotikë. Përse? Sepse, në vend që ti largoni bakteriet nga shtëpia, me përdorim të prodhimeve anti-bakteriale i shtyeni bakteriet të ndryshohen dhe bëhen rezistente në prodhimet të cilat i përdorni.

Ky është bërë një problem serioz, ashtu që Organizata Botërore e Shëndetsisë në vitin 2000 ka rekomanduar që prodhimet anti-bakteriale të mos përdoren çdo ditë.

Çfarë duhet bërë?

Kjo është një dilemë e madhe për prindërit. Dëshironi që fëmijët të rriten të shëndetshëm, atëherë mos i besoni reklamave të cilat ju thonë të mbytni secilën bakterie që mundeni. Kur është kjo në pyetje, mos u brengosni.

Këshilla më e mirë është që ti lejoni fëmijët të jenë fëmijë, të luajnë dhe të përlyhen, të luajnë me fëmijët tjerë, dhe ju të mos nevrikoseni nëse nuk janë 100 % të pastër gjatë tërë kohës.

Përderisa i keni mësuar fëmijët të pastrojnë duart pas përdorimit të toaletit dhe para ngrënjes, ata do të rriten me një sistem të shëndetshëm imunitar, edhe nëse nuk e keni dezinfektuar tërë shtëpinë!