Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Sa duhet të shikojë një fëmijë TV?

Të rriturit zakonisht nuk i kushtojnë vëmendje reklamave, përderisa fëmijët i “gëlltisin” me shikim!

A kemi nevojë ti ndalojmë fëmijëve të shikojnë TV? Vështirë, kur edhe ne vet jemi rritur duke e njohur botën përmes ekranit të vogël…

Për shumë prindër të rinj, bota pa TV do ishte e vështirë për t`u menduar. Hulumtimet kanë treguar që shikimi i TV-së nuk është i dëmshëm, madje mund të jetë edhe i dobishëm, por nëse dijmë që t`ia përcaktojmë drejtimin e duhur, të zgjedhim emisione të cilat do të jenë të dobishme për fëmijën dhe jo të dëmshme.

Çfarë programesh?

Duhet të dini që shikimi i TV-së ndikon në sjelljen e fëmijës dhe raportin që do ketë me mjedisin. Fëmijët nga emisionet e veçanta (me të drejtë) madje mund të përcaktojnë që edhe sjellja agresive është e justifikuar, dhe me anë të agresionit mund të vie më lehtë gjer tek gjërat që dëshiron.

Fëmijët parashkollorë shumë shpesh nuk mund të bëjnë dallimin në mes të fantazisë dhe reales. Dhe këtë me të vërtetë nuk mund ta mësojnë përmes programeve televizive, ku në të shumtën e rasteve, madje edhe në emisione fëmijësh, fantastika paraqitet si realitet. Sidomos edhe nëse kjo fantastikë është e lidhur me dhunën, (që është shumë rast i shpeshtë), atëherë kjo është një katastrofë e vërtetë.

Për këtë arsye asnjëherë mos e leni fëmijën vet para TV-së të shikojë gjithçka. Kaloni së paku 10 minuta me të, dhe nëse vëreni që programi nuk përshtatet me kriteret tuaja, mundohuni ta bëni të interesuar për ndonjë gjë tjetër. Por kjo nuk duhet të jetë sulmuese. Gabimi më i madh është çkyçja e TV-së dhe të prisni që fëmija juaj ta pranojë këtë me qetësi. Lëreni TV-në ndezur, ndërsa ju mundohuni t`ia tërheqni vëmendjen me ndonjë lojë, duke e orientuar të largohet nga hapësira ku gjendet TV. Tek pastaj çkyçeni TV-në.

Reklamat mund të jenë të rrezikshme

Të rriturit zakonisht nuk i kushtojnë vëmendje reklamave, përderisa fëmijët i “gëlltisin” me shikim! Si duket i tërheqin laramanitë, të shfaqurit e një gjëje e cila ishte e panjohur për ta, apo ndoshta të cilën dëshirojnë ta kenë. Shpesh, reklamat janë e vetmja gjë të cilën fëmijët e shikojnë me kënaqësi. Nëse nuk reagon, por vetëm argëtohet duke shikuar mesazhet propaganduese, lëreni. Megjithatë, nëse vëreni që dëshira e fëmijës sa shkon e rritet, nëse nuk është i/e kënaqur me kukullën apo makinën, por shpesh ju lut ti blini prodhime të ndryshme të cilat i ka parë gjatë reklamave, atëherë duhet ti zvogëloni shikimin e tyre.

Poashtu, nëse vëreni që papritmas lojërat e fëmijës tuaj kanë filluar të ndryshojnë, në të cilat përfshihet më shumë agresion, të jeni të sigurtë që ka patur ndikim TV-ja: fëmija fillon obsesionohet me heronjtë vizatimorë, të cilët mund ti arrijnë të gjitha, dhe natyrisht pastaj fëmija fillon e i imiton.

Po TV?

Së pari duhet të pyesni: çfarë mund të bëjë përveç të ndenjurit para TV-së? Në ditët e sotme, kur shumë punë të shtëpisë duhet ti bëjmë në nguti, ndoshta me të vërtetë zgjidhja e vetme është ta lëmë para ekranit televiziv. Atëherë e dijmë se çfarë po bën, nuk duhet të kujdesemi për të, dhe të arrijmë së paku të përfundojmë disa gjëra të tjera të shtëpisë. Megjithatë, nëse nuk ndani pak kohë, bëni të pamundurën që ta ndani nga kutia magjike.

Mundohuni ta përfshini në punët e shtëpisë për të ju ndihmuar, jepini detyra serioze të cilat në shtëpi i kryejnë prindërit. Kështu fëmija do ta kuptojë seriozitetin e situatës në mënyrë që të pritet prej tij diçka e rëndësishme – diçka e madhe. Por nëse nuk arrini ta preokuponi me lojëra e as me punë shtëpiake, nuk ju mbetet gjë tjetër përveç se ta fikni televizorin. Sado që të protestojë fëmija juaj, mos lëshoni pe. Sepse nëse lëshoni njëherë, të jeni të sigurtë që do ta shfrytezojë këtë çdo ditë.

Edukimi përmes TV-së

Nëse vlerësoni që programi për momentin është adekuat për fëmijën tuaj, qëndroni me të pranë ekranit televiziv. Komentoni ngjarje të caktuara, sjellje të heronjve, shpjegojini se përse është kështu në emision. Kështu mund ta mësoni fëmijën për gjërat të cilat nuk do të kishit mundësi t`ju tërheqni vëmendjen pa TV./bebaime.com/

/komuniteti