Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si ti mësoni fëmijët ti lidhin këpucët?

Ndërsa një fëmijë është duke u rritur, çdo ditë prindërit duhet të përballen me një sfidë të re, të trajnimit të fëmijës, për një gjë të re. Një nga sfidat me të cilat ballafaqohen prindërit, është mësimi i fëmijës për të lidhë këpucët. Fëmija do të përpiqet në mënyra të ndryshme për të lidhur lidhëset, por të mësuarit aktual për ti lidhur këpucët është një sfidë dhe vjen me moshën.

Kur ju mendoni se fëmija është i gatshëm për të mësuar diçka të pazakontë ose që nuk është rutinë, kjo është koha për të mësuar fëmijën. Kjo zakonisht është, kur fëmija është rreth pesë vjeç. Është konstantuar se, vajzat kanë tendencë të piqen më shpejtë dhe fillojnë të mësojnë gjërat më herët në krahasim me djemtë.

Sinjali i parë i tij, që ai është i gatshëm për të eksperimentuar me rroba dhe këpucë, do të jetë kur ai do të përpiqet për të veshur çorapet dhe për të vënë këmbët në këpucë. Merrni këtë mundësi për të filluar trajnimin dhe për të ndihmuar fëmijën, sa më shumë që të jetë e mundur, mos e injoroni. Nëse fëmija është duke u përpjekur përsëri dhe përsëri, dhe nuk është në gjendje të bëjë atë, kjo do të çojë në frustrim dhe procesi i të mësuarit mund të bëhet disi i vështirë. Bëni që fëmija të provojë përsëri dhe përsëri, pa u mërzitur për kohën që e kalon duke u mësuar.

Pasi që fëmija mëson për të veshur çorapet e tij ose të saj, është koha për të shpjeguar dallimin në mes të këpucës së majtë dhe të djathtë. Në periudhën fillestare, fëmija do ta ketë të vështirë për ti dalluar, por edhe siklet kur të vë këmbën në këpucën e gabuar, por kjo do të bëjë fëmijë të mësojë. Sapo fëmija e kupton këtë, lëvizni për mësimin se si të lidhë këpucët.

Nuk mund të ketë mënyrë të veçantë të mësimit. Prindërit mund të përpiqen në mësimdhënie me disa vjersha apo këngë për fëmijë. Një nga mënyrat për të mësuar, mund të jetë është që të kemi lidhëse rezervë. Pasi që ai është në gjendje të bëjë atë, do të përpiqet me këpucë. Ndërsa ju lidhni lidhësen e këpucës së fëmijës, sigurohuni që ai ose ajo është e vëmendshme gjatë procesit. Aq sa është e mundur përfshini atë në proces. Ky është një trajnim i mirë i cili do të ndihmojë zhvillimin e fëmijës.

/komuniteti