Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Biberonat (paqëtuesit ose cucllat)

Prindërit kanë mendime të ndryshme mbi biberonat për nga forma, disa nuk pranojnë idenë të qetësojnë bebin me një objekt dhe të tjerë mendojnë në mënyrë të gabuar, se paqëtuesi mund ta dëmtojë.

Paqëtuesit nuk shkaktojnë ndonjë problem mjekësor apo psikologjik. Nëse bebi juaj do që të thithë edhe mbasi është ngopur, atëherë paqëtuesi do ta zgjidhë këtë problem.

Paqëtuesi është menduar për të kënaqur nevojën e bebit tuaj për të thithur, por jo për të zëvendësuar vaktet. Pra ofrojini bebit tuaj biberonin ndërmjet vakteve ose mbas vaktit, atëhere kur jeni të sigurt se bebi është i ngopur.

Nëqoftëse ju i ofroni biberonin kur është i uritur, ai do të nevrikoset. Kini parasysh se paqëtuesi përdoret për të ndihmuar bebin jo për rehatin tuaj, prandaj lëreni bebin të vendosë vetë nëse e do apo kur e do atë.

Disa bebe e duan biberonin kur duan të flenë. Problemi në këtë rast është se ai shpesh mund të bjerë dhe bebi të zgjohet. Kur rritet dhe arrin të koordinojë lëvizjet, ai e gjen dhe e fut prapë në gojë, por kur është i vogël, ai mund të qajë që ju t’ia fusni në gojë. Bebet që thithin gishtat e tyre janë më rehat, sepse duart e tyre janë gjithmonë aty dhe të gatshme.

Kur të bleni biberonin, duhet të kini parasysh që të jetë i pandashëm (disa modele ndahen në dy pjesë), të mund të zjehet, të durojë temperature të larta, të lahet në lavastovilje (makinën larëse të enëve).

Deri sa të bëhet 6 muajsh duhet të vlohet disa herë në në ditë, që bebi të mos rrezikohet nga infeksionet, sepse sistemi i tij imunitar është akoma duke u pjekur. Mbas kësaj moshe rreziku që ai të marrë një infeksion në këtë mënyrë është shumë i vogbiberoninatë me sapun dhe ta shplani me ujë të pastër.

Ka dy masa biberonash, njëri për gjashtë muajt e parë dhe tjetri për fëmijët mbi këtë moshë. Ju mund të gjeni forma të ndryshme të tyre në treg. Mbasi të gjeni cilin preferon bebi juaj, bleni më shumë se një, pasi shpesh ato bien në tokë apo nuk i gjeni atëherë kur ju duhen më shumë.

Megjithatë, asnjëherë mos e zgjidhni këtë problem duke ia varur bebit në qafë, sepse mund ta mbysë. Gjithashtu mos përdorni biberonë të prodhuar vetë, sepse mund ta copëtojë dhe ta gëlltisë.