Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Diarreja dhe konstipacioni tek fëmijët? Ja këshillat e mjekëve të Spitalit Amerikan

Diarreja dhe zënia kaps tek fëmijët janë ndryshime që ndodhin në sistemin e jashtëqitjes. Këto gjendje vlerësohen nga mjekët specialistë si gjendje normale dhe që i hasim shpesh tek fëmijët.

Cilat janë simptomat?

Në rastin e diarresë, fëmija mund të dalë jashtë disa herë në ditë me jashtëqitje të ujshme. Mund të ketë shumë gas dhe jashtëqitja mund të jetë “shpërthyese” ose me erë të keqe. Në varësi të shkakut, fëmija mund të ketë dhimbje barku, vjellje dhe temperaturë.

Zënia kapsë është një gjendje që vërehet shpesh te fëmijët, që i referohet defekimit me vështirësi dhe me konsistencë të fortë. Normalisht, fëmijët dhe të rriturit duhet të defekojnë të paktën 3 herë në javë. Por, në krahasim me të rriturit, edhe fëmijët kanë shprehi të ndryshme të jashtëqitjes. Disa defekojnë 2 herë në ditë, të tjerët defekojnë një herë në çdo 2 ditë. Është e vështirë për të përkufizuar se çfarë është normale në jashtëqitje. Shumë prindër besojnë se një herë apo dy në ditë është normale, por limiti është më i madh. Fëmijët në gji mund të mos dalin jashtë për ditë me rradhë dhe kjo mund të jetë normale për ta. Te fëmijët ka shumë rëndësi të vërehen ndryshimet në zakonin e të dalit jashtë.

 

Çfarë i shkakton?

Ka shumë shkaqe për diarre apo zënie kapsë.

Shkaqet e zënies kapsë mund të përfshijnë dehidrimin (psh pas një temperature të lartë) çarje e lëkurës së zorrës (frika e dhimbjes pengon fëmijën që të dalë jashtë) stres (ambjent i panjohur për fëmijën ose shqetësim emocional) dhe në rast të rrallë ndonjë shqetësim mjekësor. Diarreja mund të shkaktohet nga ndonjë infeksion, probleme me absorbimin (tretjen) e lëngjeve, kur ushqimi nuk është marrë siç duhet (psh jo-tolerancë ndaj ushqimeve të caktuara ose problemeve me stomakun).

 

Si trajtohen?

Me diarrenë vazhdoni ta ushqeni fëmijën normalisht mos e lini pa ngrënë. Supat dhe ushqimet e pasura me karbohidrate janë të rekomanduara, si dhe sa më shumë lëngje për të evituar dehidrimin. Për zënien kapsë rekomandohet trajtimi biofeedback me qëllim që të relaksojë muskujt e bazës së pelvikut dhe teknikat e ndryshme për masazhin e barkut, të bëra nga terapistë ekspertë në seanca të rregullta.

KA SHUMË MËNYRA PËR TË NDIH¬MUAR FËMIJËN TUAJ TË SHËROHET NGA PROBLEMET ME KAPSLLËKUN.


Diarreja dhe konstipacioni tek fëmijët

Ushqimi

Ju mund të filloni duke rritur sasinë e lëngjeve që fëmija juaj pi çdo ditë. Nëse fëmija ha drithëra, ju mund të përpiqeni të shtoni ca lëng kumbullash në të. Nëse ju keni një fëmijë më të rritur, sigurohuni që ai ose ajo të pijë më shumë ujë. Ju po ashtu mund t’i jepni fëmijës tuaj lëng të kumbullës, krunde drithërash, fruta dhe perime për të shtuar sasinë e fibrave në ushqimin e tij/saj dhe për të ndihmuar fëmijën të ketë lëvizje më të mirë të zorrëve. Mos i jepni fëmijës tuaj bonbone ose sheqer të përpunuar.

 

Stërvitje të shprehive të zbrazjes

Mësoni fëmijët tuaj të shkojnë në tualet që në momentin e parë kur ai/ajo ndjen nevojën për të zbrazur zorrët. Ju mund ta ndihmoni fëmijëntuaj të krijojë veti për zbrazje të rregullt duke i kërkuar të ulet në tualet për dhjetë minuta në pothuajse të njëjtën kohë çdo ditë, mundësisht pas ushqimit. Sigurohuni që fëmija juaj të mund t’i vendosë shputat e tij në dysheme derisa qëndron i ulur në tualet. Nëse kjo nuk është e mundshme, vendosni një karrike të vogël para vaskës së tualetit. Derisa fëmija juaj qëndron i ulët në tualet, ju mund t’i ofroni atij të lexoni një tregim nga libri ose t’i ofroni të dëgjojë radio.

 

Barnat

Shumë barna laksative janë në dispozicion për të mjekuar konstipacionin te fëmijët. Zgjedhja e llojit të konstipacionit varet nga mosha e fëmijës tuaj dhe sa serioz është konstipacioni.

 

Filloni një program shpërblimi

Filloni duke e shpërblyer fëmijën tuaj për çdo ulje në tualet. Për shembull, nëse fëmija juaj shkon në tualet në kohën e planifikuar, shpërbleni atë me një aktivitet të preferuar (për shembull lojë të caktuar). Nëse fëmija juaj ka dalë jashtë, lavdërojeni dhe shpërblejeni me diçka. Shmangni shpërblimin me ushqime. Fëmijët e vegjël mund të preferojnë të shpërblehen me ndonjë vizatim që ngjitet ose të ngjashme. Të tjerët preferojnë të mbledhin pikë për të fituar ndonjë shpërblim më të madh, si udhëtim në kinema ose dalje në park apo qytet. Nëse kapsllëku i fëmijës tuaj nuk përmirësohet ose nëse ju mendoni se fëmija juaj ka konstipacion kronik, dërgojeni në vizitë te mjeku. Kapsllëku ndonjëherë mund të jetë shenjë e ndonjë problemi tjetër më serioz.

 

Diarreja dhe konstipacioni tek fëmijët

 

BOX

Nëse fëmija juaj ka shfaqur të paktën dy nga kushtet e mëposhtme së bashku gjatë dy muajve të fundit, atëherë kjo përcakton se ky fëmijë ka kapsllëk:

Defekimi tri herë ose më pak në javë,

Një ose më shumë enkompresis (defekim të pavullnetshëm) në javë,

Defekimi i jashtëqitjes së trashë,

Defekim me dhimbje,

Shprehia për shtyrje të refleksit për defekim për më vonë,

Palpimi i feçeve në zonën e barkut gjatë ekzaminimit.

 

* Artikull i sponsorizuar nga Spitali Amerikan

/komuniteti