Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Hera e parë në natyrë

Kur mund ta dërgoj foshnjen për herë të parë në natyrë?

Është e provuar që për fëmijët, qëndrimi në natyrë është po aq i rëndësishëm sa edhe ushqimi dhe fjetja. Për këtë, vogëlushët që të vegjël duhet dërguar në natyrë. Kur të jetë forcuar pak foshnja dhe kur të jetë e mësuar me daljet jashtë për të shëtitur, mund ta dërgoni në natyrë.

Do ti pëlqejë ndryshimi ambientit, do të kënaqet me gjelbërimin, me cicërrimen e zogjve dhe ajrin e pastër, dhe me gjasë pjesën tjetër të ditës do të flejë. Poashtu, qëndrimi në natyrë është i dobishëm edhe për foshnjet që tek kanë filluar të ecin që të mund të ju forcohen muskujt e këmbëve.

Çfarë të marr me vete për foshnjen, gjersa jemi në natyrë?

Pa marrë parasysh faktin që jeni në natyrë, foshnja do pres vaktet e saj të rregullta dhe të mos i prishet rutina me të cilën është mësuar. Prandaj, përveç që do e ushqeni me gji në kohën e zakonshme, për foshnjen merrni me vete gjërat tjera me të cilat e ushqeni, lugën, langun, biskotat dhe natyrisht ujin. Mos e harroni batanijen, pelenat, cucllën (nëse e përdor), shishen me ujë etj.

Llogaritni në gjërat që foshnja mund ti përlyej apo ti lag, prandaj merrni me vete edhe rroba, pelena si dhe letrat e lagëta. Gjithashtu, gjithsesi merrni me vete karrocën, sepse kur të vie koha e gjumit, foshnja aty do të ndjehet më së miri.

Për çfarë më duhet të jem e vëmendshme gjatë qëndrimit në natyrë?

Më e rëndësishmja gjatë qëndrimit në natyrë është që ai vend të jetë i sigurtë dhe komfort për foshnjen tuaj. Më së miri është që ai vend të jetë ndonjë park i organizuar, ku mund të shkoni me makinë por të jetë vend i qetë dhe larg zhurmës së qytetit. Gjithashtu, nëse foshnja ka filluar të zvarritet, keni kujdes të zgjedhni vendin ku nuk mund të lëndohet dhe mos harroni të merrni me vete një mbulesë të madhe. Zgjidhni një vend të freskët dhe kënaquni të gjithë së bashku.

Sa gjatë mund të qëndrojmë në natyrë?

Kohën të cilën doni ta kaloni në natyrë duhet ta organizoni mvarësisht ku shkoni dhe se sa është mësuar foshnja juaj jashtë. Nëse është fjala për foshnje të vogël, qëndrimi në natyrë për tërë ditën në ndonjë vend të largët ndoshta nuk do ti pëlqejë, prandaj më së miri është që të shkoni vetëm për një pasdite.

Nëse fëmija është më i madh, atëherë mund të qëndroni edhe më gjatë, sidomos nëse e vëreni që po i pëlqen. Por nëse fëmiu nevrikoset, nuk ha dhe nuk fle, kjo është shenjë që duhet të ktheheni në shtëpi.

Çfarë të bëj nëse foshnja fle në natyrë?

Foshnjet zakonisht menjëherë flenë kur të dalin jashtë, sidomos nëse gjenden në ajër të pastër. Për këtë mos i zvogëloni kënaqësinë, por keni kujdes që ta ketë komfort, që të jetë e mbuluar me ndonjë batanije të lehtë, të jetë e mbrojtur nga dielli, insektet dhe ta keni gjithmonë parasysh. Nëse ju ndodh që të fle në krahët tuaj, gjithsesi vendoseni në karrocë.

A mund ta ushqej me gji foshnjen gjatë qëndrimit në natyrë?

Natyrisht qe duhet ta ushqeni me gji, kurdo qe ta kete kohen e gjidhenjes, pa marre parasysh se ku ndodheni. Mos lejoni qe gjidhenjen te ju pengoje shkuarja ne natyre apo jo. Madje do ta keni me te lehte nese vetem e ushqeni me gji, sepse nuk do te ju duhet te mendoni per ushqim, shishe, luge etj.

Si të argëtohemi në natyrë?

Egzistojnë shumë mënyra për tu argëtuar në natyrë me vogëlushin tuaj. Për të vetëm ndërrimi i ambientit do të jetë shumë interesant. Mund të mbledhni lule dhe të bëni kurora, mbledhni guralecë dhe ndërkohë ta mësoni për format dhe madhësitë e ndryshme. Nëse vogëlushi tanimë ecë, mund ti duket argëtues vrapimi në natyrë.

/komuniteti