Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Katër këshilla praktike për ndihmë në muajtë e parë pas lindjes së foshnjes

1. Pas lindjes së foshnjes më së miri është që të filloni ta mësoni ta bën dallimin në mes të ditës dhe natës. Disa nëna nuk flasin me foshnjen gjatë natës, e ushqejnë në qetësi të plotë dhe në errësirë, madje as nuk ia ndërrojnë pelenat sepse tani në ditët e sotme ato thithin lagështinë aq mirë sa që nuk ka nevojë që të ndërrohet gjatë natës. Pra aktivitetet e juaja gjatë natës janë në minimum, ndërsa gjatë ditës bëni gjithçka që mundeni: e ushqeni, e ndërroni, flisnii dhe luani me të. Në këtë mënyrë foshnja që ditët e para do të fillojë të bën dallimin në mes të ditës dhe natës, dhe do të mësojë që nata është për të fjetur, ndërsa dita për të tjerat. Të njejtat rregulla vlejnë edhe për të vënë fëmiun në gjumë.

 

2. Sa here që të qajë foshnja nuk do të thotë që është i uritur. Mund të qajë sepse i janë lagur pelenat apo i pengon drita, zhurma, etj: arsyet mund të jenë të panumërta, por mos u brengosni, me kohë do të filloni ti dalloni. Të qajturit e shkaktuar nga uria, është më specifik, paraqitet së pari në intervale, me pauza të shkurtëra, mandej e qajtura kalon në të qajtur më intenzive. Mos u brengosni se nuk do të mund ta vëreni të qajturit kur të jetë e uritur foshnja. Çdo e qajtur e foshnjes e ka një arsye, ndërsa në ju mbetet që ta kuptoni se cila është ajo. Me pak pervojë, shumë shpejt do t`ia dilni mbanë.

 

3. Pas lindjes, nëse keni mundësi thërrisni nënën apo ndonjë shoqe e cila është nënë. Mos hezitoni të kërkoni ndihmën e tyre rreth punëve të shtëpisë në ditët e para, ndërsa ju ia kushtoni kohën foshnjes tuaj. Nëse iu ofrojnë ndihmë në hekurosje, apo larje enësh, mos i refuzoni...Secila ndihmë është e mirëseardhur!

Gjatë nëntë muajve, çdo ditë e keni paramenduar foshnjen tuaj se si mund të duket, kujt do i ngjan, ndërsa tani iu duket që nuk mund të gjendeni në obligimet e reja dhe të kënaqeni me foshnjen tuaj. Lejoni që dikush të ju mësojë se si të ndërroni pelenat apo të pastroni kërthizën e foshnjes. Nëse ju duhet ndihma, në asnjë moment mos hezitoni ta kërkoni.

 

4. Shprehitë tuaja të jetës nuk keni nevojë ti ndërroni plotësisht, përveç nëse është fjala për duhanin. Aktivitetet e zakonshme ditore – shikimi i TV-së, pirja e kafesë me shoqe, telefonatat etj - mos i shmangni. Foshnja tanimë është në shtëpi, ajo do flejë kur ti flihet, dhe asnjë aktivitet i juaji nuk do ta pengojë në këtë. Përkundrazi, nëse foshnja mësohet me qetësi atëherë edhe foshnjes edhe juve do ti bëni keq. Pyeteni veten sa gjatë mund të jetoni në qetësi të plotë, dhe kur do të mund ti kryeni obligimet, ndërsa e dini që keni së tepërmi.

/komuniteti