Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ngërçet tek foshnjat më të rritura

A lajmërohen ngërçet pas muajit të gjashtë të jetës së foshnjes?

Ngërçet mund të shfaqen edhe nga ndjeshmëria e barkut, pezmatimi i zorrëve, zorra e trashë…

Egziston mundësia e paraqitjes së ngërçeve edhe pas muajit të gjashtë të jetës por keni parasysh që ngërçet e kësaj periudhe dallojnë nga kolikat infantile.

Ngërçet zakonisht zhduken pas muajit të gjashtë të jetës së foshnjes suaj, sepse organizmi i saj tashmë është mjaft i zhvilluar që të mbrohet nga bakteriet e “kqija”. Megjithatë, nëse ngërçet vazhdojnë, egziston mundësia që ka të bëjë me lloj tjetër të çrregullimit të traktit digjestiv siç është ndjeshmëria e barkut, pezmatimi i zorrëve apo zorra e trashë.

Përse lajmërohen ngërçet pas muajit të gjashtë të jetës së foshnjes?

Nëse ngërçet paraqiten pas muajit të gjashtë atëherë egziston mundësia që janë shkaktuar nga gjendjet e mëposhtme:

1. Gripi i barkut

Nëse fëmija juaj ankohet për ngërçe të përcjella me dhembje abdominale, diarre, të vjella dhe ethe, egziston mundësia që vuan nga virusi i barkut. Këshillohuni me pediatrin tuaj për mënyrën e ushqimit dhe ilaçet të cilat duhet ti përdorë fëmija juaj.

2. Gazërat

Gazërat janë shpesh burim i dhembjeve abdominale me paraqitje të ngërçeve. Mund të shkaktojnë diarre dhe të vjella. Fëmijët më të mëdhenj janë në gjendje të ju bëjnë me dije nëse i mundojnë gazërat.

3. Zorra e trashë

Fëmija ankohet për ngërçe dhe dhembje konstante zakonisht rreth kërthizës. Dhembja lajmërohet në vendin ku zorra e trashë fryhet.

4. Shqetësime në bark apo urth

Nëse keni futur ndonjë artikull të ri në ushqimin e fëmijës tuaj, ka mundësi që nuk i përshtatet organizmit të tij prandaj manifestohet me ngërçe dhe diarre në afat prej një gjer në tetë orë pas konsumimit të artikullit të caktuar. Thjeshtë largoni atë artikull nga ushqimi i fëmijës suaj.

5. Muskuj të tendosur

Nëse gjatë ditës fëmija juaj është marrë me aktivitete fizike siç është vrapimi apo kërcimi, dhe ankohet se ka ngërçe, ka mundësi që ka muskuj abdominal të tërhequr. Dhembjen mund ta dalloni ashtu që kur i shtypni muskulin dhe kur fëmija rri drejtë ka dhembje të shtuar.

Kur duhet të thërrisni mjekun?

Dhembjet abdominale të përcjella me ngërçe rrallëherë kërkojnë intervenim urgjent. Mirëpo, nëse fëmija është dukshëm i shqetësuar apo nëse simptomet dhe dhembja përkeqsohen menjëherë kontaktoni mjekun.

/komuniteti