Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Parandaloni rrëzimet e vogëlushit

Sa shpesh ju ndodhin aksidentet në shtëpi?

Gjatë vitit janë raportuar mëse 2.3 milion lëndime të fëmijëve të shkaktuara nga rrëzimi, ndërsa më shumë se 80 % lëndime të shkaktuara nga rrëzimet janë të fëmijëve më të vegjël se 4 vjeç e shkaktuara në shtëpia.

Rrëzimet më serioze ndodhin nëpër shtëpia, masdite apo para mbrëmjes, gjatë lojës dhe zakonisht tek fëmijët më të vegjël se 3 vjeç, por mund të themi që fëmijët e të gjitha moshave i takojnë grupit të rrezikuar.

Tek fëmijët të cilët jetojnë në banesa egziston pesë herë më shumë rreziku nga rrëzimet nga dritaret se sa tek ata të cilët jetojnë në shtëpia. Megjithatë, është e rëndësishme të merrni masa të përshtatshme sigurie pa marrë parasysh nëse jetoni në shtëpi apo në katin e 10 të banesës sepse lëndimet mund të jenë shumë serioze edhe nëse rrëzohet nga krevati.

Si ti siguroni dritaret në mënyrë që ti parandaloni rrëzimet?

Dritaret dhe dyert nga ballkoni duhet ti mbani të mbyllura nëse nuk jeni duke i përdorur në atë moment,

Mobiljet duhet ti mbani larg dritareve sepse fëmija mund të hypin mbi to, ku në atë mënyrë do ta ketë më të lehtë qasjen në dritare,

Ideale do të ishte nëse dritarja do të hapej vetëm pjesërisht (vetëm pjesa e lartë – “në kant”),

Nëse jeni të detyruar ti mbani dritaret hapur për një kohë, tërë kohën vëzhgoni fëmijën, sepse më së shpeshti mjafton vetëm një moment moskujdesi që të ndodh aksidenti,

Asnjëherë mos i lejoni fëmijës të luajë vetëm në ballkon, dhe as të shikojë nga dritarja,

Nëse kujdestarja apo gjyshja kujdeset për fëmijën tuaj, gjithmonë thuajini që të mbajë dritaret dhe dyert e mbyllura tërë kohën,

Kontrolloni nëse të gjitha dritaret dhe dyert në shtëpi funksionojnë, më saktësisht nëse mund të mbyllen mirë.

/komuniteti