Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Pse është e rëndësishme të vaksinoni fëmijën tuaj! Këshilla nga mjekët e Spitalit Amerikan

Vaksinat pa dyshim janë pjesë e rëndësishme e shëndetit publik. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. Kalendari ynë kombëtar i vaksinimit, është nga më të kompletuarit. 

Ne dëshirojmë të bëjmë ç'është më e mira për fëmijët tanë. Ne e dimë rëndësinë e port bebeve, sigurimit të fëmijës në ndenjëset e makinave dhe shumë detaje të tjera vetëm për t'i mbajtur ata të sigurtë. Por a dimë ne se vaksinimi është rruga kryesore për të qenë të sigurtë se ata do të rriten shëndetshëm duke mos patur probleme të mëdha shëndetësore gjatë jetës së tyre? 

Vaksinimi mund të shpëtojë jetën e fëmijës tuaj

Falë arritjeve të fundit shkencore tashmë fëmija juaj është i mbrojtur nga një numër i madh sëmundjesh. Disa sëmundje që dikur kanë prekur mijëra fëmijë, madje kanë marrë edhe jetët e tyre, tashmë janë eliminuar plotësisht. Një shembull konkret, ku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Polimeliti” ka qenë sëmundja e cila u përhap fuqishëm dhe si pasojë e saj një numër i madh fëmijësh humbën jetën dhe një pjesë tjetër e tyre ngelën të paralizuar përgjatë gjithë jetës së tyre. Por sot, falë vaksinimit në të gjithë botën nuk ka më raporte të humbjeve të jetës apo prekjes së fëmijëve nga sëmundja poliomelitit.

Vaksinimi i fëmijëve është pranuar pas një shqyrtimi të gjatë dhe tepër të kujdesshëm nga ana e shkencëtarëve, mjekëve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Vaksinat në të shumtën e rasteve shkaktojnë te fëmija, skuqje ose dhimbje në vendin e injektimit por kjo është një situatë kalimtare dhe minimale në karahasim me dhimbjet dhe traumat që përjetohen nga sëmundjet tashmë të parandaluara nga vaksinimi në kohë i fëmijës tuaj. 

Imunizimi mbron fëmijën tuaj dhe të tjerët rreth jush

Vazhdojmë akoma të shohim raste të sëmundjeve si: kolla e mirë apo fruthit, kjo si pasojë se fëmija është shumë i vogël për të marrë vaksinimin e plotë. Ndërsa disa fëmijë janë shumë të vegjël për t'u mbrojtur nga vaksinat, disa të tjerë nuk janë në gjendje t'i marrin këto vaksina për shkak të alergjive të rënda, sistemit imun të dobësuar nga kushte të tilla; si leucemia apo të tjera probleme shëndetësore. Ndaj për t'i ndihmuar dhe për t'i patur ata të sigurtë është e rëndësishme që ju dhe fëmija juaj të jenë plotësisht të imunizuar. Kjo jo vetëm që mbron fëmijën tuaj, por edhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së këtyre sëmundjeve në rrethin ku ju jetoni. 

Vaksinimi mbron të ardhmen e njerëzimit

Vaksinat kanë reduktuar në një shifër shumë të lartë sëmundje të ndryshme vdekjeprurëse apo sëmundje ku si pasojë e tyre kanë mbetur të paralizuar një numër tjetër po aq i madh fëmijësh. Për shembull, vaksinimi ka zhdukur sëmundjen e lisë në mbarë botën dhe fëmijët nuk kanë risk, pasi ajo nuk ekziston më. Me vaksinimin e fëmijës kundër reubeolës rreziku që gratë shtatzëna ta kalojnë këtë virus te fetusi apo te i posalinduri është ulur në mënyrë dramatike. Ndaj është e rëndësishme të dimë se nëse ne vazhdojmë vaksinimin plotësisht, në të ardhmen, sëmundjet që dikur kanë shkaktuar dëme të mëdha te njerëzimi tashmë nuk do të ekzistojnë më. 

Parandaloni! Mbroni! Vaksinoni!

 

* Artikull i sponzorizuar nga Spitali Amerikan

/komuniteti