Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si të zgjedhni karrigen për fëmijën

Para se të blini karrigen për foshnjen tuaj, shikoni nëse i përmbushë produkti juaj standardet e sigurisë!

Kur fëmija juaj fillon të ushqehet me ushqime solide, atëherë karrigja është e mirëseardhur. Ajo i ofron fëmijës tuaj një vend të sigurtë për të eksperimentuar shijet e reja dhe teksturat, dhe juve ju bën më të lehtë ushqyerjen e fëmijës si dhe pastrimin.

Karriget janë të llojllojshme në stile dhe çmime. Zgjedhni atë e cila është e fortë dhe e lehtë në mirëmbajtje - duhet të jetë mjaft e qëndrueshme për ti bërë ballë viteve të tëra nga përdorimi ditor dhe abuzimi.

Karriget e thjeshta e bëjnë punën e tyre, por llojet më të shtrenjta e paguajnë veten me kalimin e kohës. Disa nga modelet e fundit e bëjnë më mirë punën e tyre gjatë ushqyerjes së fëmijës tuaj edhe madje për ta veshur dhe qetësuar gjatë të qarave.

Llojet e karrigeve për fëmijë

Karriget nga druri

Karriget e drurit mund të jenë shumë tërheqëse, por ato poashtu kanë disa të meta të rëndësishme. Shpesh vendi është shumë i thellë dhe mbështetësja e këmbëve është shumë e ulët për një foshnje.

Tabakat e drurit janë shumë më të rëndë dhe të fortë për ti pastruar, se sa ato nga vinili apo plastika, si dhe atyre mund tju krijohen të çara të vogla. Poashtu mbani në mend që, karriget nga druri shpesh nuk palohen prandaj do ta keni të vështirë ti lëvizni ato rreth shtëpisë.

Karriget e drurit me cilësi të mirë përdoren vetëm për qëllime të caktuara dekorative. Standardet e sigurisë kanë ndryshuar gjatë viteve dhe kjo do të thotë që karriget e drurit nuk janë shumë të sigurta për foshnjen tuaj.

Karriget me bazë metalike ose kornizë plastike

Këto modele janë mjaft të thjeshta. Disa janë vetëm të formuara nga plastika, me rripin e bashkangjitur. Disa kanë mbushje themelore tek ulësja. Disa kanë tabaka e disa jo. Përparësitë e këtyre karrigeve: Zakonisht janë me çmime të lira dhe të lehta për përdorim. Disa palohen, prandaj mund ta keni më të lehtë ti lëvizni dhe ti magazinoni. Mangësitë e tyre: Ato ofrojnë më pak komfort për foshnjen tuaj dhe më pak mbrojtje nga rrëmuja që mund të bëjë foshnja gjatë ushqyerjes.

Karrike me shumë pajisje

Këto karrige i kanë të gjitha pajisjet e modeleve të thjeshta por poashtu ofrojnë shtesa të tjera, si ulëse me mbështjellëse shumë të mirë, rrota për ta lëvizur karrigen nga një vend në tjetrin, tabaka të ndashëm të cilët mund ti vendosen karriges ose ti hiqen, tabaka të sigurtë të cilët mund të pastrohen dhe lartësi të modifikueshme me ulësen e cila mund të mbështetet në vend. Disa modele mund të konvertohen në ulëse përforcuese apo karrike fëmijësh kur fëmija juaj të jetë rritur ca.

Karriget portable të cilat mund të fiksohen

Në vend të karriges të qëndrimit të lirë, disa familje zgjedhin ulësen e cila fiksohet në tryezën e kuzhinës. Këto karrige janë më lehtë të transportueshme dhe kushtojnë më pak se karriget standarde. Apo, ka edhe karrige portative të cilat i fiksohen ulëses dhe mbështetëses së karriges së rregullt.

Për çfarë duhet patur kujdes kur bleni karrige fëmijësh

• A është e fortë? Shiko stabilitetin. Baza e gjërë e karriges është më vështirë të rrotullohet.

• A është komforte? Ulëset e mbushura janë më komode për bebin tuaj.

• A është e lehtë për tu pastruar? Ushqimi i fëmijës tuaj gjen mënyrën e tij të futet në çdo cep.

• Kontrolloni ulësen, parzmoren, tabakanë dhe kornizën për fusha të vogla të vështira për tu pastruar, nëse gjeni ndonjë, merrni në konsideratë karrige të tjera. Ulëset duhet të jenë të lehta për mirëmbajtje apo për ti hequr në mënyrë që ti futni në makinë të pastrimit.

• A është tabakaja e lehtë për ta hequr? Shiko të gjesh një nga ato që hiqen. Disa tabaka hiqen me një dorë, gjë që mund ta vlerësoni shumë në momentin kur me një dorë mbani foshnjen.

• A është e sigurtë? Shikoni nëse i përmbushë produkti juaj standardet e sigurisë.

• Në mënyrë që mos tju rrëshqet bebi juaj nën tabaka, ulësja duhet të ketë rripin e sigurisë, i cili shkon në mes të këmbëve të foshnjes tuaj.

• Disa karrige kanë nga tre rripa sigurimi që rregullohen, mbi këmbë, bluzë dhe shirriti i cili vazhdon mbi supe.

• Rripi i sigurisë duhet të sigurojë bebin tuaj në mënyrë të vendosur nëpër ije dhe në mes të këmbëve, duke i pamundësuar bebit ngritjen në këmbë apo rrëshqitjen jashtë. Poashtu, shiritat mund të rregullohen duke u akomoduar me rritjen e fëmijës. Rripi i sigurimit duhet të jetë absolutisht i sigurtë; një shul që është shumë i cekët apo i thjeshtë për tu përdorur mund të hapet lehtë, madje edhe me presionin e barkut të fëmijës!

• Nëse karrigja ka rrota, sigurohuni ti fiksoni për të parandaluar aksidentet.

• A është i rregullueshëm? Përshtatja e bën ushqyerjen më komforte për secilin. Një karrige me shpinë mbështetëse mund të jetë më komforte për të pirë se sa një vend plotësisht i drejtë. Një karrige me lartësi që mund të modifikohet mund të akomodohet edhe në tryeza me lartësi të ndryshme. Duke u rritur fëmija, tabakanë rregulloni në mënyrë që të siguroheni që barku i fëmijës nuk është i kufizuar. Çdo rregullim duhet të bllokohet në vend të sigurtë. Një mbështetëse këmbësh është një pajisje e mirë për fëmijët më të mëdhenj, sidomos nëse rregullohet duke u akomoduar sipas rritjes së fëmijës tuaj.

• A është me të vërtetë e përshtatshme për fëmijën tuaj? Sigurohuni që para ulëses nuk ka maja të mprehta apo gërvishtje tek këmbët e fëmijës. Shikoni nën tabaka mos ka ndonjë vrimë apo ndonjë cep të mprehtë i cili mund të lëndojë gishtërinjtë e fëmijës tuaj./bebaime.com/

Erza (6 vite më parë)
Fituese ne testin e karrigeve ka fituar karrigeja e drurit, stokke, nuk e di pse po thoni qe nuk eshte e sigurte? Gjithashtu i ke mundesite duke u rrit beba, duke e ndryshuar karrigen.
Liza (6 vite më parë)
Une e kam blere stokke tripp trapp, deri me tani jam shume e kenaqur, edhe bebes i pelqen shume. Eshte pak e shtrenjte, por ne radhe te pare siguria e bebes.

/komuniteti