Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si të zgjedhni emrin për foshnjen tuaj?

Urime, ju tanimë keni një fëmijë!

Tani po përballeni me një zgjedhje të vështirë, zgjedhja e një emri të përshtatshëm për foshnjen tuaj. E tëra mvaret nga mundësia dhe interesimi i prindërve.

Por duhet të mbani në mend, së paku 10 pika, para se të zgjedhni emrin e duhur për foshnjen tuaj.

1. Gjinia

Nëse ju e dini gjininë e fëmijës tuaj, zgjedhja juaj për emrin e fëmijës është ngushtuar automatikisht. Ju nuk duhet ta zgjedhni një emër i cili nuk është i specifikuar për nga gjinia, psh. mos zgjedhni emër djemsh për vajzat, dhe e kundërta.

2. Origjina

Nëse dëshironi që krenaria e familjes suaj dhe trashëgimia, duhet të pasqyrohet në emrin e fëmijës suaj, duhet të përfshini emrin e një paraardhësi, në emrin e fëmijës suaj. Ai mund të shërbejë si një emër i mirë i mesëm.

3. Kërkoni ndihmë

Kërkoni ndihmë nga interneti apo nga librat me emra fëmijësh, për të zgjedhur një emër të bukur. Kjo mund të ju ndihmojë që të krijoni një listë me emrat konsiderues. Nuk duhet të përdorni emrat të cilat kanë ndonjë lloj domethënie negative në lidhje me kuptimin e tyre. Edhe nëse emri tingëllon atraktivë, mendoni rreth asaj që fëmija juaj do të rritet një ditë…! Në atë kohë një lloj i tillë emri, mund të bëhet i sikletshëm për të.

4. Emër i kuptimtë

Ju duhet të përpiqeni të mbani një emër fëmije, që është i lidhur me kulturën dhe historinë tuaj. Shmangni emrat e tillë që kanë shumë lajka në ta. Në mënyrë të ngjashme, shmangni ato emra që janë të ngjashëm me disa fjalë të vështira.

5. Asocimi

Mundohuni të asoconi emrin e fëmijës tuaj, me emrat e personaliteteve të shquara, si udhëheqësve, sportistëve, burrështetasve etj. Ju gjithashtu mund të formoni asocime me udhëheqësit fetarë, shenjtorët apo njerëzit tjerë fetarë që janë të afërt me familjen tuaj.

6. Merrni aluzion nga përvoja juaj

Ka shumë përvoja në jetë të cilat janë shumë të këndshme apo emocionuese. Merrni aluzion nga ato lloj përvojash apo vendesh dhe mbani emrin e foshnjes tuaj sipas tyre. Do të ishte një emër i mbajtur në mend.

7. Mbani në mend vazhdimësinë

Keni kujdes, se mos emri i foshnjes tuaj përsëritet sipas emrit të ndonjë fëmije në familjen tuaj. Ai nuk duhet të tingëllojë i çuditshëm apo i vështirë sepse mund të ndikojë në psikologjinë e fëmijës suaj në një fazë të mëvonshme.

8. Shqiptimi

Thuajeni me zë të lartë emrin e fëmijës tuaj, për disa herë, për të parë nëse është i vështirë shqiptimi apo jo. Shikoni se mos është i ngatërrueshëm me ndonjë emër apo fjalë.

9. Konsensusi

Po, që të dy, burri dhe gruaja duhet të arrijnë një konsensus para se të zgjedhin emrin për foshnjen e tyre. Emri duhet të jetë i pëlqyeshëm nga të dytë. Mbani në mend, është një gjë e përjetshme!

10. Çuditshmëria

Kur të vendosni se çfarë emri do ti vëni foshnjes tuaj, sigurohuni që të mos jetë shumë i pazakontë. Psh. emri i tillë i cili do të bënte që fëmijët tjerë të tallen me të. Ju gjithashtu duhet të mbani një emër që tregon për tipare të veçanta të fëmijës tuaj dhe që nuk është i çuditshëm. Disa libra me emra fëmijësh si dhe lista e emrave nga bebaime.com mund të jetë një ndihmesë për ju.