Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Urologjia pediatrike në Spitalin Amerikan!

Urologjia pediatrike është një subspecializim kirurgjik që merret posaçërisht me çrregullimet e sistemit urogjenital të fëmijëve, duke filluar nga lindja deri në moshën e herëshme adulte (pubertet).

 

Urologjia pediatrike në Spitalin Amerikan!

 

Tashmë një vit, ekipi i urologjisë në Spitalin Amerikan në Prishtinë, është përkujdesur që fëmijëve me probleme urologjike, t’i kushtojë vëmendje të veçantë. Përvoja mbi 20 vjeçare e profesionistëve me probleme urologjike të fëmijëve, bënë që me siguri të plotë të themi që në

Spitalin Amerikan ofrohen shërbime korrekte dhe kualitative enkas për fëmijë.

Duke qenë se mosha e këtyre pacientëve përbën pjesën më të ndjeshme të shoqërisë, trajtimi i tyre duke filluar nga kujdesi primar, diagnostikimi dhe intervenimet kirurgjike të nevojshme, bëhen me përkushtim dhe cilësi të lartë. Spitali Amerikan përbën njëherazi qendrën e vetme rajonale me ekspert të specializuar posaçërisht për urologji pediatrike.

Duke filluar nga çrregullimet dhe sëmundjet e lindura të traktit urogjenital si ekstrofia e fshikëzës urinare, epispadia, hipospaditë, ureteri ektopik që kërkojnë intervenim kirurgjik, urologjia pediatrike përfshin trajtimin e një game të gjerë të problemeve funksionale dhe morfologjike.

https://www.facebook.com/video.php?v=624580944277595&set=vb.151440311591663&type=2&theater

Korrigjimi i kriptorkidisë (testiseve të pazbritura) është një nga intervenimet kirurgjike më të shpeshta në urologjinë pediatrike. Rrezikshmëria që tek këta fëmijë të shfaqet infertilitet dhe kancer i testiseve më vonë, ka bërë që sipas literaturës botërore intervenimi për zbritjen e testiseve në skrotum të bëhet para moshës një vjeçare, prandaj kontrollet e fëmijëve nuk duhen anashkaluar nga prindërit.

Riparimi i Hipospadisë, defekt i lindur i hapjes së uretrës kërkon kirurgë me përvojë për punën delikate që duhet bërë për korrigjimin e anomalisë, pa shkaktuar ngushtim të uretrës dhe duke siguruar njëherazi pamje të kënaqshme nga aspekti kozmetik.

Refluksi veziko­uretral apo kthimi i urinës prapa në veshkë përbën një problem mjaft të shpeshtë tek fëmijët dhe trajtimi i duhur i tij siguron një të ardhme të shëndetshme të fëmijëve. Prandaj infeksioneve të traktit urinar te fëmijët duhet kushtuar vëmendje në diagnostikim dhe trajtim efikas. Edhe pse më rrallë edhe fëmijët përballen me probleme të gurëve të traktit urinar që kërkojnë zgjidhje nga urolog pediatrik.

 

Urologjia pediatrike në Spitalin Amerikan!

 

Një problem tjetër i shpeshtë tek fëmijët është urinimi i pavullnetshëm natën që fillimisht paraqet ndjenjë bezdie për fëmijët dhe prindërit, por nëse nuk trajtohet me kalimin e viteve mund të ndikojë psikologjikisht tek fëmija duke ndikuar kështu dukshëm në kualitetin e jetës së tij.

Përmes ndërthurjes së përvojës shumë vjeçare në diagnostikim dhe trajtim kirurgjik, pajisjeve më moderne endoskopike, kujdesit dhe dashurisë për fëmijët, Spitali Amerikan ju ofron siguri për trajtimin efikas dhe cilësor për një shëndet të mirë të femijëve tuaj!

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

 

* Artikull i sponsorizuar nga Spitali Amerikan

/komuniteti