Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Vera - ideale për të hequr pelenat

Heqja e shprehisë së pelenave dhe të mësuarit e fëmiut pa to është një ndër punët e vështira që prindërit duhet bërë sepse kërkon durim dhe takt. Vera është kohë ideale për të hequr këtë shprehi sepse fëmijët atëherë mbajnë më pak rrobe, dhe është më e lehtë për ti veshur dhe zhveshur, por edhe më pak ka mundësi për tu ftohur nëse refleksivisht bëjnë nevojën në brekë.

Prej momentit kur fëmiu nuk mban pelenat, ai gjatë ditës zakonisht e kalon edhe një kohë derisa nuk e rregullon të lagurit gjatë natës.

Prindërit të cilët i kanë fëmijët e rritur, për këtë detyrë do të duhet të përdornin një periudhë gjatë të cilës do ti mësojnë vogëlushët se si të përdorin havruzin (oturakun). Për fillim do të duhej të bëhen të durueshëm sepse kjo mund të zgjasë dhe mund të jetë e mundimshme.

Disa fëmijë i heqin pelenat menjëherë pas ditëlindjes së parë, ndërsa disa i mbajnë edhe nga tre vjet. Megjithatë, shumica e fëmijëve mësohen me oturak kur jane 1-2 vjeç.

Kur duhet të filloni? Nuk ka rregulla, por nuk do të ishte keq që të filloni në periudhën kur fëmiu të fillojë të jep shenja që e ka nevojën apo nëse pas dy orëve i ndërroni pelenën e terur. Nëse mendoni që fëmiu ende nuk është i gatshëm për oturak, më mirë mos e provoni fare sepse mund të ju keqkuptojë synimin tuaj. Nëse njëherë filloni me këtë, duhet të jeni të durueshëm deri sa të arrini sukses.

Fëmiun duhet komplimentuar sa herë që ka sukses të bëjë nevojën në oturak dhe të mos e qortoni nëse nuk e arrin këtë.

Prindërit poashtu nuk duhet të bëjnë krahasime të fëmiut të tyre me fëmijët tjerë dhe ti thonë që moshatarët e tij nuk vënë pelena moti. Oturakun duhet lënë në vendin ku fëmiu mund ta sheh tërë kohën.

Që në momentin kur fëmiu ndërpren mbajtjen e pelenave gjatë ditës, duhet të kalojë edhe një kohë deri sa e rregullon edhe procesin gjatë natës.

Edhe pasi që të heq shprehinë e mbajtjes së pelenës gjatë natës ju duhet që për çdo rast të mbani nën qarqaf një najlon që nuk e lejon lagështinë të depërtojë.