Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Vizita tek pediatri

Është e nevojshme që foshnjen ta dërgoni në këshillimore për foshnja në pediatri (private apo shtetërore) pas një muaji, nëse ju mendoni që gjithçka është në rregull. Foshnja thith mirë, fle mirë. Pediatri do të ju udhëzojë me këshilla të mira. Ai poashtu do t`ju udhëzojë për marrjen e pikave A+D3.

Pregatitni listen e foshnjes, çertifikatën nga libri amzë i të lindurve, librezën e foshnjes nëse këtë nuk e keni bërë deri më tani. Me shkuarjen për herë të parë në ambulantë, i hapni një kartelë për vaksinim. Ambulantat moderne tashmë indentifikimin e kryejnë me anë të databazës kompjuterike.

Foshnjen e mbani në mbajtësen për foshnja që ta keni më të lehtë. Duhet të merrni me vete edhe një bluzë rezervë, pelenë, lecka të lagura, shishe me ujë, kremën për foshnja dhe cucllën.

Merrni me vete edhe një najlon për gjëra të papastra (gjë që gjithmonë iu mungon nënave).

Në këshillimore, foshnjen do të ju zhveshin lakuriq, për këtë arsye mbani me vete jo vetëm pelena të letrës por edhe tetra pelena. Së pari bëhet matja e foshnjes, verifikohet sa ka përparuar/shtuar në peshë.

Bëni edhe një termin tek ortopedi për egzaminimin me ultrazë të kukave dhe kontrollimin e tyre, gjë që është bërë më herët në maternitet.

/komuniteti