Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ilaçet gjatë shtatzanisë

Analgjetikët

Ilaçet në shtatzani nuk duhet ti merrni pa udhëzim të mjekut

Nëse keni kokëdhembje, lirisht mund të përdorni paracetamol. Ndonjëherë, grave të cilat janë të rrezikuara nga zhvillimi i preeklampisë iu përshkruhet aspirina, por ajo mund të merret vetëm me mbikqyrjen e mjekut. Indometacini dhe antireumatikët tjerë josteroidë në asnjë mënyrë nuk mund të merren pa këshillimin e mjekut, sepse mund të kenë ndikim në foshnje, ndërsa merren vetëm në raste të veçanta, kur përdoren si terapi të kontraktimeve apo tek paraqitja e sasisë së madhe të lëngut amniotik.

Antibiotikët

Shumica e antibiotikëve të cilët përdoren shpesh, nuk janë të dëmshëm në shtatzani – penicilina, cefalosporina, eritromicina por disa duhet shmangur – si psh. tetraciklinën dhe baktrimin.

Ilaçet kundër neverisë

Shmangni ilaçet. Neverinë zgjidhni me konsumim të ushqimit të thatë dhe pa mëlmesa. Hani në sasi të vogla por më shpesh.

Antikoagulansët

Antikoagulansët jane ilaçe te cilet perdoren per zvogelimin e rrezikut nga koagulimi i gjakut. Heparini mund të përdoret gjatë shtatzanisë, si dhe fraksiparina, fragmina dhe ilaçe të ngjashme, por gjithmonë nën udhëzimin e mjekut. Varfarina duhet shmangur në tremujorin e parë dhe të tretë.

Antihipertenzivët

Ilaçi i përdorur më së shpeshti për qetësimin e shtypjes gjatë shtatzanisë është metildopi dhe konsiderohet i sigurtë për tu përdorur. Përdoret edhe nifedipin por më rrallë se metikdopi. Gjatë shtatzanisë duhet shmangur beta bllokuesit ndërsa inhibitorët ACE janë të ndaluar.

Ilaçet për hipertireoidizëm

Ilaçet të cilët përdoren për gjëndrat e dëmtuara hiperaktive, karbamazoli dhe propilitiouracili, merren gjatë shtatzanisë vetëm nëse janë të domosdoshëm dhe nën mbikqyrjen e mjekut.

Antiepileptikët

Duke u nisur nga fakti që, rreziku nga komplikimet është më i madh nëse e ndërpreni marrjen e ilaçeve kundër epilepsisë, atëherë këshillohet që të vazhdohet me ilaçe, por me mbikqyrjen e neurologut. Mos harroni që së paku 3 muaj para fillimit të shtatzanisë të merrni acid folik, sepse është i rëndësishëm për zvogëlimin e rrezikut, për foshnja me probleme me boshtin kurrizor, sidomos nëse jeni duke e marrë këtë terapi.

Insulina

Insulina është e padëmshme për foshnjen, por ju duhet ta merrni edhe për ju por edhe për foshnjen.