Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A mund të mbetem shtatzënë nëse…

...nëse kam menstruacione me dhembje dhe të bollshme?

Këto probleme nuk do të duhej të krijonin probleme për të mbetur shtatzënë por gjithsesi flisni me mjekun tuaj, që të kontrollojë nëse është në pyetje endometrioza, miomat, apo ndonjë infeksion tjetër.

...nëse kam menstruacione të parregullta dhe të rralla?

Menstruacionet e parregullta mund të paraqesin problem për mbetjen shtatzënë, sepse është e vështirë për të planifikuar konceptimin në situatën kur ju nuk e dini kur e keni ovulimin. Duhet të bisedoni me mjekun tuaj për përcjelljen e ciklit dhe për caktimin e kohës së ovulimit që të mund të planifikoni shtatzaninë.

...unë edhe bashkëshorti im, jemi më shumë se 35 vjeç?

Vitet tek mashkujt nuk luajnë ndonjë rol të madh për mundësinë e fekondimit, por tek femra pjellshmëria bie gradualisht pas moshës 35 vjeç. Kjo nuk nënkupton që nuk mund të mbeteni shtatzënë, vetëm se ndoshta nuk do të ndodh pikërisht kur ju dëshironi.

...kam punë të lodhshme dhe stresuese?

Stresi i madh mund të zvogëlojë dëshirën për marrëdhënje seksuale dhe mund të ndikojë në statusin hormonal si tek femra ashtu edhe tek mashkulli. Do të ishte mirë, që jo vetëm për shkak të planifikimit të shtatzanisë, të zvogëloni nivelin e stresit, por nëse është e mundur, të provoni ta lironi edhe me anë të aktiviteteve të rregullta fizike – noti, shëtitja, vozitja bicikletës…Nëse nuk keni kohë për marrëdhënje të rregullta, përcaktoni kur e keni ovulimin, dhe aranzhoni marrëdhënjet seksuale në bazë të ovulimit.

…sperma e bashkëshortit tim nuk është ideale?

Po, por është e mundur që do të keni nevojë për hulumtime shtesë që të zbulohet se cili është shkaku, dhe më pastaj shërimi eventual. Gjithsesi duhet ndërruar mënyra e tij e jetesës, të zvogëlojë shprehitë e këqija, siç janë duhani dhe alkoholi, të bëj një jetë të shëndetshme, me aktivitete fizike të rregullta dhe me pushim.

...më parë kam patur pezmatim të vezoreve dhe të legenit të vogël?

Ndonjëherë infeksionet e shpeshta të legenit të vogël mund të shpiejnë tek bllokimi i madh apo i vogël i kanalit të vezoreve, prandaj mundohuni që për një kohë më të gjatë të mbeteni shtatzënë, nëse nuk keni sukses, atëherë konsultohuni me mjekun tuaj.

Çfarë zvogëlon mundësitë për konceptim?

Shkaktarët më të shpeshtë të sterilitetit janë ovulimet joegzistuese, dëmtimi apo bllokimi i kanalit të vezoreve apo problemet me spermë. Por, mos harroni, që të mbeteni shtatzënë, duhet të keni marrëdhënje seksuale të rregullta!

Që një kohë të gjatë po mundohem të mbetem shtatzënë por kot. Kur duhet ti drejtohem mjekut?

Mvaret çfarë nënkuptoni me “kohë të gjatë”! Zakonisht 90 % të partnerëve mbesin shtatzënë pas një viti marrëdhënjesh të rregullta, të pambrojtura, ndërsa 95 % gjatë një - dy viteve të po atyre marrëdhënjeve. Zakonisht ndihma e mjekut kërkohet pas dy vitesh aktive, të marrëdhënjeve të pambrojtura, në situatat të mos mbetjes shtatzënë. Mirëpo, nëse keni ndonjë problem shëndetsorë, nëse keni patur probleme të shpeshta gjinekologjike apo nëse jeni më të vjetër se 35 vjeç, konsultoni me mjekun menjëherë pas një viti përpjekjesh planifikimi të shtatzanisë.

Çfarë është spermogrami?

Spermogrami është analiza e spermës, ku kontrollohet numri i tyre, dukja, lëvizja, dhe disa tipare kimike…Zakonisht, kontrollohet se sa janë mundësitë që me atë spermë të mbetet shtatzënë.

Më kanë thënë që egziston mundësia që i kam vezoret e bllokuara. A nënkupton kjo që nuk mund të mbetem shtatzënë?

Mvaret, se përse ua kanë thënë këtë, në çfarë baze – nëse keni bërë ndonjë test, analizë apo keni bërë inçizime të qartësisë së kanalit vezorë. Nëse keni bërë këto lloj analiza dhe kanë rezultuar që janë bllokuar, atëherë me siguri do të duhej të bëni një operim për zgjidhjen e këtij problemi. Nëse nuk keni bërë analiza, nuk mund të thuhet që nuk egziston mundësia për të mbetur shtatzënë, por së pari duhet bërë analizat.