Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Dietë fertiliteti: Përbërësit e nevojshëm ushqimorë për konceptim

Kur vjen puna për të mbetur shtatzënë, thënia e vjetër "ju jeni ajo çfarë hani" del e vërtetë. Çfarëdo që hani, ndikon në gjithçka nga gjaku juaj, në qelizat tuaja, në hormonet tuaja. Ju duhet të lejoni tre muaj në një vit për ndryshime në dietë për të marrë rrënjë. Por nëse ju jeni tashmë në grahmat e fëmijës, mos e prishni qejfin - asnjëherë nuk është shumë vonë për të filluar. Lexoni këshillat e ndjekjes së dietës për të qenë në formë për të filluar një foshnje.

Pini alkool me masë

Një gotë me verë apo shishe birre e momentit, ndoshta nuk do të dëmtojë shanset tuaja për të konceptuar. Vetëm sigurohuni që nuk jeni shtatzënë kur pini, sepse alkooli mund të dëmtojë fetusin në zhvillim. Kjo nënkupton kohën e të qenit antialkoolist në mes të ovulimit dhe ciklit menstrual. Koha më e mirë për të pirë pije pa merak, është koha kur keni ciklin menstrual.

E thënë më mirë, nëse keni çrregullim të ciklit menstrual (gjë që e bën të vështirë për të kuptuar kohën e ovulimit) apo përgjithësisht keni probleme në konceptim, luani sigurtë dhe shmangni alkoolin totalisht. Edhe pse studimet e efekteve të alkoolit në fertilitet, janë jo bindëse, disa tregojnë një lidhje të vogël në mes të konsumimit të tij dhe vështirësive në konceptim. Kur hulumtuesit danez, analizuan 430 çifte të cilët përpiqeshin të kishin fëmijën e tyre të parë, gjetën se aftësia e gruas për të mbetur shtatzënë kishte rënë për aq sa kishte konsumuar alkool. Gratë të cilat kishin konsumuar mbi pesë pije alkoolike në javë, kishin dyfish gjasa për të mbetur shtatzënë, se ato të cilat kishin pirë më shumë se dhjetë pije alkoolike gjatë javës.

“Mbani nën frerë” kafeinën

Hulumtimi se kafeina mund të ndikojë në fertilitet është i përzier. Ekspertët në përgjithësi pajtohen që të zvogëlohet moderimi i konsumimit të kafeinës ( më pak se 300 mg në ditë ose rreth 2 filxhanë kafeje në ditë), nëse po planifikoni të ngelni shtatzënë. Por, nëse keni vështirësi në konceptim apo do të kaloni përmes IVF, do të ju duhet të ndërpreni kafeinën, sepse ngushton qarkullimin e gjakut, duke ngadalësuar qarkullimin e gjakut në mitër dhe potencialisht e bën të vështirë rrëmbimin e vezës.

Eliminimi i menjëhershëm i kafeinës, mund të shkaktojë kokëdhembje të keqe. Prandaj nëse vendosni ta largoni tërësisht shprehinë e kafeinës, do të ju duhet ta bëni këtë gradualisht.

Mendoni sërish për karbohidratet e rafinuara

Karbohidratet mund të jenë në sy të keq dietik, por kjo nuk nënkupton që ju duhet të hiqni dorë nga konsumimi i tyre. Shumë karbohidrate të rafinuara siç janë buka e bardhë, pastat dhe orizi i bardhë, nuk do të ulin drejtëpërdrejtë gjasat për të mbetur shtatzënë por ato do të mashtrojnë trupin tuaj.

Procesi i rafinimit përfshin një rrip prej 17 ushqyesve kyç nga drithërat. Në mesin e tyre, disa që rrisin fertilitetin janë antioksidantët, vitamina B dhe hekuri. Gruaja e cila provon të ngelë shtatzënë duhet të krijojë dietën e saj me sa më shumë ushqime të pasura dhe drithërat janë një gjë shumë e mirë për të filluar. Ju duhet të konsumoni rreth 170 gr drithëra në ditë. Kjo është ekuivalente me një enë me cereale për mëngjes, disa feta buke gruri si sanduiç në drekë dhe një enë me makarona gruri për darkë.

Nëse e keni sindromin e vezoreve policistike (SVP), shkaktari më i shpeshtë i infertilitetit tek femrat, atëherë kushtojini vëmendje të veçantë drithërave. SVP është një ç`ekuilibër hormonal që mund të perkeqsohet, kur nivelet e insulinës në gjak rriten. Fajtorët kryesor prapa majës së insulinës janë karbohidratet e rafinuara. Kur gratë me SVP hanë shumë karbohidrate të rafinuara, insulina derdhet në gjak, ushqehet përsëri në vezore, dhe mund të çojë në ovulacion të parregullt.

Konsumoni jeshilet, të kuqet dhe të verdhat

Mendoni për prodhimet e multivitaminave të nënës natyrë. Frutat dhe perimet jo vetëm që ofrojnë një bollëk vitaminash dhe mineralesh, ato poashtu ofrojnë plot e përplot radikale të lira – mikroushqyes, siç janë fitokemikalet dhe antioksidantët. Konsumoni shumë gjëra ushqimore, fruta dhe perime shumëngjyrëshe, siç janë manaferrat, specat e kuq dhe lakra jeshile. Sa më e gjallë ngjyra, aq më shumë lënde ushqyese prodhojnë./bebaime.com/