Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Evolucioni menstrual gjatë jetës

Cikli menstrual ndryshon gjatë kalimit të viteve. Shumica e vajzave në moshën 13-14 vjeç fitojnë ciklin e parë menstrual, dhe me kalimin e viteve secili organizëm ndryshon. Secila dekadë është ngjarje ndryshe për ciklin menstrual.

Në të njëzetat

Në këtë moshë ngërçet janë problemi më i madh. Janë më të rënda për vajzat e reja sepse ajo pjesë e trupit ende po mësohet me kontraktimet e shpejta të mitrës për shkak të sekrecioneve.

Në të tridhjetat

Nëse keni lindur, mund të kalojë edhe një vit pas lindjes gjersa cikli menstrual të normalizohet. Mos u relaksoni sa i përket seksit, sepse edhe nëse ende nuk keni cikël menstrual pas lindjes, gjithsesi mund të mbeteni shtatzënë. Ngërçet menstruale zvogëlohen pas lindjes. Në të tridhjetat e vonshme, cikli juaj menstrual mund të bëhet më i shkurtër sepse zvogëlon fertilitetin – do të duhej të shkurtohej për tre ditë.

Në të dyzetat

Do përjetoni perimenopauzën. Cikli menstrual do jetë i paparashikueshëm për shkak të ndryshimeve hormonale të cilat ndodhin para menopauzës.

Në të pesëdhjetat

Cikli juaj menstrual do bëhet gjithnjë e më i rrallë, apo do mugojë fare. Nëse kalon viti pa cikël menstrual, atëherë ju duhet ta dini zyrtarisht që ndodheni në menopauzë. Menopauza mesatarisht paraqitet rreth moshës 51-52 vjec./bebaime.com/

/komuniteti