Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Impotenca

Rreth vështirësive për arritjen e erekcionit, mashkujt nuk janë të gatshëm të flasin dhe zakonisht komunikojnë me mjekun në mënyrë indirekte.

Një nga dhjetë meshkuj, krahas dëshirës seksuale përballet me impotencë, gjegjësisht me pamundësinë që të arrijë apo të mbajë erekcionin gjatë marrëdhënieve seksuale, thonë hulumtimet.

Për këtë çrregullim, ekspertët përdorin shprehjen “disfunksioni erektil”, në mënyrë që ta dallojnë nga të tjerët, siç janë dëshira e zvogëluar seksuale, vështirësitë me ejakulacion dhe arritja e orgazmës.

Faktorët psikologjike janë shkaku më i zakonshëm i dobësisë seksuale tek burrat e rinj, e cila ndryshon nga ereksionet e mëngjesit në ato të mbrëmjes. Pra, nëse egzistojnë ereksionet e natës dhe të mëngjesit, me tipare të njejta si dhe para lajmërimit të impotencës, atëherë shkaku është i natyrës psikogjenike.

Cili është shkaktari?

Në shumicën e rasteve, bëhet fjalë për shkaqe organike siç janë, moszhvillimi apo anomalitë e organeve gjenitale, lëndimet apo sëmundjet e palcës kurrizore, ku është e dëmtuar qendra për erekcion. Impotenca është paraqitje e shpeshtë edhe tek sëmundjet e rënda kronike siç është diabeti.

Megjithatë, kur është mashkulli i zhvilluar normalisht dhe i shëndetshëm, atëherë impotenca është zakonisht pasojë e gjendjes së tij emocionale apo ndjenjave negative ndaj partneres. Kjo psh mund të jetë, frika nga sëmundjet seksuale, nga pasojat e padëshiruara apo shtatzënia por edhe frika nga mossuksesi, i cili mund të jetë shkaktar i mjaftueshëm për mossukses të vërtetë. Poashtu, një nga arsyet për impotencë është ngarkesa rreth madhësisë së organit gjenital, për shkak të cilës shpesh bëhet kompleks.

Kërkoni ndihmë

Rreth vështirësive për arritjen e erekcionit, mashkujt nuk janë të gatshëm të flasin dhe zakonisht komunikojnë me mjekun në mënyrë indirekte. Megjithatë, për të gjetur shkakun dhe diagnozën e mjekimit, është e domosdoshme që mashkulli ti përshkruaj hapur vështirësitë e tij dhe të përgjigjet sinqerisht në pyetjet që i përcakton mjeku.

Mjekimi mvaret veçanërisht nga shkaku dhe në të marrin pjesë më shumë ekspertë: urologu, endokrinologu, kardiologu dhe psihiatri. Personave me peshë të madhe, u këshillohet që të zvogëlojnë peshën dhe të rrisin aktivitetin fizik. Mashkujve që konsumojnë duhan dhe alkohol në mënyrë të tepruar, u këshillohet të ndërpresin.

Ndihma nga natyra

Përdorni suplemente zingu, sepse ky mineral ndikon pozitivisht në prodhimin e hormoneve të ndryshme, duke përfshirë edhe testosteronin.

Merrni vitamin C, ai ndihmon enët e gjakut të bëhen më elastike, duke u lejuar atyre që të zgjerohen, kur iu duhet qarkullim më i madh i gjakut.

Acidet yndyrore Omega-3 nga vaji i peshkut përmirësojnë poashtu qarkullimin e gjakut.

Prodhimet e bletëve, mjalta, poleni dhe peltet mbretërore janë kurë magjike, e cila përmban të gjitha elementet e nevojshme, për të përforcuar dëshirën seksuale dhe për t`ju bërë jetën më të lumtur.