Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Pezmatimi i vezorëve

Si lajmërohet pezmatimi i vezorëve?

Shtatzënia jashtë mitrës është e shpeshtë pas pezmatimit të vezorëve

Pezmatimi i vezorëve, zakonisht është infeksion bakterial, i cili përfshin pjesën e vezorëve dhe mitrës. Në gjendje normale, kjo pjesë nuk përmban mikroorganizma patogjenë. Megjithatë, në kushte të posaçme siç është qëndrimi i gjatë në të ftohtë, qëndrimi ulur në ndonjë vend të ftohtë dhe ngjashëm, pemzatimi mund të jetë një proces që zhvillohet spontanisht.

Pezmatimin mund ta shkaktojnë edhe mikroorganizmat që janë seksualisht të transmetueshëm. Shpesh mund të bëhet fjalë për klamidian dhe gonorenë. Pezmatimi i vezorëve është më i shpeshtë tek femrat nën 25 vjeç.

Cilat janë simptomet e pezmatimit të vezorëve?

Pezmatimi i vezorëve mund të jetë akut apo kronik. Edhe pse ecuria e sëmundjes shpesh mund të jetë edhe e fshehtë, pa simptome, simptomet më të shpeshtë janë lodhja dhe dhembja në pjesën e poshtme të barkut, të cilat gabimisht mund të interpretohen si pezmatim i zorrës së verbër. Shpesh lajmërohet temperatura dhe dobësia. Dhembja lajmërohet ose shtohet në periudhën menstruale.

Pra, simptomet e pezmatimit të vezorëve janë:

• dhembja stomakut

• dhembje në legen

• sekreti shtuar

• marrëdhënie seksuale me dhembje

• temperaturë e lartë trupore

• neveria

• të vjella

Nëse dyshoni në pezmatim të vezorëve apo keni ndonjë nga këto simptome, lajmërohuni gjinekologut tuaj menjëherë.

Si shërohet pezmatimi i vezorëve?

Që të mund të shërojë pezmatimin e vezorëve, gjinekologu duhet së pari të bëjë diagnostifikimin e sigurtë në bazë të anamnezës, fotografimit klinik, analizave laboratorike, vizitës gjinekologjike dhe laparaskopisë. Nëse gjinekologu vërteton që keni të bëni me pezmatim të vezorëve, do të ju rekomandojë që të pushoni dhe të shëroheni, shërime të cilat zakonisht bazohen në antibiotikë dhe analgjetikë. Nëse egzistojnë komplikime, shërimi mund të bëhet edhe në mënyrë kirurgjike.

A mund të ndikojnë negativisht pezmatimet e shpeshta në konceptim?

Po, sepse pezmatimet e shpeshta të vezorëve si pasojë mund të kenë bllokim tubi, ku kjo në ditët e sotme është një ndër shkaktarët më të shpeshtë të infertilitetit tek femrat. Madje 12 % gjer në 15 % të femrave bëhen jofertile, vetëm pas një pezmatimi të vezorëve. Poashtu, edhe shtatzënia jashtë mitre, është e shpeshtë pas kësaj sëmundjeje, prandaj nëse jeni shtatzënë shumë shpejt pas ndonjë pezmatimi të vezorëve, duhet të konsultoheni me gjinekologun tuaj sa më parë.

Si të parandaloni pezmatimin e vezorëve?

Mbrohuni nga pezmatimet eventuale të vezorëve nëse jeni duke u kujdesur me vetëdije për shëndetin tuaj reproduktiv. Përveç kujdesit të higjienës personale, nënkuptohet edhe shmangja e kontakteve seksuale të rrezikshme, sepse pikërisht atë pezmatim mund ta shkaktojnë mikroorganizmat seksualisht të transmetueshëm.

Nëse jeni shëruar nga pezmatimi i vezorëve, gjithsesi duheni që gjatë marrëdhënieve seksuale të përdorni kondom në mënyrë që të parandaloni infeksionet. Poashtu, është e rëndësishme që të bëhet diagnostifikimi dhe shërimi i pezmatimit, në mënyrë që të mos përhapet.