Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Sa është i dëmshëm inflamacioni i vezoreve?

Me inflamacion të vezoreve nënkuptojmë inflamacionin e pjesëve të organeve gjenitale tek femrat

Pasojat e inflamacionit mund të jenë të rënda, për këtë arsye, menjëherë pas paraqitjes së dhembjeve apo gjakderdhjes duhet të kontaktoni mjekun.

Shkaku i inflamacionit mund të jetë ndërrimi i shpeshtë i partnerëve dhe mospërdorimi i mbrojtësve nga sëmundjet e transmetueshme seksualisht, të cilat shkaktojnë infeksione.

Femrat të cilat nuk veshen në mënyrë adekuate gjatë periudhës së kohës së ftohtë, rrezikohen që të shkaktojnë inflamacion të vezoreve. Frekuenca e këtij problemi ndryshon sipas moshës dhe stinëve, por më së shpeshti ndodh në adoleshencë dhe ne peridhën e pas lindjes. Pas hyrjes në menopauzë nuk egziston mundësia e inflamacionit të vezoreve.

Por, nuk egziston vetëm një shembull i inflamacionit të vezoreve. Disa persona kanë një preferencë për këtë lloj të inflamacionit. Deri aty mund te vie nga veshja jo e përshtatshme, kur nuk përcjellet prognoza e motit, por trendi. Tek disa femra të tjera, shkaku i inflamacionit është ndërrimi i shpeshtë i partnerëve dhe mospërdorimi i mbrojtësve nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme (prezervativët), gjë që shkakton infeksion. Për këtë, menjëherë pas paraqitjes së dhembjeve në pjesën e poshtme të barkut, gjakderdhjes së madhe apo aromës jo të mirë, duhet të paraqiteni tek gjinekologu për kontrollë.

Me inflamacion të vezoreve nënkuptojmë inflamacionin e pjesëve të organeve gjenitale tek femrat, dhe kjo më së shpeshti tek vezoret. Shërohet me antibiotikë. Nëse është fillimi i inflamacionit mund të përdoren tabletat apo kapsulat, ndërsa nëse është forma më e rëndë, atëherë përdoren injeksionet.

Kur inflamacionet paraqiten shpesh, një nga pasojat mund të jetë verbërimi i pjesës së mbrendshme të tubave fallopiane. Nëse është në pyetje vetëm njëra anë, kjo mund ta pamundësojë vezën të pllenohet dhe vështirëson konceptimin. Por, inflamimi i të dy anëve mund të shpie në sterilitet. Në raste të tilla më parë, opsioni ka qenë intervenimi kirurgjik. Suksesi ka qenë i rrallë dhe shërimi i gjatë, por tani egziston mundësia e insemimit artificial i cili është më premtues.

Pas shumë vitesh inflamacioni të shpeshtë mund të vie gjer tek krijimi i një gunge (inflamacion i mbledhur) rreth vezoreve. Me madhësinë dhe pozitën e tij shkakton dhembje, për këtë mund të vie gjer tek pengesat gjatë urinimit apo jashtëqitjes dhe në mënyrë të paevitueshme çon pacienten drejt shërimit me anë të operimit./bebaime.com/

/komuniteti