Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Sindroma paramenstruale

Çfarë është sindroma paramenstruale (SPM)?

Tek shumica e femrave paraqiten simptomet emocionale në formë nervoze, depresioni dhe shqetësimi

SPM apo sindromi paramenstrual është ndryshimi në funksionimin hormonal tek femrat, i cili manifestohet me paraqitjen e simptomeve emocionale, psiqike dhe fizike. Tek shumica e femrave paraqiten simptomet emocionale në formë nervoze, depresioni dhe shqetësimi.

Të shpeshta janë simptomet fizike siç janë: ngërçet, fryerja, puçrrat, gjoksi i ndjeshëm, kokëdhembja dhe marramendja. Tek disa femra paraqiten ndryshimet psiqike siç janë: harresa, mungesa e koncentrimit, apetit i shtuar dhe dëshira e zvogëluar për marrëdhënje seksuale.

Kur paraqitet SPM?

Rreth 85 % e femrave kalojnë përmes SPM çdo muaj. SPM paraqitet nga 7 gjer në 14 ditë para ciklit menstrual, pas ovulimit. Nëse në atë periudhë vie gjer tek fekondimi i qelizave vezë, vezoret ndalojnë sekretimin e estrogjenit, progjesteronit dhe niveli i këtyre hormoneve papritmas bie. Kjo ndikon në përforcimin e simptomeve të SPM-së, vdekjen e qelizave vezë të pafekonduara dhe shpie në fillimin e ciklit menstrual. Me fillim të ciklit menstrual, simptomet e SPM-së zhduken.

Çfarë shkakton simptoma të SPM?

Nuk egziston një fakt i fortë se çfarë e shkakton saktësisht paraqitjen e SPM por ekspertët pohojnë që paraqitja e SPM-së është e lidhur me sekretimin e hormoneve femërore estrogjenit dhe progjesteronit. Mendohet që këto dy hormone ndikojnë në hormonet dhe substancat tjera duke shkaktuar paraqitjen e SPM-së:

1. Seratonina

Seratonina e njohur si hormoni i kënaqësisë, ndikon në disponim, gjumë të mirë dhe krijon ndjenjën e kënaqësisë së përgjithshme. Niveli i ulët i estrogjenit në organizëm pas ovulimit është i lidhur me nivelin e ulët të seratoninës. Niveli i ulët i seratoninës shkakton depresion, nervozë dhe apetit të shtuar, që ndonjëherë bën pjesë në disa nga simptomet themelore të SPM-së.

2. Endorfina

Endorfina është enzimë që forcon ndjenjën e kënaqësisë dhe zvogëlon ndjeshmërinë në dhembje. Estrogjeni dhe progjesteroni së bashku, ndikojnë në zvogëlimin e nivelit të endorfinës në organizëm.

3. Epinefrina

Epinefrina apo adrenalina është e njohur si hormoni i stresit. Estrogjeni ndikon në nivelin e adrenalinës në organizëm, e cila ndikon në rritjen e shtypjes së gjakut dhe ndërrimit të disponimit.

4. Acidi gama aminobuterik

Acidi gama aminobuterik forcon nervozën, ndërsa progjesteroni forcon sekretimin e saj.

5. Mineralokortikoidi

Hormoni i cili rregullon nivelin e lëngjeve në organizëm dhe sekretimin e shtuar të tyre gjatë SPM ndikon në paraqitjen e fryrjes.

6. Prolaktina

Hormoni i cili forcon zhvillimin e gjoksit dhe gjëndrrave qumështore. Sekretimi i shtuar i prolaktinës gjatë SPM, rrit ndjeshmërinë e gjoksit.

Si ndikon SPM në dëshirën për marrëdhënje seksuale?

Shumica e simptomeve të SPM-së zvogëlojnë dëshirën për marrëdhënje seksuale. Sipas hulumtimit, femrat në këtë periudhë janë të pakënaqura me jetën seksuale, që zakonisht është pasojë e depresionit dhe nervozës të cilën e ndjejnë gjatë SPM.

Megjithatë, marrëdhënjet seksuale të rregullta, mund të arrijnë sekretimin e seratonës, hormonit të kënaqësisë dhe të zbusin simptomet e SPM-së.

A egzistojnë preparate të cilat zbusin SPM?

Nëse keni simptome të dukshme të SPM, konsultohuni me mjekun se cili preparat do të ju përshtatej më shumë. Mvarësisht prej simptomeve të SPM tek ju, mjeku mund të ju përshkruajë diuretikët, ilaçet kundër dhembjeve, pilulat kontraceptive apo antidepresive.

Cilat gjëra ushqimore duhen konsumuar për të zbutur simptomet e SPM?

Shmangni grickat e njelmëta dhe të ëmbla, kafenë dhe alkoholin.

Simptomet e SPM mund ti zbusni thjeshtë me anë të ndryshimit të mënyrës së ushqyerjes. Gjatë periudhës së SPM, rrisni konsumin e kompleksit të karbohidrateve të cilat ndodhen në:

• Drithëra integrale

• Bishtajore

• Pemët e arrës dhe perimet

Gjatë periudhës së SPM, më së miri do të ishte që të shmangni:

• Karbohidratet e thjeshta (ëmbëlsirat, çokolatat)

• Kafenë

• Alkoholi

• Duhanin

• Grickat e njelmëta