Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Vaginoza bakteriale

Çfarë është vaginoza bakteriale?

Nëse shërohet me kohë, vaginoza bakteriale nuk lë pasoja në shëndetin reproduktiv

Vaginoza bakteriale paraqet çrregullimet në përbërjen e florës vaginale, kur rritet përqindja e bakterieve të cilave për shumim i duhet oksigjeni (bakteria anaerobe). Ky çrregullim më së shpeshti lajmërohet tek gratë të cilat janë në vitet reproduktive.

Vaginoza bakteriale nuk bën pjesë në sëmundjet seksualisht të transmetueshme por ndërrimi i shpeshtë i partnerëve dhe seksi i pambrojtur mund të shpiejnë tek zhvillimi më i shpejtë i saj.

Si shkaktohet vaginoza bakteriale?

Vaginoza bakteriale shkaktohet me zvogëlimin e numrit të laktobacileve, të cilat sigurojnë aciditetin e florës vaginale, duke krijuar acidin laktik. Në shumicën e rasteve, kjo paraqitje është e përcjellur me koncentrimin e madh të bakterieve, të cilave për rritje dhe shumim i nevojitet oksigjeni (bakteria anaerobe).

Në shkaktimin e vaginozës bakteriale ndonjëherë mund të ndikojnë rastet si në vijim:

• Përdorimi i tepruar i antibiotikëve

• Përdorimi kohëgjatë i tamponëve

• Përdorimi i diafragmës

• Ndërrimi i shpeshtë i partnerëve

Si zbulohet vaginoza bakteriale?

Simptomi më i shpeshtë i vaginozës bakteriale është sekreti i shtuar me aromë të keqe, i cili mund të lajmërohet pas marrëdhënieve seksuale. Disa femra nuk kanë kurfarë simptomesh, përderisa tek disa, përveç sekretit, lajmërohet kruarja, skuqja apo acarimi i mukozës në zonën gjenitale.

Diagnozën e vaginozës bakteriale mund ta bëjë gjinekologu në bazë të vizitës, mostrës së sekretit dhe zbulimeve laboratorike.

A mund të shkaktojë komplikime vaginoza bakteriale?

Nëse shërohet me kohë, vaginoza bakteriale nuk lë pasoja në shëndetin reproduktiv. Në të kundërtën mund të shtohet rrezku nga sëmundjet tjera seksualisht të transmetueshme, paraqitjes së jofertilitetit, shtatzënisë jashtë mitrës dhe lindjes së parakohëshme.

Si shërohet?

Vaginoza bakteriale shërohet me antibiotikë të cilat ju përshkruan gjinekologu. E rëndësishme është që terapinë ta merrni deri në fund, edhe nëse u janë zhdukur simptomet. Në shumicën e rasteve nuk është e nevojshme që njëkohësisht të shërohet edhe partneri.

A mund të lë pasoja vaginoza bakteriale në shtatzëni?

Vaginoza bakteriale në shtatzëni mund të rris rrezikun për lindje të parakohëshme apo infeksion të mitrës pas lindjes. Megjithatë, tek shumica e shtatzënave, vaginoza bakteriale shërohet me antibiotikë të cilat i përshkruan mjeku.