Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Vaksinimi

Vaksinimi ndaj tetanozit është i detyruar në mjaft vende të botës

Rekomandimet për vaksinimet e gruas shtatzënë janë të pjesëshme dhe të paplota, për shkak të zhvillimeve të reja dhe të shpejta në këtë fushë.

Në praktikën e deritanishme mund të thuhet se vaksinimi me vaksina virale të gjalla nuk rekomandohet në disa raste gjatë shtatzanisë (si fruthi dhe shytat) dhe i kufizuar në raste të tjera si poliomieliti, i cili u bëhet vetëm grave të ekspozuara ndaj rrezikut; po kështu edhe për ethet e verdha, vaksina u bëhet grave të cilat udhëtojnë në zonat e rrezikut.

Vaksinat virale inaktive dhe ato bakteriale mund të përdoren njëlloj si nga pjesa tjetër e popullsisë. Imunoglobulinat këshillohen si parandalim pas ekspozimit ndaj rrezikut të hepatitit B, tërbimit, tetanozit, variçelës, edhe gjatë shtatzanisë.

Vaksinimi ndaj tetanozit është i detyruar në mjaft vende të botës. Zakonisht bëhen dy doza imunizimi kundër tetanozit gjatë shtatzanisë, duke filluar nga tremujori i dytë i saj.

 

© Unicef dhe Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë