Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Vizitat e radhës

Vizitat e radhës

Vizitat e radhës shpesh mund të jenë pa probleme. Më lart kemi folur për shpeshtësinë e këtyre vizitave, të cilat duhet të respektohen nga ju, pavarësisht nëse ndjeni shqetësime apo jo. Vetëm mjeku mund të thotë me siguri se gjithçka po ecën normalisht.

Gjatë vizitave të radhës, nëse vërtetohet prania e një keqformimi të fëmijës, ju dhe pjesëtarët e tjerë të familjes duhet të informoheni menjëherë dhe t’ju jepen mundësitë e zgjidhjes. Gjithmonë ju mbetet ju të vendosni se çfarë duhet bërë më tej.

Në vizitat e tremujorit të tretë matet rregullisht (në çdo vizitë) presioni arterial, sepse kjo është periudha kur mund të shfaqen ndryshime të rrezikshme të tij dhe përcaktohet albumina në urinë, e cila flet për funksionimin e veshkave. Gjithashtu vlerësohet pesha juaj për shtesa të tepërta.

 

© Unicef dhe Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë

/komuniteti